Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria, një vend mysliman që e do Amerikën

123
string(12) "Frida Ghitis" NULL
nga Frida Ghitis 31.03.2016 12:48
Gazetarja e CNN, Frida Ghitis, në një kolumne shkruar bërë për Shqipërinë, e i cilëson shqiptarët si fansat më të mëdhenj të Amerikës. Në artikullin e saj të cilin e ka shkruar pas qëndrimit në Shqipëri, thotë se shqiptarët ndonëse janë të përzier me fe, bashkëjetojnë në frymën e tolerancës dhe se patriotizmi është shumë më i fuqishëm se ndjenja e përkatësisë fetare.

Në këtë kohë të lajmeve të liga, kur terroristët sulmuan fëmijët e krishterë dhe nënat e tyre të dielën, në ditën e Pashkëve në Lahore në Pakistan, kur një kandidat për President të Amerikës advokon që myslimanëve t’iu ndalohet të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur militantët e ISIS-it vranë dhjetëra njerëz në Bruksel, kur mundësia për bashkëjetesë paqësore nganjëherë duket e largët, ka një vend që mund të na e rikthejë besimin në të ardhmen: Mirësevini në Shqipëri.

Shteti i vogël ballkanik, me shumicë myslimane, një regjion që së fundmi ishte sinonim i turbulencave politike, është model për bashkëjetesën ndër-fetare. Dhe po ashtu, është njëri ndër vendet më pro-amerikane në Tokë.

Si ndodhi kjo? Përgjigja përmban mësime të rëndësishme për Amerikën në rrafshin global.

Shëtitni nëpër rrugët plot gëzim të kryeqytetit, Tiranës, dhe pyesni njerëzit se çfarë mendojnë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe do të takoheni me përgjigjet më uniforme të mundshme, që përmbajnë admirim, respekt dhe mirënjohje.

Po aq uniform është edhe reagimi për zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Shqiptarët thonë se nuk po i përcjellin zgjedhjet për kandidat të presidentit brenda partive amerikane, por kur e dëgjojnë emrin ”Trump”, pa asnjë hezitim reagojnë me pak të qeshura e me tunde të kokës. Shumica prej tyre nuk kanë dëgjuar për Ted Cruz, dhe duken entuziastë për Hillary Clinton si presidente.

Por kur vjen puna te Trump, reagimi është një përzierje në mes mosbesimit, zbavitjes dhe zmbrapsjes.

“Ai duket pak i çmendur, por i zgjuar”, ka thënë Aurora Xhixha, një mikrobiologe. “Egoist”, është epiteti që ka dhënë Endri Hasanaj për të.

Duke diskutuar për thirrjen e Donald Trump për t’ua ndaluar myslimanëve hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Adelina Bego e cila është mjeke, tingëlloi e mërzitur: “Këtu në Shqipëri ne jetojmë të gjithë bashkë, pa marrë parasysh asnjë diferencë në religjion”, ka thënë ajo. “Ne e kemi parë Amerikën si një simbol të demokracisë”. Propozimi i Trumo’it thotë ajo, mund ta shkatërrojë këtë simbol.

Sekretarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga James Baker e deri te Hohn Kerry, kanë marrë trajtimin e një  “rock star” në Shqipëri. Republikanët dhe Demokratët admirohen këtu nga i gjithë populli, partitë politike e religjionet. Dhe arsyeja në një fjalë, është integriteti.

Politika e Jashtme e Amerikës, që shpesh vuan nga konfliktet në ideale dhe praktike, ka gjetur në Shqipëri një shkrirje të idealizmit me veprimin.

Shqiptarët kanë rënë në dashuri me SHBA-të në vitin 1919, kur liderët botërorë ishin mbledhur në Konferencën e Paqes në Paris, që të ridizajnojnë botën pas Luftës së Parë Botërore. Presidenti Wodrow Wilson, i kishte qëndruar krah Shqipërisë, duke e parandaluar një plan për copëtimin e Shqipërisë në mes Italisë, Greqisë dhe Serbisë.

Kjo është arsyeja se pse sot mund të shihni statujën e tij në Tiranë, në Sheshin Wilson.

Shqiptarët të cilët kanë vuajtur nga forma më represive e komunizmit nën diktaturën e Enver Hoxhës, e Admirojnë Amrikën si një fener të lirisë dhe i vlerësojnë jashtëzakonisht shumë përpjekjet e administratës së George H.W Bush, që e ndihmuan Shqipërinë në rrugën e saj në NATO.

Afeksioni për Amerikën është bërë edhe më pasionant kur Bill Vlinton e udhëhoqi operacionin e NATO-s në Kosovë, për t’i shpëtuar kosovarët nga kampanja gjenocidale. Klintoni është një “superstar” edhe në Kosovë edhe në Shqipëri.

Kur George W. Bush e kishte vizituar Shqipërinë, Edi Rama kryetari i atëhershëm i Tiranës, tani kryeministër, kishte thënë se “Shqipëria pa dyshim është vendi më proe-amerikan në Auropë, e ndoshta edhe në Botë”.

Lidhjet e ngushta të Shqipërisë me Amerikën, nuk e ndalin Uashingtonin që të flasë me sinqeritet dhe haptazi për problemet e shtetit, përfshirë edhe korrupsionin.

Mund të mendoni se një vend me shumicë myslimane është një kandidat i dobët që të jetë fansi më i madh i Amerikës, por Shqipëria ka vlerësim të madh për Amerikën. Përderisa 2/3 apo më shumë e popullsisë është me përkatësi islame, patriotizmi dhe toleranca, çmohen e dallohen më shumë se religjioni.

Gjatë diktaturës së Enver Hoxhës, religjioni ishte i ndaluar dhe i shtypur brutalisht. Sot, kushtetuta e garanton lirinë e religjionit. Shqiptarët janë krenarë për tolerancën dhe bashkëjetesën që kanë. Mirëpo, ekstremizmi fetar nuk është totalisht i panjohur për ta: një numër shqiptarësh i janë bashkuar ISIS-it.

Përgatiti Klan Kosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme