“Komandanti i policisë më tha s’u bë nami” – Ramadan Slivova flet për vrasjen e djalit të tij (VIDEO) NULL NULL 28.05.2025 14:22 28.05.2025 14:22 Ramadan Slivova, babai i Rexhep Slivovës, i cili u vra bashkë me Albison Slivovën në nëntor të vitit të kaluar në Klinë, ka folur sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, për tragjedinë që i mori jetën të birit. Slivova rrëfeu momentin kur mori lajmin për vdekjen e djalit të tij. “Djalin tem e kam pa për herë të fundit në shtëpi. Më tha se po shkon, se kishte kamionin për të dorëzuar zallin. Brenda një ore më erdhi lajmi që ka vdekur djali. Nuk kam pas dijeni për asgjë”, tha Slivova. Ai shtoi se kur kishte arritur në spital, ishte pritur nga komandanti i Policisë. “Kur kam shku në spital, më ka prit komandanti i Policisë. E pyeta çfarë ka ndodhur, kush ma ka mbytë djalin. M’u përgjigj:Hajt s’u bë nami’. Unë e shava… ai është vet dëshmitar për këtë”, u shpreh Slivova, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova LDK-ja dorëzon në ora 14:30 lëndën në Kushtetuese për Komisionin për Votim të Fshehtë 20 minuta më parë
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 16 orë më parë