Pse Kosova dhe Ballkani u lehtësuan pas rezultateve të zgjedhjeve në Austri - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse Kosova dhe Ballkani u lehtësuan pas rezultateve të zgjedhjeve në Austri

123
string(13) "Hashim Thaçi" NULL
02.06.2016 11:03

I kam dërguar urimet e mia Presidentit të zgjedhur Alexander Van Der Bellen dhe pres që të punoj me të në çështje që bashkojnë regjionin tonë me Vjenën – kryeqytetin e vjetër të Perandorisë Habsburge – perandori e cila ka luajtur rol krucial në historinë tonë, kulturën – madje edhe në arkitekturën tonë.

Zgjedhja e presidentit ka qenë çështje krejtësisht austriake dhe do të ishte e papërshtatshme që dikush nga ne në Ballkan të fliste në favor të njërit apo tjetrit kandidat.

Megjithatë, zgjedhjet ishin me rëndësi jetike për ne në Kosovë dhe për regjionin e më gjerë.

Njëjtë si homologët e tij të djathtë në Francë dhe Gjermani, Norbert Hofer sulmoi politikën e jashtme austriake që njohu sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Ai gjithashtu publikisht deklaroi se “ do të ishte gabim të pranohej Kosova në organizata ndërkombëtare, pasi kjo do të krijonte vetëm probleme”

Ky është një lloj i argumentimit që jemi mësuar ta dëgjojmë nga Moska e Putinit, por jo nga një vend me histori aq të gjatë të përkrahjes së të drejtës së vetëvendosjes të ish-republikave Jugosllave të cilat fituan lirinë nga diktatori serb Slobodan Millosheviq.

Austria u bë një fener shprese kur hapi dyert e universiteteve të saj për studentët tanë pasi Serbia ndaloi mësimin në gjuhën shqipe në Kosovën e okupuar në fillim të viteve të 90’ta. Unë, personalisht kurrë nuk do t’i harroj nderimet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut të promovuara nga politikanë si Alois Mock dhe Otto Von Habsburg kur isha student, shkruan Thaçi për euroaktiv, përcjellë Klan Kosova.

Kjo është arsyeja se pse ne në Kosovë ishim aq të shokuar se si një politikan mund të ngjitet aq lart dhe të distancohet nga platfoma presidenciale nacional ku mohon dekada të tëra, politikat progresive që kanë ndihmuar Ballkanin ta tejkalojnë urrejtjen dhe nacionalizmin.

Platforma e Hoferit, sikur edhe lëvizjet tjera të së djathtës ekstreme në Evropë është e bazuar në konceptin e Huntington të përplasjes së civilizimeve dhe në promovimin e teorisë që Islami është jo kompatibil me Evropën. Për neve në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnje me shtresa të mëdha të shoqërisë që i përkasin besimit mysliman, kjo efektivisht na përjashton neve ta ndjejmë vetën pjesë të kontinentit në të cilin kemi jetuar për shekuj, në të vërtetë mileniume.

Përveç kësaj, Kosova nuk është vend mysliman: shoqëria jonë është sekulare dhe qytetare.

Kosova është vendi i parë në Ballkan që ka zgjedhur një grua për Presidente më 2011 dhe është vendi i vetëm në Ballkan që ka njohur komunitetin LGBTI në kushtetutën e saj. Unë udhëhoqa paradën e LGBTI në Kosovë muajin e kaluar për të shënuar përkrahjen tonë për këtë komunitet, në mënyrë të veçantë t’i tregojmë qytetarëve tanë dhe botës së gjerë që ekstremizmi dhe paragjykimin nuk ka vend në mesin tonë.

Ne as nuk jemi  një strehë e sigurt për ekstremistët. Shërbimet tona të sigurisë kanë bërë 110 arrestime dhe kanë siguruar 67 aktakuza dhe 26 dënime kundër mbështetësve të ISIS-it në vendin tonë. Sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry, theksoi në vizitën e tij të fundit në Kosovë që kosovarët janë liderë  regjional në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon gjithashtu njohu rolin aktiv të Kosovës për promovimin e dialogut ndërfetar në raportin e vitit 2013. Bashkimi Europian gjithashtu morri parasysh ritmin e përshpejtuar të bërjes së reformave dhe na dhuroi neve traktatin e parë të para pranimit në Be, marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit.

Ndjenja e thellë euroskeptike e propaganduar nga Hofer dhe e  djathta ekstreme është thellësisht e rrezikshme për të gjithë kombet e Ballkanit.

Ishte pikërisht tërheqja gravitacionale e Brukselit që ka arritur të sjellë paqe dhe stabilitet në regjionin tonë. Pa perspektivën e  anëtarësimit në BE, si një familje e vlerave të përbashkëta dhe interesave të përbashkëta, politika  e regjionit tonë rrezikon të krijoj një zbrazëti që mund të mbushet nga ekstremistët në vetë mesin tonë.

Sipas sondazheve, më shumë se 95 % e kosovarëve e dëshirojnë anëtarësimin në BE dhe NATO.

Si një hap drejt këtij qëllimi, Komsioni Evropian tani formalisht ka rekomanduar liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve tonë në zonën Schengen, në përputhje më pjesën tjetër të Ballkanit.

Liberalizimi i vizave është fituar me vështirësi pas kryerjes së reformave të vështira të brendshme, por është e qartë që disa politikanë në Evropë janë duke ndërhyrë në disponimin aktual që është i karakterizuar nga pakënaqësia publike rreth migrimit dhe po e përdorin Kosovën dhe Ballkanin si një kokë turku.

Siç e kemi festuar një fitore të ngushtë të forcave progresiste të Austrisë, një gjë është e sigurt. Liderët e Ballkanit duhet të punojnë shumë për në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimit të emigracionit ilegal dhe ekstremizmit të dhunshëm për të dhënë një ndjenjë në rritje të sigurisë dhe për t’i siguruar skeptikët përqark Evropës.

Ne duhet të jemi – siç është edhe thënia –  “më katolik se Papa” në mënyrë që t’i bindim mohuesit dhe skeptikët që ëndrra evropiane, rruga evropiane, është shansa jonë e vetme, kontrata më e mirë që mund ta nënshkruajmë për ta siguruar të ardhmen tonë.

(Botuar në  EurActiv.com,përkthyer nga klankosova.tv)

 

lajme të ngjashme