Parashikimi për lajme të këqija 123 string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg" nga Blerim Shala 09.05.2023 16:04 09.05.2023 16:04 Blerim Shala Në javët dhe ditët para se Kosova të bëhej shtet i pavarur, me Deklaratën e pavarësisë në Kuvendin e Kosovës, me 17 shkurt të vitit 2008, ishin dy porosi të cilat Administrata e Presidentit George W. Bush, dhe BE-ja e atëhershme, e cila në këtë aspektin e diplomacisë udhëhiqej nga Javier Solana, i pati dhënë Ekipit të Unitetit, autoriteti suprem për negociatat rreth statusit të Kosovës. Porosia e parë, e cila kishte rëndësi sipërore për Ekipin e Unitetit ishte: Kosova do të bëhet së shpejti shtet i pavarur. Ky vendim nuk mund të shtyhet më. Është punë e kryer. Porosia e dytë, e cila realisht ishte poaq e rëndësishme për kosovarët ashtu edhe për ndërkombëtarët ishte kjo: Nëse bërja e shtetit të Kosovës mund të krahasohet me një zbritje në aeroport të aeroplanit komercial, atëherë, duhet ta dimë që ky do të jetë një aterim shumë i ndërlikuar, qëllimi kryesor i të të cilit është që aeroplani të mos kallet dhe shkatërrohet pa mbërritë i sigurtë në portën e aeroportit. ‘Aterimi’ i shtetit të Kosovës në hartën e rajonit dhe të Evropës, përkundër parashikimeve shumë të kujdesshme të siç themi tani sponzorëve (apo hisedarëve) të pavarësisë së Kosovës, ndodhi më mirë, madje, shumë më mirë seç pritej dhe llogaritej. Nuk pati fare probleme të sigurisë në Kosovë. Nuk pati shpërngulje të serbëve të Kosovës në Serbi. Njohjet e shtetit të Kosovës nisën t’i ngjajnë një rrebeshi diplomatik, prej të gjitha katër anëve të Botës. Pra, nuk u sendërtua ai ‘Skenari më i keq i mundshëm’ që do të përcjellte kumtin për krijimin e një shteti të ri në Ballkan dhe në Evropë. Përkundrazi, ndodhi realizimi i një ‘Skenari më të mirë të mundshëm’, të cilin askush këndejpari, dhe as në Perëndim nuk guxoi as ta ëndërrojë, e lëre më diçka tjetër. Por, huqja për të mirë të parashikimeve vendore dhe ndërkombëtare për shpalljen e shtetit të Kosovës, do të pasohet (këtë e dimë të gjithë ne, sepse po e përjetojmë këtë fakt sot e kësaj dite), me një huqje tjetër, kësaj radhe në dëm të Kosovës dhe të vet Perëndimit (në radhë të SHBA-së), kur bëhej fjalë për rrjedhën afatmesme dhe afatgjatë të procesit të stabilizimit të shtetit të Kosovës brenda territorit të vet, dhe në rrafshin ndërkombëtar. Askush, si këtu, ashtu edhe në Washington dhe në Bruksel, nuk ka supozuar (as në ëndërrën më të keqe), që 15 vjet e më shumë pas atij hapi të parë madhor të Kuvendit të vet, Kosova do të ballafaqohet me problem të madh politik dhe të sigurisë në Veriun e Kosovës, që bisedimet e Brukselit që do të nisnin pak vite më pas (në vitin 2011), nuk do të konkludoheshin brenda një afati të shkurtër kohor me një Marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe që Kosova nuk do ta gjente qëndrueshmërinë ndërkombëtare. Nuk bën dhe nuk mund të kalojnë edhe pesë apo dhjetë vjet të tjera, për ta kryer, një herë e mirë punën e stabilizimit të shtetit të Kosovës. Nuk bën dhe nuk mund më Serbia, pa marrë parasysh se kush është në pushtet në Beograd dhe me çfarë motivesh dhe synimesh ai udhëhiqet, ta mbajë peng Veriun e Kosovës, madje, edhe gjithë Kosovën, në shumë aspekte të mundshme. Aktualisht, nuk ka gjë normale në Veriun e Kosovës. Këtë e dimë të gjithë ne. Këtë e dijnë edhe kryeqendrat e Perëndimit. Aktualisht, nuk ka gjë normale edhe në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ky relacion, sot, kur po bëhet ky shkrim (me 9 maj, pra), është më i keq, me shenja të degradimit të mëtejmë, sesa që ishte para se me 27 shkurt, në Bruksel, të shpallej, nga Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Marrëveshja për ecjen para drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, apo edhe para 18 marsit, kur Borrell do ta bënte publik dakordimin e dy palëve për Aneksin për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje. Për dallim prej asaj periudhe të dimrit të vitit 2008-të, duket që tani është shumë më lehtë të parashikohet se çka do të ndodhë me ndërmarrjen ndërkombëtare për stabilizimin (fillimisht), e më pas për normalizimin e këtyre marrëdhënieve. Nuk ka lajme të mira në horizont. Nëse vazhdohet kështu. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.