Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rruga e gjatë e Shqipërisë për reformë

123
string(13) "Fred Abrahams" NULL
nga Fred Abrahams 07.08.2016 17:50

Pas 18 muajsh debati dhe vonesash, përkrahësit për reforma në Shqipëri lëshuan një ngazëllim kolektiv në fund të korrikut, kur Parlamenti miratoi ndryshimet kushtetuese që hapin rrugën për ndryshime domethënëse në drejtësi. Qeveria dhe opozita, prej kohësh në fytet e njëra-tjetrës, në dukje hodhën mënjanë mosmarrëveshjet e tyre për të mirën e shtetit. Në dokument, amendamentet dhe ndryshimet ligjore që lejohen janë hapa në drejtimin e duhur për një vend ku kriminelët, politikanët dhe politikanët-kriminelë kanë ndikuar prej kohësh gjykatat.

Verifikimi i propozuar i gjyqtarëve e prokurorëve dhe shqyrtimi i financave të tyre duhet të ndihmojnë në mbrojtjen e gjyqësorit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Në praktikë, megjithatë, ndikimi i reformës mbetet në pikëpyetje për shkak se, në vend që të zhvillohej nga brenda, ndryshimet janë imponuar në mënyrë të guximshme nga jashtë, nga qeveritë e huaja.

Ekspertë ndërkombëtarë ndihmuan me përgatitjen e paketës dhe SHBA-të e Bashkimi Europian u kujdesën për të deri në miratim. Verifikimi do të përfshijë inspektim nga një komision ndërkombëtar. BE-ja e bëri miratimin e paketës një kusht për Shqipërinë, për të filluar bisedimet e pranimit me Brukselin.

Ambasadori amerikan kërcënoi me pasoja “të rënda dhe afatgjata” për liderët politikë që bllokonin reformën. Votimi unanim i Parlamentit për ndryshimet tregon fuqinë e kryeqyteteve perëndimore dhe jo solidaritet shpirtëror të liderëve politikë të Shqipërisë.

Pavarësisht mbështetjes së madhe popullore për reformën, elita politike do të vuajë në masë të madhe prej saj, dhe për këtë arsye u rezistoi ndryshimeve që sfidojnë nepotizmin, favorizimin e miqve dhe marrëveshjet në prapaskenë.

Fokusi ndërkombëtar në institucionet mbi individët ofroi një ndryshim të mirëpritur për Shqipërinë postkomuniste; SHBA-të dhe BE-ja mësuan se forcimi i njërës apo tjetrës force politike kontribuon në traditën e sëmurë të shtetit të plotfuqishëm të Shqipërisë.

Por kthimi i krahut do të thotë se nevojitet vëmendja e vazhdueshme ndaj korrupsionit që reforma të ketë dhëmbë. Kjo do të thotë të mbash këmbët e Kryeministrit Edi Rama në zjarr, ta sfidosh atë për të bërë antikorrupsion më shumë se një mantra (meditim). Kjo është veçanërisht e rëndësishme, pasi SHBA-të dhe BE-ja me forcë i sfiduan përpjekjet e minutës së fundit nga opozita për të bllokuar reformën.

Rama ka argumentuar në mënyrë të përsëritur se është për t’u fajësuar sistemi në Shqipëri dhe jo njerëzit. Ligjet e atij sistemi po ndryshojnë ngadalë, pra a do t’i nxisë edhe shqiptarët të ndryshojnë? Ndryshimi i ligjeve është më i lehtë se sigurimi i zbatimit të tyre. Vetëm verifikimi dhe inspektimet financiare nuk do të ndryshojnë një kulturë politike të injektuar me nektarin e sundimit oportunist.

Ndryshimet kushtetuese të mandatuara ndërkombëtarisht, që me shpresë do të ndiqen me ligje të reja, përgatisin terrenin për ndryshime pozitive. Por ato gjithashtu tregojnë se sa larg ka për të shkuar Shqipëria.

 

Fred Abrahams është autor i “Shqipëria Moderne: Nga diktatura në demokraci” (NYU Press, 2015)

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme