Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrëfimi që nuk zbehet kurrë

123
string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg"
nga Blerim Shala 12.06.2023 16:34
Blerim Shala
Blerim Shala

Secili prej nesh e ka ditëlindjen e vet. Pa marrë parasyshë sa vjet i shënon apo i feston në atë datë, të gjithë ne që jemi përreth atij/asaj, i dëshirojmë që t’i bëj së paku njëqind vjet jetë, dhe që të gjitha t’i kalojë me shëndet dhe në mirësi.

Por, rrallë ndodhë që të gjithë individët që së bashku e bëjnë një popull, siç ka ndodhur me ne, si shqiptarë të Kosovës, ta kenë edhe një tjetër ditëlindje të përbashkët, e cila në anën tjetër, nuk përcjellet dot me urime për një shekull të plotë jetë, sepse dukuria, apo ditëlindja të cilën e shënojmë të gjithë së bashku, ka ardhë në kohë dhe me kohë, por është e amshueshme.

Kjo datë e përbashkët për të gjithë ne është 12 qershori, i vitit 1999, kur këtu mori fund lufta, kur erdhi paqja, me emrin e çlirimit të Kosovës.

Në këtë ditë, hynë forcat e Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë, pas fushatës ajrore që zgjati 78 ditë, dhe nisi tërheqja përfundimtare e trupave ushtarake, paraushtarake dhe policore të shtetit të Serbisë.

Ato do të largohen nga Kosova me 20 qershor të këtij viti.

Realisht, largimi i këtyre trupave do të duhej të ishte Dita e Çlirimit të Kosovës.

Pra, kjo datë do të duhej të ishte 20 qershori.

Megjithatë, për të gjithë ne, çlirimi mbërriti me atë agun e 12 qershorit, kur forcat e Paktit NATO, me misionin e KFOR-it, filluan të vendosen në të katër anët e Kosovës.

Secili prej nesh që i mbijetoi okupimin të egër të Serbisë të viteve të nëntëdhjeta dhe luftës së tmerrshme të viteve 1998, 1999, e cila mbi të gjitha ishte luftë e pushtetit të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës, e ka rrëfimin e vet për atë të shtunën e 12 qershorit.

Për më shumë, ky rrëfim, nuk vjetërohet kurrë, nuk zbehet kurrë, nuk ndryshon kurrë.

Ai e ka atë vlerën supreme, madje, edhe asbolute për të gjithë ne, si shqiptarë të Kosovës.

Menduam, asokohe, që gjithçka mori fund, apo, që në të vërtetë, në këtë mënyrë, dhe me një datë të vetme, i fituam të gjithat: Lirinë, të drejtën për të vendosur për fatin tonë, për tu bërë shtet i pavarur, për të jetuar më mirë, për të qenë të lumtur.

Do të kuptojmë më pas që kjo ditë, 12 qershori pra, njëmend është dita e parë e lirisë së Kosovës, por që jeta e jonë, si individ dhe si shoqëri, ashtu si edhe një të sapolinduri, kërkon shumë më tepër se sa vet aktin e mbërritjes në këtë Botë.

Kjo ditë pra, ishte ai hapi i parë, më kryesori, vendimtari madje, i të gjithë neve, por që caku kryesor tek duhej realizuar, në vitet vijuese, dhe që në të vërtetë, për dallim prej nesh si individ, një shoqëri dhe një vend asnjëherë nuk arrinë atë nivelin i cili ka domethënien e gjetjes së qetësisë dhe paqes me vetëveten.

Popujt nuk pensionohen.

U dasht kështu gati nëntë vjet të plota të ndryshimeve të gjithëllojshme në Kosovë, ashtuqë të sigurojmë, me 17 shkurt të vitit 2008, shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Por, doli më pas, që edhe shteti i Kosovës, apo ‘shtëpija kolektive’ e gjithë një populli, në një territor të vetin, me kufijtë e përcaktuar qartë, kërkon që ai të mbahet, të rritet, të fuqizohet, të zhvillohet. Në të gjitha aspektet e mundshme.

Shtetet nuk mund të ndalen, nuk mund të ketë ‘pushim vjetor’ për to, nuk mund dot të ‘bijnë në gjumë’.

Shtetet, nuk mund as të plaken.

Liria gjithmonë kërkon sakrificë. Për te, zatën, shqiptarët e Kosovës janë flijuar, në të gjitha mënyrat e mundshme, që nga ajo vjeshta e rëndë e vitit 1912-të, e deri në pranverën e vitit 1999-të.

Por, siç është thënë dhe shkruar shumë herë, vetëm atëherë, kur liria e Kosovës u bë vlerë evropiane dhe perëndimore, kur u bashkua fati i jonë me atë të SHBA-së dhe të Evropës, ne arritëm të çlirohemi nga Serbia, dhe të bëhemi shtet i pavarur.

Synimi final i të gjithë neve, është garantimi dhe sigurimi i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës.

Shumëçka është përmbushur në këtë aspekt, pas njohjes së Kosovës nga pothuaj i gjithë Perëndimi, në vitin 2008.

Por, ajo ‘certfikata’ finale përkon me anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike dhe në Bashkimin Evropian.

Këtu pajtohemi të gjithë.

 

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme