Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pikëtakimi i Kosovës me SHBA-në dhe BE-në  

123
string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg"
nga Blerim Shala 21.12.2021 14:41
Blerim-Shala

Në pyetjet të cilat do të vijojnë këtu, në këtë shkrim, me gjasë, të gjithë liderët kryesorë të  shteteve perëndimore, do të përgjigjeshin njësoj, së paku në rrethanat aktuale.  Pyetja e parë këtu do të mund të ishte: Cilat janë sot sprovat kryesore për SHBA-në dhe  BE-në?  

Përgjigjja e pashmangshme: Omicroni (apo mutacioni më i ri i Covid 19), situata në kufirin  në mes të Ukrainës dhe Federatës së Rusisë, të cilat kërcënojnë me një luftë të re, zhvillimet  në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku para disa javësh shërish nisën të qarkullojnë spekulimet  për një konflikt të ri.  

Pyetja e dytë që do të mund të vijonte është: Cilat janë sfidat kyç afatmesme të SHBA-së  dhe BE-së? 

Përgjigjja do të ishte: Marrja me pasojat ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga  Pandemia (të cilat natyrisht janë edhe preokupim imediat), stabilizimi i Partneritit  transantlatik, reformimi i BE-së, qëndrueshmëria largëvajtëse e Ballkanit Perëndimor  (dialogu i Kosovës dhe Serbisë të përmbyllet me një Marrëveshje Gjithpërfshirëse për  normalizimin e marrëdhënieve në mes të këtyre dy shteteve, pastaj, gjetja e një solucioni  për funksionimin e duhur të Bosnjës dhe Hercegovinës, luftimi i krimit dhe korrupsionit  në të gjitha gjashtë shtetet e WB6), konfrontimi gjithnjë në rritje me Rusinë dhe Kinën,  (përfshirë këtu edhe Ballkanin Perëndimor). 

Pyetja e tretë dhe përmbyllëse këtu do të jetë: Cilat janë temat dhe çështjet kryesore  afatgjata për SHBA-në dhe BE-në? 

Përgjigjja kësaj here do të ishte: Stabilizimi aftagjatë ekonomik dhe social i këtyre shteteve,  gjetja e një koekzistence me Rusinë dhe Kinën duke iu kundërvënë zgjerimit të ndikimit të  tyre politik, diplomatik dhe ekonomik, përmbyllja e ndërmarrjes së zgjerimit të Aleancës  Veri-Atlantike dhe BE-së me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që i kanë aspiratat  për integrim në Paktin NATO dhe në BE, Prioriteti absolut i Agjendës ambientaliste, për  ta shmangur një apokalips në ardhje e sipër me ndryshimet e mëdha klimatike në dëm të  kushteve bazike të jetesës në Tokë.  

Natyrisht, në këto pyetje të cilat rëndom bëhen në qarqet më të larta qeveritare, por edhe  tek ish-politikanët dhe diplomatët, Institutet e ndryshme, do të mund të gjindeshin edhe  probleme të tjera shtesë për Perëndimin, pjesë e të cilit edhe ne synojmë të jemi, si Kosovë,  si shtet. 

Realisht, shumica dërrmuese e këtyre sprovave të ndara në tri periudha kohore, përkojnë  edhe me Agjendën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë të Kosovës. Nuk ka kurfarë dileme ta zëmë, që është çështje ditësh, apo javësh në rastin më të mirë, kur  ne si shoqëri, e veçmas sistemi shëndetësor, do të ballafaqohet me mësymjen e mutacionit  Omicron të Covid-19. Tash e gati dy muaj këndejpari ka qenë situata e qetë, kur bëhet fjalë  për Pandeminë, dhe ne njëmend i kemi statistikat më të mira në Evropë. Por do të ishte  iluzion i rrezikshëm të mendohet që do të mund disi t’i shpëtojmë këtij ‘Cunami’ (siç po klasifikohet gjithnjë e më shumë Omicron-i), të ri të këtij virusi i cili ka dërrmuar Botën në  dy vitet e fundit. 

Sidoqoftë, kur flitet për zhvillimet në Kosovë në lidhje me këtë Agjendën e SHBA-së dhe  të BE-së, mund të shtohet këtu që në rastin tonë, natyrisht, shumëçka ndodhë nga një  këndvështrim tjetër, nga ai i një shteti dhe një shoqërie që ende është larg atij synimi për  t’u bërë shtet anëtar i Pakit NATO dhe i BE-së. 

Por kryesorja, këndejpari, si në skenën politike, ashtu edhe në atë mediatike, por mbi të  gjitha, tek qytetarët e rëndomtë, nuk ka dyshime se kah duhet të ecim si shtet, apo, cilat  janë qëllimet kryesore vendore dhe ndërkombëtare të Kosovës.  

Një disponim a një vullnet të këtillë, konsensual gjithsesi, nga shtetet e Ballkanit  Perëndimor, e kanë vetëm Kosova dhe Shqipëria. Në shtetet e tjera, apo në Serbi, në  Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Bosnjë e Hercegovinë, ka kundërshtim në thellim e sipër të  tendencave evro-atlantike, me ato të përqafimit të opsioneve retrograde të brendshme dhe  të atyre të jashtme të cilat mbi të gjitha, anojnë kah Rusia, por edhe kah Kina. 

Zatën, po të ishte ndryshe, nuk do të shfaqej muajve të fundit një preokupim i veçantë i  Administratës së Presidentit Biden me Ballkanin Perëndimor, i cili kështu si është, është  një storie e papërfunduar e Washingtonit dhe Brukselit. 

Ky konkludim është një pikëtakim thelbësor në mes të Kosovës, SHBA-së dhe Bashkimit  Evropian. 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme