Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si të shpëtohet viti politik

123
string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg"
nga Blerim Shala 01.04.2025 08:34
Blerim Shala
Blerim Shala

Ka së paku gjashtë muaj që Kosova, në njërën apo tjetrën mënyrë, merret me zgjedhjet parlamentare.

Teksa këto kanë qenë, siç e dimë, zgjedhjet e para të rregulla në historikun e votimeve në shtetin e Kosovës  (gjithmonë kemi pasur zgjedhje të parakohshme), asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që shprehja e vullnetit të qytetarëve të Kosovës të koincidojë me zhvillimet e shumta ndërkombëtare të cilat paralajmërojnë çrregullime të mëdha në Botë  (tej atyre çrregullimeve tashmë ekzistuese, të kuptohemi).

Pakkush e di këtupari, sepse ne nuk merremi fort me Evropën dhe Botën, duke qenë ende të bindur që e gjithë Bota e lume merret me ne, që qeveritë e shteteve të BE-së kanë udhëzuar qytetarët e tyre që t’i grumbullojnë rezervat ushqimore dhe higjienike të cilat duhet të qëndrojnë 72 orë.

Nuk ka rrezik imediat të një lufte të Evropës me Rusinë. Kjo dihet. Ama qeveritë e Evropës duan që edhe në këtë mënyrë t’ua bëjnë me dije qytetarëve të tyre që epoka e ‘paqes së amshueshme’  (koncept ky i filozofit të madh gjerman Immanuel Kant), ka marrë fund në Evropë, apo që Evropa duhet të përgatitet për më të keqen, apo për luftën mbrojtëse në një përplasje të madhe me Rusinë.

Njohësit e çështjeve ushtarake në Perëndim thonë që nëse nuk do të përdoreshin armët bërthamore nga ana ruse, Polonia do të ishte në gjendje të fitojë vet një luftë me Rusinë, sepse në ndërkohë, në tri vitet e luftës në Ukrainë, Rusia ka pësuar dëme të shumta në njerëz dhe në armatim, ndërsa Polonia është forcuar shumë.

Por, forcimi ushtarak i Evropës nuk synon luftë me Rusinë. Ai ka për qëllim ruajtjen e paqes në Evropë dhe shmangien e vendimit të Moskës për një agresion të ri në kontinentin e vjetër.

E pra, ky është konteksti i ri politik dhe i sigurisë në Evropë, me të cilin ne nuk merremi fare. E të mos flasim shumë këtu për rrethanat gjithnjë e më të ndërlikuara në marrëdhëniet në mes të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, në të gjitha aspektet e mundshme, përfshirë edhe atë që shfaq dyshimet për mbijetesën e Aleancës Veri-Atlantike, që ka qenë dhe mbetet garanti suprem i paqes dhe sigurisë në Evropë.

Jetojmë pra në kohëra sfiduese, të rënda, të vështira, të cilave ne nuk mund t’i ikim disi, pa u përballur me pasoja, qofshin atë krejtësisht minimale  (në versionin më optimist të mundshëm).

Megjithatë, nuk është hetuar farë ngutje e madhe ndër ne që sa më parë që është e mundur ta përmbyllim procesin zgjedhor i cili ka njohur deri tash, para-fushatën, fushatën, zgjedhjet, numërimin dhe ri-numërimin dhe më në fund certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, të enjën e kaluar, me 27 mars.

Prej kësaj date pra, ka nisë të rrjedhë ai afati tridhjetë ditësh për të mbajtur mbledhjen e parë konstitutive të këtij Kuvendi të Kosovës.

Nuk ka dyshim pra, nëse merren parasysh të gjitha zhvillimet në vend, por edhe më shumë ato në Evropë dhe në Botë, që Kosovës i duhet sa më parë Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Qeveria në demokracinë parlamentare, çfarë është kjo e jona, e luan rolin e ‘Zotit të shtëpisë’  (apo, të shtetit, në këtë rast). Më shumë se kurrë më parë, që prej se jemi bërë shtet i pavarur  (në vitin 2008), këtij vendi i duhet Qeveria.

Nuk është aspak e vështirë të mbërrihet te ky qëndrim kategorik.

Në anën tjetër, nëse kjo logjikë politike duket e pashmangshme apo e domosdoshme, nuk ka pse fare të diskutohet për opsionin e mbajtjes së zgjedhjeve të tjera parlamentare, tash të parakohshme, si një shtegdalje pas dështimit eventual në krijimin e shumicës parlamentare.

Së pari, këto zgjedhje nuk do të ndryshonin në mënyrë domethënëse mandatet parlamentare të subjekteve zgjedhore.

Së dyti, ato vetëm sa do ta bënin krejt këtë vit  (2025), një vit zgjedhjesh të njëpasnjëshme  (të mos harrojmë që në tetor kemi zgjedhje lokale të rregullta), kur ne nuk do të kishim thuaja fare mundësi që të merremi me organizimin e ballafaqimit të Kosovës me të gjitha sprovat ndërkombëtare dhe ato të brendshme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme