Vendimmarrja e Grave: Rregull, jo përjashtim 123 string(15) "Atifete Jahjaga" string(68) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/06/atifete-jahjaga.jpg" nga Atifete Jahjaga 29.04.2016 15:40 29.04.2016 15:40 Gjysmë dekade më parë, gjatë një krize politike, unë u zgjodha Presidente e Republikës së Kosovës, gruaja e parë Presidente në vend dhe në rajon, dhe më e reja në botë që mbaja këtë pozitë. Një tabu ishte thyer dhe unë shumë shpejtë fillova të bëjë një përjashtim nga rregulli, që një pozitë e tillë i takonte vetëm burrave. Unë gjithmonë e kam konsideruar veten me shumë fat, pasi që jam ngritur mbi hijen e guximit të grave në shoqërinë time, që në kohët e vështira të regjimit serb kanë luftuar për lirinë e të gjithë komunitetit të tyre, për të drejtat për të jetuar si qytetarë të barabartë në kohën kur konsideroheshin si qytetarë të dorës së dytë. Jam rritur në mesin e grave, që kanë qenë pjesë e pandashme e luftës kombëtare për të mbijetuar gjatë kohës së luftës, gra që ishin të gatshme të sakrifikojnë gjithçka që t’i mbrojnë familjet e tyre, t’i mbrojnë fëmijët e tyre. Gra që u bënë pjesë e tragjedisë së shkaktuar nga agresioni e madje edhe sot bartin shenjat e akteve monstruoze të abuzimit seksual të kryer nga forcat serbe. Unë kam ardhur që t’iu bashkohem grave nga Kosova që kanë kaluar shtypjen, luftën e më në fund takuan paqen. Gratë e Kosovës që mbi rrënojat e shkatërrimit dhe vuajtes së madhe njerëzore, duke luftuar me sfida të shumta për të ndërtuar një vend paqësor, stabil dhe të sigurt duke luftuar çdo ditë për ta ndërtuar një shtet të fortë që ofron paqe për të gjithë qytetarët dhe mundësi për një jetë të begat. Ky ka qenë përcaktimi i grave të shoqërisë time, të cilat më kanë rrethuar mua në çdo fazë për të shikuar drejtë të ardhmes që t’u ofrojmë gjeneratave të ardhshme një të mundësi për një jetë në paqe. Ishte forca dhe kurajo e tyre që e ka ndihmuar shoqërinë të gjejë shpresën përsëri. Unë refuzoj të konsiderohem si përjashtim për normat, që unë jam një nga gratë e vendit tim që merr çdo ditë vendime, vendime të cilat përcaktojnë rrugën e shoqërisë tonë në të gjitha kohërat. Kur e bëra betimin për t’i shërbyer qytetarëve të vendit tim, u zotova që do të vazhdojë të hapë rrugët për gratë e reja që ta konsiderojnë veten për atë se çfarë me të vërtetë janë ato: anëtare të barabarta të shoqërisë dhe të sigurohem që ato të japin kontributin e tyre për shoqërinë, njëjtë siç kanë bërë gjithmonë gratë e vendit tim. Ishte pikërisht këtu ku unë kam gjetur forcën dhe fuqinë për të kapërcyer paragjykimet gjinore që pasuan Presidencën time, që t’i përmbushë detyrat e mia kushtetuese dhe që të avokojë për të drejtat e grave në gjithë sektorët e jetës, madje edhe trajtimin e një çështje shumë të ndjeshme në shoqërinë e pas luftës, për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Ndërsa pres që t’i bashkohem shumë liderëve të botës në Samitin Global WIP, ndihem e inspiruar dhe krenare të ndajë historinë e grave të Kosovës të cilat janë shtylla kurrizore e shoqërisë time. E di që do takojë shumë liderë, aktivistë, deputetë që kanë thyer tabu në shoqëritë e tyre duke qëndruar në front të parë për ndryshim. Me angazhimin e tyre të patrembur, ata kanë forcuar funksionimin demokratik të shoqërive të tyre dhe kanë mbrojtur të drejtën e të gjithë qytetarëve që të jetojnë me dinjitet dhe kanë luftuar për gratë në mënyrë që ato të luajnë rolin që u takon në shoqëri. Përreth një shekulli, ne e kemi nxitur shoqërinë tonë që të pranojë realitetin e qartë që gratë janë pjesë e pandashme e progresit të plotë në cilëndo shoqëri, ato janë agjente të paqes, të zgjidhjes së konflikteve, të procesit të shtetndërtimit dhe përfshirja e drejtpërdrejtë e tyre siguron një botë më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë. Ky është një emërues i përbashkët për shoqëritë post-konflituale, shoqëritë në tranzicion për vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim. Prandaj është gjëja e domosdoshme dhe e duhur që të vendoset talenti i grave në këtë ekuacion në mënyrë që të gjendet zgjidhja për sfidat e përbashkëta. Ky është lloji i trashëgimisë së mahnitshme se si ky samit vit pas viti po skalit sigurinë që ta kalojë edhe tek gjeneratat e ardhshme atë që të flasin për vlerat, aftësitë, mundësitë, shkathtësitë, ëndrrat e gjithë qytetarëve pa dallim gjinie, dhe që barazie gjinore të merret si e mirëqenë. Gratë meritojnë ende shumë në mënyrë që të ketë ndarje të barabarta në shoqëri dhe të drejtën për të vendosur vet për jetën e tyre. Por, unë jam më shumë se kurrë e sigurt se fuqizimi i grave do të ketë sukses dhe do bëhet realitet çdo kund, në çdo vend, në çdo qytet e në çdo fshat. Kjo është gjëja e duhur! E drejtë! Është koha! Le të veprojmë së bashku për të fuqizuar pjesëmarrjen dhe mundësitë e barabarta në fusha të ndryshme të jetës për gratë dhe vajzat e reja në gjithë botën. (Botuar në Huffingon Post, përkthyer nga klankosova.tv) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.