Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse mashtrohemi duke blerë tesha të pasanikëve

123
string(11) "Eva Wiseman" string(64) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/05/eva-wiseman.jpg"
nga Eva Wiseman 03.05.2023 22:40
moda fashion

Ne mundohemi t’i veshim teshat sikur pasanikët e mëdhenj, mirëpo në realitet ata vetëm qeshin me neve.

Teksa po shikoja një fotografi të këndshme të një trikoje njëmijë funtëshe kashmiri (nga një brend luksoz italian me llagapin ‘Uniqlo për miliarderë’ dhe të veshur nga Gwyneth Paltrow gjatë gjykimit të saj të fundit për skijim”, fillova të ndihem keq. Jo të ndihem e sëmurë, që të jem më e saktë. Më shumë ishte njëfarë drithërime e keqe që vinte nga një dhimbje koke nga pija, ajo vetëdija e beftë dhe e sertë e lëkurës suaj, ajo cenueshmëria e një kokrre syri. Pse ne njerëzit normalë ende duam që të vishemi sikur super-pasanikët? Dhe pse insistojmë që ta adaptojmë apo të lakmojmë në modën e tyre absolutisht më jointeresante?

Stealth wealth është emri që u jepet rrobave të veshura nga njerëzit tejet pasanikë – leshra delikatë me ngjyrë kaltër-errët apo gri, pallto mbimasë, çanta të vogla, njëmijë nuanca gamileje, një karavan i tërë i tyre, një garmë që përmes një pëshpërime thuthuqe deklaron “shije”. Logot janë të zëvendësuara me kode të fshehta – një thurje e vockël e mençur në bordurë, apo një xhup kashmiri me kapuç?

Të thurura në këto leshra merinoje dhe kamoshi të zbehtë janë edhe kodet dhe rripet e një jete ku lloji i gabuar i jakës, ju qet si mashtrues, si dikush që është futur i paftuar. Prej vitesh, shtypi i modës na ka vëzhguar dhe i ka reklamuar këto rroba për ne të tjerët, mashtrues prej të parit te i fundit, me premtimin e pathënë që nëse ne e shpenzojmë ekuivalentin e çmimit të një veture në një xhemper të ri, edhe ne do të mund të kemi qasje në një botë që s’na do.

Të shprehurit më të frikshëm të stealth wealth-it për mua priren që të shkojnë krah për krah me fakte të thjeshta mbi pasuritë që i kanë blerë ato, sikur pantoflat 570 funtëshe të mbathura rrugës për shkollë nga Akshata Murty (njëra prej grave më të pasura në Britani dhe gruaja e Rishi Sunakut). Pak kohë para se të shihej me ato pantofla, ajo e kishte marrë dividentin e saj vjetor prej 11.5 milionë funtesh nga një kompani indiane që ende operon në Rusi. Fshehtësia e modës, cilësia e saj e zbrazët, funksionon si një lloj pelerine e padukshme, si koracë apo formulë magjike, që ua mundëson pasanikëve të mëdhenj që të marshojnë paq nëpër muret e taksave, nëpër luftën e moralit, apo të përvidhen të pavërejtur nëpër dyert e dhomave ku merren vendimet.

Përderisa gjykimi lavdishëm e zbavitës i skijimit i Gwyneth Paltrowit (gjykimi më i preferuar i imi i skijimit deri më sot) ia doli goxha mirë që të më ndihmojë që ta fal atë për krimet e saj në të shkuarën (si puna e përfitimeve gjatë pandemisë duke e tregtuar një listë të produkteve për Covidin e Gjatë, përfshirë edhe një “qafore hajkingu” që kushtonte gati nëntë mijë dollarë, apo duke deklaruar që uji ka ndjenja), suksesi i modës së saj prej pasurie të trashëguar disi më relaksoi. Kur shikoj pas në gjykimet më zbavitëse të viteve të fundit, u bë e qartë që Paltrowi ishte një anti-Vardy, që lëvizte nëpër gjykatë me thurje neutrale dhe me çizme të trasha, e jo me çanta të mëdha, me qepje e me fustane të ngushta.

Mu kujtua Smart Works, organizata e bamirësisë e mbështetur nga Meghan Markle, që ofron veshje për intervista për gratë e referuara nga strehimoret e grave, nga strehimoret e të pastrehëve dhe ato të Shërbimit të Burgut – ato rrobat të stiluara, pjesërisht për të maskuar mungesën e fuqisë së atyre që i veshin. Ndonëse kjo organizatë e bamirësisë bën punë të rëndësishme, ekzistenca e saj e pranon zymtësisht që neve do të na gjykojnë gjithmonë përmes një sërë rregullash klasiste që duken të jenë gdhendur nga diamanti në gur. Pasanikët e mëdhenj përfitojnë, çdo orë.

Ndoshta do të më kishte penguar më pak ky “luks i qetë” nëse rrobat do të kishin qenë të mira. Mirëpo, në vend të kësaj, ato janë pagjak, madhërisht jointeresante, të trishtueshme. Ato flasin për paratë, jo për shijen; për frikën, e jo për gëzimin. Pse ne pjesa tjetër duhet t’i blejmë – ç’e mirë vjen nga teshat pa pushtet? Nëse kemi mësuar diçka nga miqtë tanë të mirë në Succession, janë horroret e vërteta të së qenët i pasur, bajatosja, paniku, mezet e pafund. Pse do ta donim një kosplej si miliarder kur e dimë që të jetosh si një i tillë është të jetosh pa besim, pa turp, dhe të jesh monstruoz? Ç’truk të sëmurë po ia bëjmë vetes? Më bën që të veneroj për lidhjen tonë me politikanët, po ashtu – në vend se ta bëjmë atë politikan të pazgjedhshëm, pse keshi dhe privilegji i një miliarderi si Sunaku (i cili njëherë e kishte vizituar një vendndërtim teksa i kishte të mbathura një palë këpucë kamoshi 490 funtëshe Prada) në fakt duket se i frymëzon kaq shumë njerëz që t’i hedhin kapuçat për të vrapuar në Selfridges? Këta njerëz po i shkatërrojnë jetët tona, dhe përgjigja jonë është që t’i blejmë këpucët e tyre?

Nëse do të kisha qenë 5 inç më cinike, do të sugjeroja që arsyeja se pse ne inkurajohemi që t’i investojmë qindarkat tona të hidhura në modën e pasanikëve, ka të bëjë shumë pak me vetë këto veshje. Teksa ne po i shpenzojmë të gjitha paratë tona në një palë pantofla, ne po shpërqendrohemi nga puna e vërtetë e luftës për barazi ekonomike (gjatë dy vjetëve të fundit, një përqindëshi më i pasur rrëmbeu gati dy herë më shumë pasuri se sa krejt pjesa tjetër e botës bashkë), duke i rrëzuar strukturat e kalbura të pushtetit dhe duke e përmbysur klasën e miliarderëve – na kanë mashtruar me ndjenjën që jemi pjesë e kllapës së tyre sepse veshim të njëjtin brand të xhupave me kapuç.

Ta hash mashtrimin e stealth wealth-it është sikur ta blesh një fanellë të një bendi, mirëpo anëtarët e atij bendi janë njerëzit më të këqij në botë, dhe fanella kushton po aq sa qiraja e një muaji, dhe në këngët e tyre ata janë duke qeshur teksa bërtasin “ha m**” nga një veturë. Me respektin më të madh, jo faleminderit!

Shkrimi origjinal është publikuar në “The Guardian“, dhe është përkthyer nga Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme