Prej Pompeit deri në Prishtinë 123 string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg" nga Blerim Shala 04.02.2025 08:56 04.02.2025 08:56 Blerim Shala Nëse mendoni se jeta e ndershme është cilësi e mirë, atëherë Lucretius Fronto ia vlen të zgjidhet. Garuesi tjetër, Gaius Julisu Polibius, thoshte: Zgjidhni Julisu Polibius. Ai ofron bukë të mirë. Këto janë disa nga mbishkrimet të cilat janë ruajtur falë llavës së vullkanit të Vezuvit, e cila mbuloi qytetin e Pompeit në vitin 79 të erës sonë. Pompei ishte pjesë e Perandorisë Romake, shtetit më të fuqishëm në Botën e atëhershme. Mbase, shtetit më të fuqishëm që ka ekzistuar ndonjëherë në historinë njerëzore. Në Romën perandorake nuk kishte demokraci. Por kudo jashtë saj po. Siç kuptohet edhe në këtë shembull. Mbishkrimet të cilat llava i ka ruajtur për ne dhe për historinë më të hershme të demokracisë dhe të garës zgjedhore, përkojnë me betejën për të marrë postin e magjistratit në detyrë për ruajtjen e infrastrukturës dhe të ndërtesave publike të qytetit të Pompeit. Demokracia e parë lidhet me Athinën dhe qytet shtetet e tjera (poliset), helene. Por atje nuk ka pasur fushata të këtilla parazgjedhore. Vendimet janë marrë në tubimet në të cilat kanë marrë pjesë burrat e lirë të një polisi. Demokraci nuk ka pasur për gra dhe për skllevër. Çfarë ka ndodhë pra gati dy mijë vjet më parë, në Pompei, ndodhë edhe sot e kësaj dite, në të gjitha demokracitë në të katër anët e Rruzullit Tokësor. Kështu ndodhë edhe në Kosovë: Që prej vitit 2000 e këndej, kur u mbajtën zgjedhjet e para të lira dhe demokratike për pushtetin lokal, atëherë, nën Administrimit ndërkombëtar (të UNMIK-ut). Kosova pra, prej vitit 2000 e këndej, në çerek shekullin e kaluar, ka mbajtur 15 palë zgjedhje lokale dhe të përgjithshme. Me këto të këtij viti, do të mbërrimë në numrin e plotë të 17 palë zgjedhjeve. Kjo histori e demokracisë në Kosovë, në këtë aspekti kyç të organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, është pa kurrfarë dyshimi, më e mira në këto anë të Ballkanit. Kështu pritet të mbetet edhe tash e tutje. Në anën tjetër, në këto 25 vitet e kaluara, si në pushtetin qendror, ashtu edhe në atë vendor (lokal), janë ndërruar të gjitha entitetet politike në vend, dhe ka pasur politikanë dhe personalitete të ndryshme. Me rëndësi është që ndërrimi i pushtetit, në të gjitha nivelet, është bërë pa probleme të mëdha, dhe që gjithmonë është siguruar kontinuiteti i funksionimit të qeverisë qendrore dhe të atyre lokale. Tashmë të gjithë e dimë që e veçanta e këtyre zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen me 9 shkurt, është që këto janë votimet e para të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Natyrisht, vështirë është të parashikohet që katërvjeçari kushtetues i një qeverie do të mbetet në fuqi (siç ndodhë në vitet 2021-2025), por do të ishte mirë, për shëndetin e demokracisë që të kemi zgjedhje të rregullta. Tipari tjetër i këtyre zgjedhjeve, (dhe ky po duket që është shumë i mirë), është shënjimi deri në dhjetë kandidatë për deputetë të një partie që bën pjesë në këto zgjedhje. Në të vërtetë, dhjetëshi i kandidatëve për deputetë u pati prezentuar në ato zgjedhjet e para me lista të hapura, në nëntorin e vitit 2007, por pastaj, ndodhi reduktimi në pesë pretendentë për të hyrë në Kuvendin e Kosovës. Nga ajo çfarë po shihet dhe po vërehet, kthimi tek dhjetëshi i kandidatëve ka sjellur gjallëri brenda listave dhe partive, e cila mund të reflektohet edhe në rezultatin final të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje. Më në fund, veçoria tjetër përkon me organizimin e votimit disa faresh të mërgatës kosovare në Perëndim. Edhe kjo është një arritje e cila duhet të theksohet. Sidoqoftë, tej këtyre elementeve formale, në fund, gjithçka do të varet nga porositë të cilat në një fushatë zgjedhore, kanë mbetur pak a shumë të njëjta, që prej atyre mbishkrimeve të gjetura në Pompei, e deri sot. Kësaj here, fushata formale do të zgjatë tridhjetë ditë, teksa realisht, rrëfimet parazgjedhore kanë nisur të qarkullojnë që nga vjeshta e vitit të kaluar. Premtimet, siç e kemi marrë vesh të gjithë, janë të shumta, shpeshherë edhe marremendëse. Por, kësaj radhe, duket që numrat dhe premtimet, ciladoqofshin ato, janë në varësi të madhe nga besimi i qytetarëve/ votuesve në politikanët kryesorë, apo, në ata që ia kanë mësyrë të marrin postin kryesor në vend, atë të Kryeministrit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.