Ukraina mund ta rimarrë Krimenë brenda muajsh, nëse ia mundësojmë 123 string(10) "Ben Hodges" string(78) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/04/Ben-Hodges-e1682167906193.jpg" nga Ben Hodges 22.04.2023 14:51 22.04.2023 14:51 Disa politikanë perëndimorë besojnë se është e pamundur, apo ndoshta e padëshirueshme për Ukrainën që ta rimarrë Krimenë, dhe në vend të kësaj të ndjekë një paqe të rreme ku Kievi pranon ta mbajë gadishullin në një zonë gri. Ata madje mund të duan status quo, me Krimenë që të mbetet nën kontrollin e plotë rus. Politikanë të tillë nuk e kuptojnë strategjinë ushtarake dhe nuk mund të lexojnë as edhe një hartë. Në themel të këtij problemi qëndron fakti se liderët tanë nuk e kanë vërtetuar ende nëse ata vërtet duan që Ukraina të fitojë. Nëse do ta bënin, nuk do të kishte asnjë dyshim që forcat ukrainase duhet të mbështeteshin kësaj vere në përpjekjet e tyre për ta rikthyer Krimenë, gjë që do të çonte në kolapsin e plotë të fushatës së Rusisë. Asnjë sasi e sofizmit politik nuk do ta ndryshojë faktin se Krimea është terreni përcaktues në këtë luftë. Mund të vrisni qindra rusë në periferi të Bakhmutit dhe të keni pak efekt strategjik. Por nëse largoni qindra nga Sevastopoli, baza e marinës ruse në Krime, atëherë do ta keni ndryshuar rrjedhën e historisë dhe lufta do të kishte përfunduar. Gjatë muajve të fundit e kam shtyrë një plan trepikësh për ta bërë këtë. Detyra e parë – izolimi i Krimesë – mund të arrihet menjëherë me një ofensivë të suksesshme ukrainase që fillon kësaj vere. Forcat e Kievit mund ta thyejnë lehtësisht urën tokësore të pushtuar nga Rusia. Detyra e dytë është ta bëjnë Krimenë të paqëndrueshme për forcat ruse. Kjo mund të bëhet me raketa precize me rreze të gjata të ofruara nga Perëndimi, të cilat mund ta kenë cak bazën e marinës së Sevastopolit dhe dhjetëra baza të tjera në vende si Saky, dhe qendrën logjistike në Dzhankoi dhe selinë kryesore ruse në Heniches’k. Detyra do të ishte çlirimi i vetë Krimesë, pushtimi i gadishullit dhe përfundimi i shkatërrimit të urës në Kerch që e lidh atë me Rusinë. Ukrainasit kanë vullnetin, fuqinë dhe kompetencën ushtarake për t’i bërë të gjitha këto. Politikanët perëndimorë vetëm duhet të pajtohen se kjo është mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund luftës dhe për t’i dhënë Ukrainës armët për të cilat ka nevojë. Nuk ka nevojë të udhëtosh nëpër botë për të kërkuar një “zgjidhje diplomatike” – që do të thotë një ndarje e tokës ukrainase – kur kjo zgjidhje shumë më e thjeshtë të jetë gati për t’u marrë. Brenda disa muajsh, jo vitesh, do të sillte paqe. Marina ruse do të humbiste qendrën e saj më të madhe dhe Putini dhe ndihmësit e tij të këqij në Kremlin do të përuleshin në atë masë sa që administrata e tyre do të binte në rrezik të thellë. A nuk është kjo një rrugë më e mirë për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla? Vetë populli rus po humb vullnetin për të mbrojtur Krimenë. Më parë thuhej se edhe liderët rusë që i pëlqenin – ata, si Alexei Navalny, që iu kundërvu sundimit shtypës të Putinit – besonin se Krimea meritonte të aneksohej. Për një kohë të gjatë, Navalny refuzoi të mbështeste publikisht kthimin e menjëhershëm të Krimesë në Ukrainë. Megjithatë, dështimi i pushtimit në shkallë të plotë të Putinit i ka ndryshuar gjërat. Në shkurt, disidenti rus publikoi një plan prej 15 pikash që përshkruan vizionin e tij për Rusinë e pasluftës. Ai thekson se kufijtë e Ukrainës duhet të jenë ata “të njohur dhe të përcaktuar në 1991” – të cilët përfshijnë Krimenë. I njëjti ndryshim mund të vërehet gjerë në shoqëri. Aneksimi i Krimesë nga Putini ishte jashtëzakonisht popullor kur ishte i lehtë dhe pa gjak. Më pak kur jetët ruse janë në rrezik. E mbani mend pamjen e pushuesve që ikën nga gadishulli sapo goditën raketat e para? Ata nuk treguan asnjë lidhje me atë tokë të supozuar “të shenjtë”. Rusia nuk është ajo e dikurshmja, pasi ka humbur besimin dhe vlerësimin ushtarak. Shpresa e tij e fundit është të presë dëshpërimisht që erërat politike të ndryshojnë në Perëndim. A do t’ia japim atë hapje? Apo do t’i dërgojmë përfundimisht një mesazh botës se Evropa do të mbrohet? Ben Doghes është gjeneral-lejtnant i pensionuar, ish komandant i Ushtrisë së ShBA-së në Evropë. Artikull i publikuar në The Telegraph, përkthyer nga KlanKosova.tv. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.