Po, Berisha ka të drejtë, jetojmë ende në kohën e tij 123 string(12) "Andi Bushati" string(72) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/05/bushati-2-840x440-1.png" nga Andi Bushati 06.11.2015 09:34 06.11.2015 09:34 Duke sfiduar me cinizëm 1 milionë votat që e rrëzuan nga pushteti dy vite më parë, Sali Berisha ia ka përplasur sot kundërshtarëve socialistë, duke i thënë se ata vazhdojnë të jetojnë në kohën e tij. Përpos mendësisë moniste të Berishës, që e lidh një kohë me emrin e politikanit që udhëheq, përpos faktit se ai i referohej deputetëve dhe kryeministrit që merren gjithë kohën me të, ai ka të drejtë. Fatkeqësisht, jetojmë ende në kohën e Sali Berishës. Jetojmë në kohën e tij, sepse sot nuk ka fajtorë për të vrarët e 21 janarit. Jetojmë në kohën e tij, sepse gjysma e qeverisjes është ajo që ka qeverisur mandatin e dytë të PD-së. Jetojmë në kohën e tij, sepse biznesmeni i Gërdecit, si pasojë e gafave të të cilit u vranë 26 vetë, sot si pakukush është në klientët e zgjedhur të Edi Ramës, të cilit i firmos leje ndërtimi. Jetojmë në kohën e tij, sepse firma e Berishës për të shkatërruar Lagunën Blu, sot përdoret si alibi nga pasardhësi i zhytur më keq në korrupsion. Jetojmë në kohën e tij, sepse Rama nuk pati forcë ti shkojë deri në fund vjedhjes në CEZ-n pasi u kap edhe vetë. Jetojmë në kohën e tij, se sot shumë nga koncesionet e klientëve të pushtetit të djeshëm që u tha se do të rishikoheshin, po vazhdojnë të mbretërojnë. Jetojmë në kohën e tij, sepse sot paratë e tenderave të pushtetit i marrin ose miqtë e Ramës ose miqtë e Berishës që rrinë gjithnjë në oborrin e kryeministrit. Prandaj Berisha ka të drejtë të tallet. Prandaj ai mund të luajë me bandën e deputetëve të së majtës duke i thënë se mbetet obsesioni I tyre. Ne jetojmë në në kohën e Berishës sespse ai jo vetëm është shëndoshë e mire, pas të gjitha krimeve që bëri, por ai vazhdon të ketë ende një pjesë të madhe të pushtetit ekonomik, që e thuri me aq mjeshtëri familja e tij. Ne jetojmë në kohën e tij, sepse një milionë shqiptarët që votuan kundër, u treguan fare moskokëçarës për të menduar se duke shkulur atë, po e zëvendësonin fatëkeqësisht me një kopje të ngjashme. E në këtë rast, tani Berisha nuk tallet më me Ramën. Por me këta një milionë shqipëtarë që kujtuan se po ndryshonin historinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.