Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Putini po i mobilizon 300 mijë ushtarë më shumë që të luftojnë në luftën e tij, por ukrainasit ndiejnë shpresë, jo frikë

123
string(17) "Nataliya Gumenyuk" string(80) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/09/csm_gumenyuk_web_ff232f677e.jpg"
nga Nataliya Gumenyuk 23.09.2022 18:26
Putini po i mobilizon 300 mijë ushtarë më shumë që të luftojnë në luftën e tij. Por ukrainasit ndiejnë shpresë, jo frikë

Në fjalimin e tij të mërkurën, Vladimir Putini njoftoi që Kremlini do t’i mobilizonte 300 mijë rezervistë ushtarakë që të shërbejnë në Ukrainë. Ai insistoi që Rusia vetëm po e mbronte veten dhe territoret e veta – që Perëndimi nuk donte të shihte paqe në Ukrainë. Paradoksalisht, përgjigjja e shumë ukrainasve ndaj fjalimit të Putinit ishte lehtësim – e madje edhe shpresë.

Për tërë këta muaj, Kremlini ka dashur që populli rus të rrijë i distancuar nga kampanja ushtarake; shteti do t’ju lë rehat për aq sa qëndroni larg politikës dhe shfaqni indiferencë ndaj luftës. Mobilizimi mund ta ndryshojë këtë. Disa prej 300 mijë e më shumë familje do të fillojnë ta ndiejnë luftën personalisht. Kjo lëvizje po ashtu e konfirmon që Rusia nuk do të mund t’i mbrojë territoret që i ka pushtuar pa pasur më shumë personel. Ushtrisë ruse dëshpërueshëm i duhen më shumë trupa që ta mbajë vijën e frontit që shtrihet njëmijë e pesëqind milje.

Në ditën e fjalimit të Putinit, rreth një mijë e 300 njerëz ishin dërguar në mbajtje në Rusi, pasi protestuan kundër thirrjes për rekrutime ushtarake. Ky ishte një numër i vogël, krahasuar me protestat antiluftë që ngjanë pas pushtimit rus në Ukrainë. Prapë, nuk është mendimi i tyre që ka rëndësi, por ka rëndësi shumica e heshtur ruse që e ka toleruar e bile përkrahur luftën që po dilte në ekranet e tyre televizive.

Volodymyr Zelenskiy së fundmi i tha një gazetari të një gazete ukrainase që Inteligjenca po thotë se Kremlini tashmë ka filluar t’i mobilizojë trupat rezervë. Mirëpo, do t’u duhet edhe një muaj tjetër rusëve që t’i bashkohen luftës – kohë kjo që ukrainasit mund ta përdorin për të rimarrë sa më shumë territore që të munden para se të vijë dimri.

Çlirimi i territoreve të okupuara nuk është vetëm për t’i shpëtuar banorët lokalë nga tmerret e kryera nga trupat ruse. Sa më shumë që tkurret vija e frontit, aq më të sigurta do të jenë qytetet në qendër, jug dhe lindje të Ukrainës. Përmes një kundërofensive, trupat ukrainase tashmë kanë rikthyer pjesë të mëdha territoriale në regjionin e Kharkivit.

Referendumet mashtruese që janë planifikuar papritmas në katër rajone të okupuara na tregojnë po ashtu më shumë për hallin kremlinas. Këto vota nuk kanë ndikim në statusin e këtyre territoreve, ndonëse Rusia mund të shpresojë që ato do të ndihmojnë në aneksimin e këtyre rajoneve. Anketat e mbajtura në mbështetje të referendumeve duken edhe më qesharake. Një shërbim ukrainas i lajmeve siguroi një dokument që tregon se në rajonin e Kharkivit, Kremlini ka planifikuar që ta mbajë një referendum të detyrueshëm për bashkimin e Federatës Ruse më 7 nëntor; duke regjistruar një 75 për qindësh në favorin e tyre. Ky dokument datonte nga 24 gushti; pak javë më vonë, territori ishte çliruar nga forcat ukrainase.

Është e rëndësishme të theksohet se çdo e dhënë, që gjoja tregon mbështetjen për një fuqi okupuese, nuk mund të merret seriozisht. Në vende ku ukrainasit po torturohen dhe ekzekutohen, nuk ka hapësirë për t’u shprehur opinionet. Rezistenca kundër vetë okupimit është një fenomen më pak i raportuar, pasi që rezistenca është ekstremisht e rrezikshme. Megjithatë, një gjë e tillë po ndodh në territoret e okupuara.

Liderët lokalë të emëruar nga Putini janë periferikë. Reporterët hulumtues lokalë që  punojnë për organizatën, të cilës i përkas, janë detyruar të punojnë në azil dhe mezi mund ta zbulojnë se kush janë këta liderë, apo të mësojnë për historitë e tyre të dyshimta.

Përvoja e Krimesë së pushtuar është po ashtu përkujtues që caku kryesor i Rusisë në territoret e pushtuara është që ta vendosë një bazë ushtarake për ta sulmuar Ukrainën. Aneksimi i rajoneve jugore të Ukrainës si Melitopoli, Berdyanski dhe Kakhova do t’ia rrisnin moralin Rusisë në shtëpinë e vet; e prapë, ushtarët rusë nuk mund as t’i shqiptojnë emrat e vendeve që i pushtojnë. Rusia mund të ketë po ashtu arsye praktike për pushtim. Mund t’i rekrutojë me forcë vendësit, e që do të ishte kundër konventës së Gjenevës, dhe t’i përdorë si mish për top me kampanjat e mëtutjeshme ushtarake.

Në vend se të mendonin për fjalimin e Putinit, shumë ukrainas e festuan shkëmbimin e 215 të burgosurve ukrainas të luftës, që ndodhi po atë ditë. Midis tyre ishin edhe luftëtarët e batalionit të Azovit, anëtarë të gardës kombëtare, kreu i patrullës policore të Mariupolit dhe një ndihmësmjeke nëntë muajsh shtatzënë, që i kishte kaluar gjashtë muaj në burg.

E dërrmuar, thatanike, veshur me rrobat e njëjta që i kishte pasur kur ishte kapur në maj të 2022-ës, shumica e kishin mundësinë t’u telefononin të afërmve të tyre për herë të parë pas shumë muajsh. “Toka më e mirë në botë,” kishte thënë njëri prej luftëtarëve, duke rënë në gjunjë dhe duke e puthur tokën. Dhjetë të huaj, përfshirë edhe pesë qytetarë britanikë, që kishin qenë duke luftuar në anën e Ukrainës, ishin sjellë në Dubai. Pesë komandantë ukrainas ishin dërguar në Turqi, nën garantimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, që atyre nuk do t’u lejohej kthimi në Ukrainë deri në përfundim të luftës. Më shumë se dy mijë mbrojtës të Mariupolit ishin burgosur; shumë prej tyre mbetën të mbyllur. Pas sulmit në burgun Olenivka këtë verë, shumë ukrainas të burgosur lufte ishin burgosur dhe nuk është e qartë se kush është ende gjallë.

Këta 215 të burgosur u liruan sepse Ukraina pranoi t’i kthejë disa oficerë që i kishte kapur së fundmi dhe Viktor Medvedçukun, një mik të Putinit dhe njeriun e tij kyç në Ukrainë, i cili ishte akuzuar për tradhti. Disa ukrainas do të donin ta shihnin atë ta vuante burgun, por shumicës nuk i bën se çfarë bën Rusia, përderisa ia dalin t’i shpëtojnë jetët e njerëzve të vet. Ky është sentimenti i njëjtë që shumë e kanë ndier për lëvizjet e fundit të Kremlinit. Pavarësisht se çfarë thotë Putini, ukrainasit po shkojnë rrugës së tyre sipas vetë planit të tyre: për momentin, plani është që ta vazhdojnë një kundërofensivë.

 

Natalyia Gumenyuijk është gazetare ukrainase e specializuar në raportim mbi punët e jashtme dhe konflikte, autore e “Ishulli i humbur: Tregime nga Krimea e Pushtuar”.

Botuar në “The Guardian”, përkthyer nga Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme