Prova e dytë e Bashës pas mbylljes së “çadrës” 123 string(16) "Armand Shkullaku" string(61) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2020/09/armandi.jpeg" nga Armand Shkullaku 25.05.2017 11:07 25.05.2017 11:07 Lulzim Bashës i kanë mbetur shumë pak orë për provimin e fundit që duhet të japë përpara shqiptarëve, prezantimin e listave të deputetëve të Partisë Demokratike për në Kuvendit e ri. Zhvillimet e fundit politike, të cilat vetë Basha i orientoi, e kanëzhvendosur atë në një sfidë jo aq me kundërshtarin historik se sa me opinionin publik. Gjykimi i emrave të PD nga ky opinion do të jetë ndoshta përcaktues për rezultatin elektoral të 25 qershorit. I vetëdijshëm për gjendjen e vështirë të PD në këto katër vjet, për shkak të arrogancës së mazhorancës por edhe të defekteve tëlidershipit të tij si në distancimin nga e shkuara mëkatare ashtu edhe në ngjizjen e një opozite të besueshme, Basha zgjodhi njëbetejë të re, që tashmë njihet nën emrin e “çadrës së lirisë” me anë të së cilës synoi zgjerimin e frontit opozitar, forcimin e rolit të tij si lider dhe mbi të gjitha bashkimin e njerëzve rreth njëideje më shumë se sa afrimin e tyre tek një parti politike. Forca e kësaj ideje, që u shpërfaq nëpërmjet slloganit të “republikës sëre”, në pak javë jetë, i shkaktoi Edi Ramës shumë më tepër humbje se katër vite opozitë të bëra vetëm nën siglën e PD. Ideja e “çadrës” u bë më e besueshme se sa opozita e PD. Ajo ishte një ndjesë për të shkuarën, që shkonte deri në vetsakrifim, ku ideja prevalonte mbi interesin e një grupi të caktuar politik, ku nuk goditej vetëm një parti kundërshtare por një sistem i tërë,pjesë e të cilit kishte qenë edhe vetë PD. Në këtë mënyrë, opozita e Bashës u shndërrua në një front që kërkonte aleancë jo thjesht me një grup të përcaktuar politik, por me të gjithë ata qytetarë që në fund mund të besonin tek ndryshimi dhe jo tek ndërrimi i pushtetit. Basha synoi të bënte një pakt me ta, duke shpresuar që ideja do të ishte më e fortë se numrat e ngurtë tëmilitantëve. Këtë bast të parë Lulzim Basha nuk mundi ta fitonte. Ai arriti tëforcojë autoritetin e tij, të rikthejë shpresë tek PD, të ndajëkundërshtarët e majtë, por të gjitha këto mbeten përsëri fitore brenda gardhit të tij. Pakti me Ramën i dha fund një ideje dhe rihapi përsëri llogaritë e njohura elektorale. Ajo pjesë e elektoratit që heziton t’i bashkohet një alternative, me dyshimin se nuk do të sjellë diçka të re por që mund të prodhojë vetëm thjesht një rotacion politik, dhe që është pjesa që në fund mbetet vendimtare, ende kërkon prova që “republika e re” nuk është njëtruk. Që Basha, ndonëse nuk pati fuqinë për t’i qëndruar idesë sëtij deri në fund, të paktën t’a materializojë atë tek zgjedhjet qëdo të bëjë më pas. A do të jenë ato përçuese të idesë që nuk mundi të realizohej nëpërmjet “çadrës” apo rikthim në kohët e shkuara? Përzgjedhja e emrave të kandidatëve për deputetë të opozitës është prova më e fortë në këtë drejtim. A do të vendosë Basha njerëz që simbolizojnë një front më të gjerë se PD, që me personalitetin e tyre garantojnë besueshmëri përtej militantizmit, që shkojnë më shumë nga ideja e “republikës së re” se sa nga konjukturat brendapartiake, ky është provimi i Bashës përpara opinionit publik. Ai ka sot mundësinë që të bëjë diferencën edhe vetëm me njerëzit që do t’u tregojë votuesve si përfaqësuesit e tyre nëparlamentin e nesërm. Nëse shumë nga ata që besuan në idenë e ndryshimit të sistemit, e mirëkuptuan pafuqinë e tij për të shkuar deri në fund, vështirë të falnin një përzgjedhje emrash brenda interesave të ngushta të një grupi në PD. Basha duhet të jetëbindur nga 90 ditë në çadër se forca e idesë dhe jo kalkulimet e vogla, mund t’a bëjnë të jetë fitues. Dhe emrat e deputetëve tëardhshëm janë pasaporta me të cilën mund të kalojë kufirin e ngurtë ku deri dje ishte izoluar PD. Fryma e mbetur nga ditët e rezistencës, koha e shkurtër e fushatës, njohja paraprake e listave të kundërshtarit, ia lehtësojnë Bashës peshën për të dalë para shqiptarëve me emra që përfaqësojnë një front shumë më të gjerë se PD, që janëgaranci e së ardhmes dhe jo pengje të së shkuarës. Për opozitën sot ka më shumë rëndësi prova përpara opinionit publik se sa eksitimi i militantëve. Basha e zhvendosi vetë betejën e tij nëkëtë front, duke kërkuar aleancë me qytetarët në emër të njëndryshimi të madh. Përpara kësaj, çdo llogari tjetër do t’a rikthente përfundimisht në pritësin e zakonshëm në radhën e pushtetit./Mapo/