Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zgjedhja midis dy mundësive

123
string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg"
nga Blerim Shala 21.05.2025 09:43
Blerim Shala
Blerim Shala

A mund t’i bëhet pyetje ChatGPT-së se si të tejkalohet paraliza aktuale në Kuvendin e Kosovës?

Ishte ky një reagim kreativ (mund të thuhet), që është lexuar ditëve të fundit në rrjetet shoqërore.

Me siguri që pyetja mund t’i bëhet Inteligjencës artificiale edhe për këtë pengesën me të cilën po ballafaqohemi në procesin e krijimit të institucioneve të reja të pushtetit qendror të Kosovës, tani njëqind ditë e më tepër pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Si zakonisht, zgjedhjet në Kosovë ishin shembull për rajonin. Për të mirë. Por tani jemi bërë shembull për të keq se si nuk po arrijmë ta bëjmë atë hapin vendimtar pas organizimit të zgjedhjeve: Konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë.

Këtu pra, nuk kemi të bëjmë aspak me AI-në, apo Inteligjencën Artificiale, por me atë Inteligjencën natyrore.

Vetëm ajo mund ta zgjidhë problemin me të cilin po përballemi tash e mbi një muaj që prej se deputetët e Kuvendit të Kosovës po mblidhen me një pikë të vetme të rendit të ditës: Zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Politikanët e Kosovës nuk kanë realisht rrugë tjetër pos të merren vesh se di do t’ia bëjnë për ta tejkaluar këtë situatë që aktualisht ka vënë në status të vendnumërimit procesin e bërjes së Kosovës me pushtetin qendror.

Kosova sot nuk ka ende Kuvend, ka një Qeveri në detyrë, dhe ka Presidentin.

Teksa asaj i duhen Kuvendi i konstituar, Qeveria e plotë dhe Presidenti, për tu përgatitur sa më mirë që është e mundur për sprovat ekzistuese vendore dhe ndërkombëtare dhe për ato në ardhje e sipër, të cilat mund të sfidojnë rajonin, pos tjerash, si pasojë e asaj që po pritet të ndodhë në ndërmarrjen e imponimit të paqes në Ukrainë.

Diagnoza politike dhe diplomatike pra është e qartë. Kurrë më keq situata në Evropë nuk ka qenë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Dihet pse. Jo vetëm për shkak të luftës në Ukrainë.

Evropianët janë në kërkim të terapisë politike dhe diplomatike.

E ne këtupari duket që po shpresojmë që do ta aplikojnë automatikisht këtë terapi, njëlloj siç i patëm marrë  (dhuratë, në masë të madhe), vaksinat për imunizimin ndaj Covid-19.

Megjithatë, diçka e tillë nuk do të ndodhë, dhe nuk mund të ndodhë nëse nuk do përgatitemi dhe organizohemi vet në ‘imunizimin’  (politik dhe diplomatik) të Kosovës, e cila gjë, natyrisht, na detyron që sa më parë që është e mundur t’i kemi institucionet e pushtetit qendror.

Miqtë tonë në Perëndim, kanë pasur dëshirë dhe vullnet për të na ndihmuar gjatë kohës së Pandemisë. Por ata as kanë dëshirë dhe as vullnet   (dhe këtë nuk mund t’ua marrim për të madhe, përkundrazi), që të ndërhynë në skenën politike vendore, dhe të luajnë rolin e një arbitri politik.

Përfaqësitë kryesore diplomatike në Prishtinë, nuk kanë tjetër çka të bëjnë pos të apelojnë tek subjektet politike vendore që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që ditët e paralizës së plotë politike të vendit të lihen prapa sa më parë. Kaq.

Edhe shpresa që Gjykata Kushtetuese disi do t’ia bëjë qaren kësaj pune, apo do të tregojë dhe vendos se kush ka të drejtë në këtë dyluftimin e pakursyer parlamentar, duket që janë joreale.

Çfarë mbetet pra, në fund të fundit, është që partitë kosovare politike të bisedojnë dhe të pajtohen se si do të ecin tash e tutje në këtë politikën kosovare.

Qëndrimi në vend nuk është aspak opsion. Pos tjerash, sepse ai po ndikon në degradimin e skenës politike vendore dhe në rënien e besimit të qytetarëve në politikën kosovare në përgjithësi.

Politika kosovare realisht i ka dy mundësi, dy opsione, ku te dyjat kanë bazë legale dhe janë po ashtu legjitime.

Por asnjëra prej tyre nuk mund të aplikohet dot pa një dakordim në mes të partive politike.

Mundësia e parë është që të bëhet pajtimi për ecjen para në krijimin e institucioneve qendrore.

Mundësia e dytë është që të hiqet dorë prej këtij procesi dhe të hyhet në përgatitjet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Nuk ka tjetër.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme