Një marrëveshje e pakapshme: a është përfundimisht i mundur një përparim në negociatat Serbi-Kosovë? 123 string(30) "Tena Prelec & Donika Emini" string(64) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/01/donika-tana.jpg" nga Tena Prelec & Donika Emini 27.01.2023 09:40 27.01.2023 09:40 Më 23 janar, publiku serb mori trajtim nga një tjetër fjalim i presidentit të tyre. Oracioni “urbi et orbi” prej gati një orë i gjatë preku shumë tema të dashura për të. Aleksandar Vuçiq e strukturoi fjalimin në atë mënyrë sikur po sulmon kordet e duhura për publikun e brendshëm dhe të jashtëm (“aleatët” perëndimorë), duke vizatuar një pikturë dramatike, në të cilën Serbia del si viktimë nga një intrigë e mbifuqishme perëndimore, e po ashtu edhe si aktori konstruktiv në dialogun Kosovë-Serbi. U përmendën gratë dhe pensionistët; Noam Chomsky dhe Slobodan Millosheviqi u futën pakujdesshëm në këtë përzierje. Fundi: është një kornizë e re në dialogun Kosovë-Serbi që iu “imponua” Beogradit dhe Serbia do të duhet të pranojë që “diçka” në lidhje me Kosovën do të ndryshojë. E kemi parë këtë skenë shumë herë: ngritja e tensioneve, përcjellë nga deklarata të paqarta të vullnetit të mirë, dhe pastaj një rikthim në status-quo. Ka të ngjarë që ky skenar të ndodhë prapë, duke qenë se vazhdimi i destabilitetit u shkon për shtat të dy liderëve (Albin Kurtit dhe Vuçiqit). Për më tepër, edhe nëse ende i mistershmi “propozimi franko-gjerman”– “korniza e re” për të cilën aludoi Vuçiqi – i kalon pesë mosnjohësit e Kosovës, mbetet e pasigurt nëse Albin Kurti do të pranojë ndonjë gjë që i ngjan një Asociacioni të Komunave [me Shumicë – shën.red] Serbe – një dispozitë e marrëveshjes së vitit 2013, të cilën Kurti e ka kundërshtuar gjithmonë ashpër, dhe mungesa e së cilës do të ishte një pengesë për Beogradin. Megjithatë, ka një mundësi që ky mospajtim në të vërtetë të arrijë një moment kyç. Skenari i sotëm përmbledh ngritjen e tensioneve para një shpërthimi potencial. Kjo ka ndodhur në dy raste të mëparshme të rëndësishme: në vitin 2011, para se të fillonte dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe në vitin 2013, kur një bllokim prej gjashtë muajsh i parapriu Marrëveshjes së Parë të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve (e ashtuquajtur “Marrëveshja e Brukselit”). Ka shpresa se presioni i thellë nga dy palët si SHBA dhe BE mund të çojë drejt një marrëveshjeje, simbolikisht, në përvjetorin e dhjetë të Marrëveshjes së Brukselit. Për më shumë, edhe pse jo gjithsecili në Bruksel mund ta pranojë haptas, Vuçiqi ka të drejtë kur thotë se propozimi i ri franko-gjerman (që parasheh zgjidhje më “gjithëpërfshirëse” sesa procesi i udhëhequr nga Përfaqësuesi Special i BE-së) është bërë de facto kornizë e re për dialogun. Këtë kornizë e ka pranuar Kurti, i cili për një kohë të gjatë ka avokuar për distancim nga qasja e stilit të Brukselit dhe drejt hapave më të mëdhenj dhe më gjithëpërfshirës. Ndryshimi i Vuçiqit në ton mund të hapë rrugë për një tjetër marrëveshje në Bruksel. Ky ndryshim i kursit, dhe urgjenca e përtërirë për të adresuar këtë çështje po ndodh në një kontekst urgjent të ri gjeopolitik. Nxitimi gjeopolitik Edhe pse shkaqet dhe dinamikat e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës janë më të thella dhe jetëgjatë – kriza aktuale lidhet direkt me konfliktin në Ukrainë, në së paku tre mënyra. Së pari, për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë, Perëndimi ka qenë i vendosur të zgjidhë të gjitha ato çështje, në të cilat ka ‘hapësirë për ndikimin rus’ – përfshirë Kosovën. Kjo ka sjellë disa pasoja të padëshiruara, pasi që Beogradi dhe Prishtina filluan taktikisht të rrisin tensionet për të forcuar pozicionet e tyre përkatëse negociuese: Prishtina, duke refuzuar kompromise dhe duke provokuar në shumë fronte, Lista Serbe (forca politike serbe e mbështetur nga Beogradi në Kosovë), duke u tërhequr nga institucionet e Kosovës – e kështu me radhë, në një betejë të pafundme. Kjo shkaktoi reagime nga SHBA-ja dhe BE-ja mbi domosdoshmërinë për t’i dhënë fund ciklit të paqëndrueshmërisë dhe menaxhimit të krizave që ka vazhduar për gati një dekadë. Së dyti, “shtrëngimi” i Serbisë nga Perëndimi është bërë më i prekur. Kur Vuçiqi thotë se Serbia nuk mund ta përballojë izolimin për shkak se investimet direkte të huaja (IDH) do të bien, ai po ripërdor temën e tij të vjetër të rrënimit ekonomik të Serbisë dhe shpëtimit ekonomik, që ka qenë një nga narrativat kryesore të fushatës së tij që nga ardhja e tij në pushtet. Megjithatë, këtë herë ai e di se nuk është një kërcënim bosh: humbja e IDH-së nga Gjermania në veçanti, do të ishte një goditje e madhe për ekonominë e Serbisë. Zbatimi kryesisht i suksesshëm i sanksioneve kundër Rusisë tregon se Perëndimi nuk bën shaka kur kërcënon të mbyllë dyqane në një shtet mashtrues. Kjo e forcon rolin dhe ndikimin e BE-së, veçanërisht në lidhje me Serbinë – e cila, të paktën në pikëpamjen e Prishtinës, shihet se ka pasur një pozicion më të rehatshëm dhe më pak urgjent në dialog në krahasim me Kosovën, funksionimi i brendshëm dhe fati ndërkombëtar i së cilës varet nga ky proces. Së treti, Kurti e kuptoi se Beogradi është në një pikë të ngushtë për shkak të refuzimit të tij të vazhdueshëm për të vendosur sanksione kundër Rusisë dhe vazhdimisht është përpjekur të provokojë Serbinë që të reagojë ashpër, duke e paraqitur çdo akt që vjen nga Beogradi si luftënxitës. Provokimi i një sulmi të vërtetë me armë, apo një hyrje e paautorizuar e forcave serbe në Kosovë (kjo e fundit është joreale) janë skenarë që do të çonin në ndërhyrjen perëndimore dhe rritjen e kontrollit mbi veriun e Kosovës nga Prishtina – duke vepruar brenda një “dritareje të mundësive” që do të dëmtonte Beogradin. Nga ana e tij, Vuçiqi e arsyeton me lehtësi mosvendosjen e sanksioneve kundër Rusisë me detyrimin për të bërë kompromise për Kosovën me një publik të pakënaqur. Kjo nxjerr në pah një tjetër keqkuptim të zakonshëm. Është bërë modë ndërmjet analistëve dhe komentuesve në Twitter, të krahasohet roli i Serbisë në Kosovë me atë të Rusisë në Ukrainë, duke rritur oreksin e Beogradit për luftë. Edhe pse përgjithësisht i zhvilluar nga komentuesit pro-ukrainas, ky qëndrim është i gabuar dhe në fund të fundit u jep hapësirë vetëm interesave të Rusisë. Një tjetër konflikt në Kosovë, në fakt, do të ishte shumë në interesin e Moskës, meqenëse do të shpërqendronte dhe do të thahej kapitali politik i Perëndimit. Nuk është për t’u çuditur që dezinformatat e lidhura me Rusinë për këtë çështje e shtojnë rrezikun e luftës. Vuçiqi edhe një herë e gjen veten në një situatë ku mund të korrë përfitime ngado që të fryjë era. Ai mund të jetë duke pritur me cinizëm që marrëveshja të dështojë, duke u mbështetur në Kurtin ose një nga pesë mosnjohësit e BE-së për ta ndaluar atë. Megjithatë, ai gjithashtu ka mbrojtur bastet e tij në rast se marrëveshja do të arrihet, pasi ai do të jetë në gjendje ta përshkruajë atë si një fitore në formën e një lloj Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe (që pothuajse me siguri do të quhet ndryshe). Sa i përket lidershipit të Kosovës, tensionet në pjesën veriore të Kosovës e kanë rritur edhe më shumë presionin ndaj Kurtit për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ky mund të jetë kompromisi më i madh që do të bëjë Kurti dhe trashëgimia e tij politike në Kosovë do të lidhet me krijimin e AKSHS-së, të cilën ai e ka refuzuar prej kohësh. Në rastin vështirë të mundshëm që Kurti t’i përulet presionit perëndimor, veçanërisht atij të SHBA-së që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje që vendos anëtarësimin në OKB në tryezë, shanset janë që Rusia të ushtrojë një veto ose të paktën të përdorë situatën për të tërhequr paralele me Ukrainën. Për arsyet e lartpërmendura, paqëndrueshmëria në Kosovë i përshtatet Moskës. Cilado qofshin lëvizjet e ardhshme nga Prishtina, Perëndimi dhe pjesa tjetër, kufiri gjeopolitik i Vuçiqit bazohet përsëri në një përllogaritje që e lejon atë të arrijë të dalë në pozitë “win-win”. Shkrimi origjinal është publikuar në biepag.eu, dhe është përkthyer nga Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.