Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shëndeti i Vladimir Putin mund të dobësohet dhe kjo duhet të na tmerrojë të gjithëve

123
string(12) "Richard Kemp" string(65) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/03/Richard-Kemp.jpg"
nga Richard Kemp 22.03.2023 21:54
Richard Kemp
Richard Kemp

Një burrë që lufton për jetën e tij dhe që ka rritje të mungesës të së menduarit logjik, do të kishte shumë më tepër gjasa që ta shtypte butonin e kuq.

Imazhet e Putinit duke shtrënguar karrigen e tij dhe duke u përpëlitur krah Presidentit Xi në Moskë u kanë fryrë spekulimeve rreth shëndetit të tij. Ai u filmua duke çaluar gjatë një vizite në Krime disa ditë më parë dhe gjatë një takimi në muajin shkurt me kreun e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i shihej këmba teksa i dridhej në mënyrë të pakontrolluar. Prej kur Putin pushtoi Ukrainën, vitin e kaluar, thashethemet për mirëqenien e tij fizike kanë qenë të përhapura, me lloj-lloj teorish, nga kanceri deri te Parkinsoni.

Kjo mund të peshojë pak më shumë se mendim i dëshirueshëm që njeriu, veprimet e të cilit kanë çuar direkt në dhjetëra-mijëra vdekje, mund të jetë duke u rrënuar njëkohësisht dhe drejtori i CIA-s, William Burns, tha vitin e kaluar: “Për aq sa mund të tregojmë, ai është plotësisht shumë i shëndetshëm”.

Por nëse imagjinojmë, për një moment, se ai është duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë, atëherë kjo do të kishte pasoja të mëdha. Së pari, stresi i jashtëzakonshëm që duhet të ndikojë mbi të mund ta përkeqësojë me shpejtësi sëmundjen e tij dhe të ndikojë drejtpërdrejt në proceset dhe gjykimin e tij mendor. Edhe nëse Burns ka të drejtë, kërkesat për t’i prirë një vendi në çdo rrethanë janë të mëdha dhe të gjithë kemi parë mënyrën se si shumë liderë kombëtarë po plaken para kohe derisa ushtrojnë detyra.

Presioni i tenxheres brenda kokës së Putinit 70-vjeçar ndonjëherë duhet të arrijë pikën e  shpërthimit pas udhëheqjes së Rusisë për një çerek shekulli, duke kryesuar një luftë që ka qenë duke shkuar në mënyrë katastrofike të praptë gjatë vitit të fundit. Një barrë e tillë dërrmuese do të ishte mjaft e vështirë për një lider të një demokracie, por si sundimtar i autokracisë ruse, Putini është mjaftë i vetëdijshëm se fundi i tij mund të vijë me një vdekje të dhunshme. Me pak fjalë, ai do të dijë gjithashtu se mund të përballet me burgim pas urdhrit të arrestit për krime lufte të lëshuar javën e kaluar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Nëse ai bie, është e mundur që një regjim i ri në Moskë mund ta dorëzojë atë siç ndodhi me Slobodan Millosheviqin më 2001.

E gjithë kjo do të luhet në kokën e Putinitit, edhe pse problemet e tij mund të ishin lehtësuar nga një litar shpëtimi nga Xi gjatë vizitës së tij, ndoshta me premtimet për para, armë dhe sanksione të dështuara. Kjo do të ketë qenë shpresa e tij, por mund të ketë shkuar edhe në anën tjetër në varësi të përllogaritjeve të Xi-së se ku qëndrojnë interesat e tij. Kina do që të përfitojë nga kjo luftë, cilado palë që të mbizotërojë.

Cilado qoftë e vërteta për gjendjen shpirtërore të Putinit, ne duhet të jemi të përgatitur që ai të sillet me irracionalitet rritës, përveç nëse ai është në gjendje të përmirësojë në mënyrë dramatike pasurinë e tij në fushën e betejës. Kjo është larg së sigurtës, me Kievin që thuhet se po përgatitet për një ofensivë të madhe muajin e ardhshëm.

Ata përreth tij e dinë shumë më mirë se ne gjendjen mendore të Putinit dhe nëse ata perceptojnë një përkeqësim të rrezikshëm, ose nëse ai paaftësohet fizikisht ose mendërisht, është e mundur që ata të mund të kërkojnë rrëzimin e tij. Ky është një skenar më i mundshëm sesa mundësia e shumëpërfolur e një grusht-shteti të frymëzuar nga pakënaqësia për mënyrën se si ai është drejtuar luftën. Çdo përpjekje për të rrëzuar Putinin, në veçanti nëse ai reziston siç ka gjasa, mund të çojë në një luftë të dhunshme për pushtet, destabilizim dhe kaos anembanë vendit dhe potencialisht edhe luftë civile me pasoja të padëgjuara për Rusinë dhe botën.

Një tjetër ndikim i mundshëm i një shkatërrimi të Putinit mund të jetë edhe më apokaliptik. Shpërthimi i tij mbi armët bërthamore më herët gjatë konfliktit ishte një përpjekje për të mashtruar Perëndimin. Por ata që argumentojnë se ai kurrë nuk do të përdorë fushëbetejë ose armë bërthamore strategjike bazuar në logjikën se kjo mund të çojë në hakmarrje që do t’i bëjë Rusisë dëm shumë më të madh sesa Ukraina apo Perëndimi, duhet të kujtojnë se mund të kemi të bëjmë me një njeri që lufton për jetën e tij dhe gjithnjë e më shumë i mungon të menduarit logjik.

Derisa rrethanat sot janë të ndryshme, ia vlen të kujtojmë se Hitleri, i cili ishte bërë gjithnjë e më i çmendur ndërsa mendonte për shembjen e Reich të tij, urdhëroi shkatërrimin e të gjitha objekteve ekonomike, industriale, transportuese, ushtarake dhe të komunikimit në Gjermani. Ndërsa urdhrat djallëzore të Hitlerit u refuzuan, ne duhet të shpresojmë që ata në zinxhirin e komandës bërthamore të Putinit gjithashtu do të refuzonin të shtypnin butonin nëse do t’u thuhej ta bënin.

Megjithatë, shpresa nuk është një strategji dhe ndërsa ne duket se jemi dëshmitarë të një përkeqësimi të gjendjes së Putinit, bëhet gjithnjë e më urgjente që liderët perëndimorë të përgatiten për pasojat e mundshme. Pjesa më e madhe e barrës për këtë bie mbi agjencitë e inteligjencës amerikane dhe britanike, të cilat tashmë do të kenë bërë atë që munden për të ndikuar fshehurazi lojtarët kryesorë bërthamorë të Putinit dhe duke u përgatitur – sa më shumë që të jetë e mundur – të formësojnë ngjarjet në vazhdën e një kolapsi në Kremlin, duke përfshirë angazhimin e hershëm me cilindo regjim që shfaqet. Kjo do të përfshijë një garë me Ministrinë e Sigurisë së Shtetit të Pekinit.

Richard Kemp është ushtarak britanik i pensionuar, i cili ka shërbyer midis viteve 1977-2006.

Tekst i publikuar në “The Telegraph”, përkthyer nga KlanKosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme