Kombëtarja e femrave në Basketboll, mëson kundërshtaret NULL NULL nga Jon Ajeti 02.06.2021 17:52 nga Jon Ajeti 02.06.2021 17:52 Gjatë ditës së mërkure është hedhur shorti për Kampionatin Europian për shtete të vogla në konkurrencën e femrave në basketboll. Kosova A (femrat) për herë të parë do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare, njofton Klan Kosova. Vashat nga Kosova do të jenë në Grupin B së bashku me Qipron, Gjibraltarin dhe Luksemburgun, derisa detajet e ndeshjeve do të publikohen në ditët e ardhshme Në short nga Kosova pjesëmarrës ishte Granit Rugova, Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës. Kampionati në fjalë ku do të debutojë kombëtarja e femrave në basketboll do të mbahet në Qipro nga 20 deri më 25 Korrik.