Një pandemi tjetër është duke ardhur – këtë herë duhet të jemi gati 123 string(16) "Suella Braverman" string(69) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2024/03/Suella-Braverman.png" nga Suella Braverman 30.03.2024 16:34 30.03.2024 16:34 Suella Braverman Derisa shohim prapa në hapësirën e këtij Parlamenti (britanik), është e lehtë të harrohet se tani jemi katër vjet nga momenti i tij përcaktues – izolimi i parë prej COVID-19. Gati gjithçka që ka rrjedhur pas është diktuar prej asaj ngjarjeje. Shifrat e tmerrshme të vdekjeve në mbarë globin janë trashëgimi që qëndron, me familjet e ndara nga tragjedia. Ne kemi parë po ashtu edhe vende pune dhe biznese që jo vetëm janë ndërprerë, por që në shumë raste kanë humbur përgjithmonë. Edukimi i fëmijëve ishte pezulluar efektivisht, derisa studentët qëndronin nëpër dhomat e tyre të gjumit – duke humbur mundësinë për t’u grumbulluar me bashkëmoshatarët e tyre në kolegje apo universitete. Shtetet duhej të ndërhynin për të ofruar mbështetje të paprecedentë, me nivele të huamarrjes që nuk ishin parë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke vendosur një tendosje të madhe në financat publike. Shpërndarja e shpejtë e vaksinave dhe forca e njerëzve anembanë botës do të thotë se, në shumë mënyra, është një histori qëndresës së jashtëzakonshme njerëzore. Dhe pasi kam shërbyer në kabinet si prokurore e përgjithshme kur u bënë ato zgjedhje të pamundura në 2020 dhe 2021, unë jam e mendimit se Boris Johnson mori të vetmin vendim që kishte në dispozicion të tij në atë kohë, veçanërisht në lidhje me bllokimin e parë në pranverën e 2020-ës. Sidoqoftë është shumë e mundshme që ne do të përballemi me një pandemi tjetër në vitet në vijim. Vendet në mbarë botën ishin të papërgatitura për COVID-in dhe u përballën në kohë reale me vendimet më të vështira, duke përdorur të dhënat dhe shkencën që kishin në dispozicion në atë kohë. Në të ardhmen, a mund ta prekim një balancë më të mirë në një skenar të ngjashëm? Së pari, ishte e qartë që në fillim se mbyllja e shkollave do ta dëmtonte arsimimin e fëmijëve. Miliona njerëz vuajtën për shkak të kësaj ndërprerjeje në studimet e tyre. Ne duhet t’i mbështesim më mirë fëmijët tanë që të ndjekin shkollën në mënyrë të sigurt në çdo zhvillim të ngjashëm në të ardhmen, duke mbrojtur më të cenueshmit. Së dyti, skema e pushimit me të drejtë mbështeti shumë nga ata që nuk ishin në gjendje të punonin. Por me kalimin e punës në shtëpi për shumë profesione zyrash, a nuk mund të synohej mbështetja më saktësisht tek ata që nuk ishin në gjendje të kryenin fare punë? Vendimet e marra më 2020 dhe 2021 ishin të paprecedentë sipas shkallës dhe natyrës së tyre – ministrat bënë më të mirën që mundën, me mirëbesim. Por me një sy të qartë, në të ardhmen ne duhet të dallojmë më mirë se cilat kompani dhe individë garantojnë mbështetje dhe ata që mund të vazhdojnë pa u asistuar. Së treti, si mund t’i mbrojmë më mirë të pambrojturit, përkatësisht të moshuarit dhe ata më të rrezikuarit nga sëmundjet në një sërë rrethanash të ngjashme me COVID-in? Shteti ishte i përgatitur keq për një krizë kaq masive shëndetësore dhe ne nuk mund të lejojmë që të moshuarit tanë, ata në shtëpitë e kujdesit dhe të pambrojturit të vendosen në një rrezik të tillë në një pandemi të ardhshme. Por edhe pacientët po vdisnin vetëm me të afërmit e tyre të penguar që ishin pranë tyre. A ishte një qasje kaq e ashpër absolutisht thelbësore? A nuk mund të sigurohemi që të afërmit të kenë një të drejtë të zbatueshme për të kundërshtuar vendime të tilla në të ardhmen? Në thelb, ka ende një mungesë të të kuptuarit nëse ajo që bëmë në të vërtetë përmbante përhapjen e virusit apo jo. Do të kalojnë vite përpara se “Covid Inquiry” të raportojë, por ajo që na duhet tani është një vlerësim më i qartë epidemiologjik i vlerës së bllokimit. Në atë kohë, skeptikët u dëbuan dhe këshilla e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) u pranua si ungjill. Tani e dimë që OBSh-ja bëri gabim gjatë pandemisë, kështu që duhet të mbajmë një skepticizëm të shëndetshëm ndaj propozimit të “Traktatit të Pandemisë” për të siguruar që qeveria jonë të ketë lirinë të largohet nga këshillat e saj në të ardhmen. Ne duhet të përmirësojmë modelimin dhe të mbrojmë sfidën legjitime shkencore herën tjetër. Dhe për qeveritë, ekziston një nevojë për të marrë në konsideratë ekuilibrin midis sigurimit që ne të shpëtojmë sa më shumë jetë që të jetë e mundur, duke mbrojtur liritë civile dhe të lëvizjes. A do të jetë pandemia e ardhshme si COVID, në të cilën të moshuarit dhe të pambrojturit janë të prekur në mënyrë disproporcionale? Shumica e viruseve janë nga ajri, por jo të gjithë, kështu që si do të dukeshin përgjigjet tona të mundshme ndaj një lloji tjetër krize të shëndetit publik? Ne duhet të jemi shumë më të përgatitur dhe të aftë për të marrë vendime më të mira për të na mbrojtur të gjithëve, dhe kjo përfshin mbrojtjen e lirive tona. Suella Braverman është politikane britanike. Ka shërbyer si Sekretare e Brendshme nga 6 shtatori 2022 deri më 19 tetor 2022. Artikull i botuar në The Telegraph, përkthyer nga KlanKosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.