Komandanti i Policisë në Lipjan e konfirmon për Klankosova.tv: Ofrova dorëheqje, s’jam shkarkuar NULL NULL 10.07.2025 10:21 10.07.2025 10:21 Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, e ka konfirmuar se ka ofruar dorëheqje pas rastit tragjik të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu. Në një prononcim për Klankosova.tv, Gashi tha se akoma nuk ka vendim të ri, por që pret sot që të caktohet në një pozitë tjetër brenda Policisë. “E vërteta është që kam ofruar dorëheqjen morale, akoma nuk ka vendim të ri. S’jam shkarkuar. Pres që sot me mu ndërru pozita, pas vendimit tim për dorëheqje.”, tha Gashi për Klankosova.tv Pesë zyrtarë policorë, Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor Lipjan, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli dhe Albian Raktoceri, zyrtarë policorë të këtij stacioni, si dhe Endrit Beqiri, zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj, u suspenduan dhe u dërguan në paraburgim për ‘vrasje nga pakujdesia’ në rastin e të riut që dyshohet se vdiq në duart e Policisë. Sipas nenit 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që e privon nga jeta personin tjetër nga pakujdesia, dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj pret në takim Rohden, diskutojnë për zgjidhjen e bllokadës institucionale 4 orë më parë