Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pushteti i bërë përrallë

123
string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg"
nga Blerim Shala 03.10.2023 16:41
Blerim Shala
Blerim Shala

“Ushtria e Serbisë, nëse merr urdhrin nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Komandanti suprem, që njësitë e saja të hynë në territorin e Kosovës dhe Metohisë, si pjesë të Serbisë, këtë detyrë do ta kryejë në mënyrë efikase, profesionale dhe të suksesshme. Por, edhe në atë rast ne do të njoftonim paraprakisht njësitë, gjegjësisht komandën e KFOR-it. Nuk do të bënim asgjë prapa shpinës së dikujt. Duke respektuar në mënyrë absolute normat e të drejtës ndërkombëtare…”.

Kështu foli dje (2 tetor), në një konferencë për shtyp, Milosh Vuçeviq, ministri i mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë dhe sipas të gjitha gjasave Kryeministri i ardhshëm i Serbisë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat në Serbi pritet të mbahen me 17 dhjetor.

Natyrisht, asnjë e vetmja fjalë në këtë paraqitjen e tij nuk është e saktë, e drejtë, e qëndrueshme, e vërtetë.

Edhe më parë, por veçmas pas rastit të Banjskës (të së dielës së 24 shtatorit), ka ndodhur rritja enorme e gënjeshtrave institucionale në Serbi, me qëllim të vetëm që disi të mjegullohet e vërteta brutale, e rëndë, e mundimshme dhe thuaja shkatërrimtare për pushtetin e sotëm të Aleksandar Vuçiqit.

Ushtria e Serbisë, atëbotë me emrin e asaj të RFJ-së (Jugosllavisë), së bashku me një grumbull forcash policore dhe paraushtarake, është larguar nga Kosova një herë e përgjithmonë në muajin qershor të vitit 1999-të.

Që nuk do të ketë kurrë më kthim të këtyre forcave, e dinë mirë edhe Vuçiq edhe Vuçeviq.

Sidoqoftë, në këtë mënyrë, me deklarata të këtilla, ata në radhë të parë synojnë t’i mashtrojnë (sërish), qytetarët serbë të Veriut të Kosovës, të cilët si asnjëherë më parë, shumica dërrmuese e tyre, janë të hutuar dhe ndihen të mashtruar e të braktisur nga Serbia pas ngjarjeve në Banjskë.

Në anën tjetër, KFOR (Aleanca Veri-Atlantike), është garantuesi ndërkombëtar i paqes dhe i sigurisë në Kosovë, prandaj, diçka e tillë nuk është aspak e mundshme.

Sidoqoftë, këto prononcime të Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, do të mund lehtë t’i shërbenin KFOR-it dhe Paktit NATO, për ta ri-vlerësuar vendimin e shpallur në kohën kur Kryeministri i Serbisë ishte Zoran Gjingjiq, për heqjen e GSZ (Zonën e sigurisë tokësore), prej pesë kilometra rreth Kosovës (nga ana e Serbisë).

Këtë rishqyrtim do ta mund ta shtynte përpara edhe gjithë ai përqendrim i forcave ushtarake serbe në kufirin me Kosovën, i cili alarmoi Administratën Amerikane dhe disa qeveri evropiane.

Më në fund, por nga rëndësia më së pari, pyetja e cila do të mund t’i parashtrohej Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, prej secilit shqiptar të Kosovës, si dhe prej diplomatëve dhe politikanëve perëndimor, do të mund të ishte: Cili do të ishte qëllimi ushtarak dhe politik i hyrjes në Veriun e Kosovës, i njësive të Ushtrisë serbe, i cili do të kryhej në mënyrë efikase, profesionale dhe të suksesshme?

A do të ishte ky qëllim Aneksimi i Veriut të Kosovës dhe krijimi i kufirit të ri në mes të Serbisë dhe Kosovës, në lumin Ibër?

A do të realizohej ky qëllim me ato metodat klasike të forcave serbe (kudo që këto kanë luftuar, në Kroaci, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë), duke bërë Spastrimin etnik, duke vrarë civil dhe duke shkatërruar vendbanime të tëra?

Nuk ka dyshim, siç paralajmëron zatën edhe Ministri i mbrojtjes, që këto qëllime do të sendërtoheshin në mënyrë efikase, profesionale dhe të suksesshme.

Duket që me çdo fjali të re, me çdo qëndrim të ri të zyrtarëve më të lartë të Serbisë në ditët e kaluara (që nga rastin i Banjskës), duke nisë këtu nga vet lideri i Serbisë, Vuçiq, politikanët zyrtarë serbë vetëm sa po e vërtetojnë që kanë gisht në gjithë atë rrëmujën e shkaktuar nga Milan Radoiçiq me 24 shtator, kur njësia e tij paraushtarake sulmoi Policinë e Kosovës.

Më së miri do të ishte nëse të gjithë këta do të heshtnin.

Heshtja do të ishte pranim i fajësisë, gjithsesi. Por së paku, do të ishte një pranim paksa më i qëndrueshëm.

Por, këta po flasin gjithnjë e më shumë. Dhe po bëhen përrallë, gjithnjë e më tepër.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme