Komandant Çakalla 600 ditë në qeli (VIDEO) NULL NULL 09.02.2016 23:30 09.02.2016 23:30 Ku kriste pushka, në zonën e orizores në Kumanovë, aty ishte edhe Avdil Jakupi nga Haraqina e Shkupit. E pasi ishte ushtar i devotshëm, ky ishte emëruar edhe komandant. Ndërsa, duke qenë edhe i zëshëm, iu dha nofka Çakalla. Kështu, me urdhëra e britma luftoi deri në fundin e konfliktit në Maqedoni. Por, edhe kur përfunduan luftimet i, këtij nuk iu ndalën problemet me forcat maqedonase. Shteti e akuzoi për terrorizëm, ndërsa kur kishin shkuar që ta arrestonin, pati rezistuar, duke rrëmbyer dy polic, njofton Klan Kosova. Më pas ishte strehuar në Kosovë, ku në vitin 2003, ishte kapur nga Interpoli, për tu ekstraduar në Maqedoni. E në shtetin e tij, atij iu ngritën dy aktakuza, në bazë të të cilave u dënua me 15 vjet heqje lirie. Pasi i kaloi 12 vjet në burg, tani e lëshuan që ta kalojë një fundjavë në shtëpi. Prandaj,e dhe vendosi që ta jap intervistën e tij të parë, për të treguar se çka heqin shqiptarët në burgun e Idrizovës në Shkup. Kronikë nga Shkodran Gajraku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 30 minuta më parë
Kosova LDK-ja dorëzon në ora 14:30 lëndën në Kushtetuese për Komisionin për Votim të Fshehtë 1 orë më parë