Rendi apo Xhunglla? - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rendi apo Xhunglla?

123
string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg"
11.07.2022 15:19

Vrasja e Shinzo Abe-s, ish-Kryeministrit të Japonisë, ishte një tjetër tronditje e këtij viti (2022), i cili është viti i tretë rresht që ka përmbysur Botën, dhe ka çoroditur çdo normalitet në Rendin Ndërkombëtar.

Kush ka mundur të paramendojë që edhe Japonia, një shtet i Lindjes së largët që gjithsesi është shtet i Perëndimit  (në aspektin politik dhe ekonomik), do të mund të goditej në këtë mënyrë, nga një ngjarje tragjike, kur para syve të shërbimit të sigurimit, kryhet atentati mbi një lider që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e re të Japonisë, si Kryeministri më i ri dhe njëkohësisht me jetëgjatë në Japoninë e pas Luftës së Dytë Botërore.

Siç dihet, vitet 2020 dhe 2021 kthyen mbrapsht Rruzullin Tokësor nga një virus me origjinë nga një laborator i Kinës  (këtë së voni e konfirmuan edhe në WHO, Organizatën  Botërore të Shëndetit).

Virusi është ende këndejpari, dhe me gjasë do të kemi një tjetër valë të tij, në Evropë, në vjeshtën e këtij viti, në mos edhe më herët.

Në vitin 2022 po bashkëjetojnë ky virus që mori miliona jetë dhe qindra miliardë dollarë, dhe Lufta në Ukrainë, që nisi në shkurtin e këtij viti me invadimin e Forcave ushtake ruse në Ukrainë.

Si ngjarja e parë dramatike  (me virusin), si kjo e dyta (me Luftën në Ukrainë), nuk kanë mundur dot të imagjinohen thuaja prej askujt, vetëm pak vite më parë.

Menaxhimi dhe zbrapsja e tyre, është pa kurfarë dyshimi e domosdoshme, nëse synohet kthimi në një normalitet që ka ekzistuar para disa viteve.

Në rastin e virusit, u kuptua prej të gjithëve, në të katër anët e Botës, sa jemi të varur prej njeri tjetrit, për të keq  (Pandemia, bartja e tij me të shpejtë), si dhe për të mirë  (vaksina, luftimi i tij me të gjitha mjetet e mjekësisë, por edhe me masat e tjera politike dhe të sigurisë).

Në shembullin e Luftës në Ukrainë, së paku në Evropë, por realisht edhe më gjërë, u mor vesh prej thuaja të gjithë evropianëve çfarë pasojash ka për sigurinë, për politikën, për financat dhe ekonominë, kur një shtet i madh, çfarë është Rusia, pa kurfarë arsye reale, i vërsulet një shteti sovran, ekzistenca e të të cilit si e tillë, është pengesë për ri-kthimin e një Rusie perandorake.

Në rastin e virusit, dihet, pak a shumë, se si do të përfundojë ky rrëfim. Ai nuk do të zhduket krejtësisht, por akomodimi i tij në organizmin e njeriut, nuk do të duhej të sillte më pasoja shumë të rrezikshme për jetën e tij  (pos në rastet më të rralla).

Megjithatë, nëse një herë ndodhi ‘ikja e virusit’ nga një laborator  (edhe nëse e tëra ka qenë rastësi), çka garanton që një tjetër pakujdesi, në Kinë apo kudo tjetër, nuk do ta çrregullojë me themel sigurinë dhe stabilitetin e Botës?

Precedenti nuk duhet të bëhet rregull. Kjo është e qartë.

Në shembullin e Luftës në Ukrainë, ende nuk dihet epilogu i saj, si dhe koha kur do të mund të përfundojë kjo luftë, e cila është përcjellur me një mobilizim të pashoq në

Perëndim, për ta ndihmuar Ukrainën ushtarakisht, politikisht, financiarisht dhe në çdo mënyrë tjetër.

Në rrethanat e tanishme, së paku, nuk shihet se si do të mund Ukraina ta kthejë Rusinë  (forcat e saja ushtarake), në ato pozicionet para 24 shkurtit  (kur nisi invazioni), gjë që është qëllim i shpallur publikisht prej Presidentit të saj, Volodymir Zelensky-t.

A do të duhet të sakrifikojë Kijevi zyrtar territore për paqe, apo do të arrihet një paqe relative që do të ishte një ‘konflikt i ngrirë’, me mundësi të një lufte të re, kjo do të kuptohet në muajtë e ardhshëm.

Çfarë po merret vesh gjithnjë e më shumë është që në Perëndim nuk ka vullnet të madh që kjo luftë të vazhdoj edhe shumë kohë, dhe që vjeshta dhe dimri i këtij viti do të mund të jenë më të vështirët për Evropën  (në aspektin social, ekonomik dhe të furnizimit me gas dhe naftë), që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Por, nëse Rusia del si fituese nga kjo luftë, duke aneksuar diku një të pestën e territorit të Ukrainës, atëherë, kush mund të garantojë që ky shembulli i Rusisë nuk do të përsëritet diku tjetër, mbase, sërish prej vet Rusisë?

Precedenti nuk duhet të bëhet rregull. Kjo është e qartë.

Edhe në këtë rast.

Lufta në Ukrainë është realisht, luftë për ruajtjen e një Rendi Ndërkombëtar, nga një

‘xhungëll’ e rrezikshme që mund të përfshijë gjithë Botën.

 

 

 

 

 

lajme të ngjashme