Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse Meta e nxjerr këmbën nga rrethi?

123
string(12) "Andi Bushati" string(72) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/05/bushati-2-840x440-1.png"
nga Andi Bushati 04.04.2016 10:19

Belbëzimi i disa zërave periferikë brenda LSI-së që luajnë kritikun kundër Edi Ramës, i ngjan një anekdode të viteve të fundit të komunizmit. Kjo histori e vjetër tregon fatin e keq të një burri të tradhëtuar, i cili e kapi të shoqen në shtratin e tij me të dashurin ilegal. Por, ky i fundit përveçse Don Zhuan, qëlloi edhe “trim”. Në vend që të ngrinte pantallonat dhe të largohej, ai vendosi të vazhdojë punë. Në vend që të ulte kokën, ai u çua, shënoi një rreth me shkumës dhe i tha të zotit të shtëpisë: “Po e nxorre këmbën nga kjo vijë, je i mbaruar ».

Kur më pas, sipas mendësisë së asaj kohe, dynjaja e vinin në lojë burrin që s’reagoi, po ndejti brenda perimetrit që i kishin caktuar, ai përgjigjej me krenari: “Po, po, talluni ju me mua, por unë e nxora shumë herë këmbën nga rrethi”.

Rolin qesharak të atij që e nxjerr këmbën nga rrethi ka vendosur të luajë edhe LSI-a në raport me qeverisjen e Ramës.

Kjo gjë të vjen në mend sot kur sheh se si e vetmja hapsirë e fundit e gjelbër e Tiranës po betonizohet dhe nga selia e Ilir Metës ngrihen disa zëra që denoncojnë arrogancën e Velisë dhe pandjeshmërinë ndaj shoqërisë civile.

Kjo gjë të vjen në mend kur megjithëse përbën shumicën në këshill bashkiak, LSI filtron në media lajme, sikur ministri i saj nuk paskësh dhënë leje mjedisore për ndërhyrjen tek liqeni.

Pra, në këtë pikë, qëndrimi i partisë së Metës është i qartë: edhe krimi e masakra të vazhdojnë edhe ne të bëjmë sikur nuk jemi dakord, megjithëse nuk e pengojmë.

Por, kësaj loje tashmë i ka dalë boja sepse që në fillim të këtij mandati, LSI-a ka bërë të njëjtën gjë. 

Me aferën e armëve kimike, me shkarkimin e guvernatorit, me reformën në drejtësi, me taksimin e fasonëve, me kundërshtitë për koncesionet, me impulset e reja, partia e Metës ka dhënë të njëjtën shfaqe: edhe luan disidentin edhe është sulur me kokë mbi thesin që po shqyejnë për ditë kleptokratët frenetikë të kësaj mazhorance; edhe krijon mini lajme përmes kundërshtish edhe e mbështet me vota çdo paudhësi të pushtetit qëndror dhe lokal.

Deri këtu nuk ka asnjë çudi. Partia më klienteliste e Shqipërisë, kështu është sjellë edhe kur qe në koalicion me Berishën.

Ajo u bë me “Sali Gërdecin”, u rreshtua kundër kokëpalarëve në 21 janar 2011, u rbarikadua me vjedhësit e votave të Tiranës disa muaj më pas, votoi një president “blu” megjithëse u betua se nuk do ta bënte këtë.

E vetmja gjë që ka ndryshuar, pas rokadës së Berishës me Ramën në krye të qeverisë, është se tani guxon të kundërshtojë më shumë me fjalë, megjithëse me akte bën të njëjtën gjë: mbështetet me vota zgjidhjet më të këqia të mundëshme.

Mjafton ky historik i shkurtër për tu dhënë përgjigje të gjithë mbrojtësve mediatikë të Ilir Metës, që e paraqesin atë si forcën ekuilibruese, si garancinë për ti vënë fre arrogancës së dy të mëdhejve.

Jo dhe jo. Faktet tregojnë të kundërtën.

Ato dëshmojnë se LSI-a gjithnjë ka mbështetur krimet më të mëdha, më emër të përfitimit vetiak. Sa më shumë Berisha apo Rama zhyten në mëkat, aq më shumë ata bëhen të shantazhueshëm nga Meta dhe aq më shumë vjel ai prej tyre.

Deri më tani këtë lojë të shëmtuar, LSI është munduar ta fshehë.

Ka arritur ta bëjë këtë sepse ka marrë peng pushtetin e korruptuar të Ramës sot dhe atë të Berishës dje.

Ka arritur ta bëjë sepse ka futur në xhep kupolën e prokurorisë së përgjithshme.

Ka arritur ta bëjë sepse ka shpërndarë mercenarë mediatikë pothuajse në të gjitha arenat televizive.

Por ama, këtë shfaqe nuk mund ta luajë me publikun e gjërë.

Pasi tani të gjithë e kanë kuptuar që LSI-a vetëm thumbon me fjalë në media, por mbështet me vota në errësirë. Se ajo bën sikur i vjen keq për parkun e liqenit, por në fakt ka hapur dritën jeshile për shkatërrimin e tij.

Prandaj, është e kotë që Ilir Meta bën herë pas here sikur e nxjerr këmbën nga rrethi, ndërkohë që Rama i është futur çdo shqiptari në shtart. 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme