Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si të mbërrihet sa më parë në BE?

123
string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg"
nga Blerim Shala 21.09.2023 14:22
Blerim Shala
Blerim Shala

Njëzet vjet më parë, në Samitin e Selanikut të Bashkimit Evropian, u dhanë, solemnisht, zotimet për përfshirjen e gjithë Ballkanit Perëndimor në BE.

Pos Kroacisë, e cila në vitin 2013-të hyri në BE, asnjë prej gjashtë shteteve të tjera të kësaj pjese të Evropës, nuk është afër anëtarësimit në BE.

Opsioni që në një periudhë afatmesme, apo, deri në vitin 2030, i gjithë ky rajon me shtete e tij të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, u përmend rishtasi nga Charles Michel, Presidenti i Këshillit Evropian.

Megjithatë, kjo deklaratë e tij tek pritet të merr formën e një Plani të mirëfilltë të BE-së për zgjerimin kah Evropa Jug-lindore (siç është quajtur më parë Ballkani Perëndimor).

Sidoqoftë, çfarë mund të thuhet pa bërë fare gabim është BE-ja, nuk i është përmbajtur zotimeve të Selanikut. Natyrisht, këta njëzet vitet e kaluara kanë sjellur në skenën ndërkombëtare shumë ngjarje të reja, të paparashikueshme, (në masë të madhe), të cilat kanë kthyer mbrapsht Evropën dhe Botën. BE-ja u godit nga të katër anët, madje edhe nga brenda (Brexit-i i Britanisë së Madhe), teksa shkundja më e madhe (me gjasë), ndodhi në shkurtin e vitit të kaluar, me sulmin e Rusisë mbi Ukrainën. Këto tronditje të njëpasnjëshme lëkundën besimin e Brukselit zyrtar në vetëvete, teksa fjalë magjike (dhe njëkohësisht, e kotë), e reformimit të brendshëm të BE-së, mori trajtën e një ngrehine të lartë e cila aktualisht nuk mund të kalohet dot për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Mund të thuhen dhe të shkruhen fjalë dhe fjali sa të duash për këtë çështje. Por, çfarë është shumë e sigurtë është që as BE-ja, dhe as shtetet e Ballkanit Perëndimor, nuk kanë farë alternative në këtë aspekt. Nuk ka pyetje pra, çka duhet të ndodhë në raportet në mes të BE-së dhe kësaj pjese të Evropës, apo, a duhet të zgjerohet BE-ja edhe kah këto anë. Pyetjet kanë trajtën kur dhe si do të përmbushet ky qëllim.

Çka mund të vërehet në këtë kontekst është që koha nuk punon as për BE-në, as për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ky konkludim nuk ndërtohet vetëm mbi thyerjen e madhe e cila i ndodhi Evropës me luftën e filluar nga Rusia në Ukrainë. Nuk ka dyshim që kjo luftë i ka ndryshuar me themel qëndrimet politike të BE-së, në përgjithësi, dhe për Ballkanin Perëndimor, në veçanti. Rreziku i përkeqësimit të gjendjes në këtë pjesë të Evropës, si pasojë e luftës në Ukrainë, është ende aktual. Kjo dihet.

Megjithatë, përfundimi i mësipërm ka të bëjë edhe me një fakt i cili vështirë që mund të kontestohet prej askujt, as këtupari, as në Bruksel.

Nëse krahasohet situata e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor e këtij viti, me atë të para njëzet viteve (në vitin 2003), kur u shpall ai synimi i qartë i BE-së në Samitin e Selanikut, atëherë, çfarë mund të thuhet, madje, pa hyrë në detalet e shumta, është që gjendja e atëhershme, e vitit 2003 pra, ka qenë më e mirë, madje, shumë më e mirë se sa që është sot.

E do të duhej të ishte krejt e kundërta.

Është e vërtetë që atëbotë, çështja e statusit të Kosovës ende nuk ishte adresuar dhe zgjidhur, por nuk kishte fort dilema se në ç’drejtim do të ecen procesi ndërkombëtar i trajtimit të kësak çështjeje.

Sidoqoftë, Kosova u bë shtet i pavarur në vitin 2008, dy vite më parë (në vitin 2006), kjo ndodhi edhe me Malin e Zi, dhe këto dy zhvillime sinjifikative për hartën politike të Ballkanit, ndodhën pa tronditje të mëdha të sigurisë, për befasi të shumëkujt në Evropë.

Supozohej, në atë kohë, që tani, kur ai procesi i madh historik i shpërbërjes së ish- Jugosllavisë kishte marrë fund (me formimin e shtatë shteteve nga tetë ish-njësitë federale), nuk do të ketë kush të pengojë një hapërim të vendosur dhe relativisht të shpejtë drejt inkuadrimit të të gjitha këtyre shteteve në BE.

Të gjithë ne e dimë që diçka e tillë nuk ndodhi. Përkundrazi.

Demokracia ka pësuar rënie në shumë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Raportet Kosovë

– Serbi sot janë më keq se kurrë, që prej se Kosova u bë shtet i pavarur. Gjendja në Bosnjë dhe Hercegovinë, llogaritet si e pashpresë. Në Malin e Zi, situata ka nisë të kualifikohet si e rrezikshme, teksa në Maqedoninë e Veriut si pa shtegdalje.

Duket se ky përshkrim i qëndrueshëm i rrjedhave në këtë pjesë të Evropës, do të dihej të ishte një shtytës shpejtë që BE-ja të zgjerohet sa më parë që është e mundur këndejpari.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme