Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndalimi i TikTok në Shqipëri ngrit pyetje për sundimin e ligjit

123
string(8) "Politico" string(63) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/06/Politico-2.png"
nga Politico 08.01.2025 18:21

Nuk është vetëm Washingtoni apo Bukureshti. Shqipëria po ndërmerr një ndalim të ri ndaj TikTok — një lëvizje që mund të tërheqë vëmendjen e Brukselit, ndërkohë që vendi po punon për të përmbushur standardet e mbrojtjes së të drejtave civile për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Kryeministri Edi Rama shpalli në fund të dhjetorit se do të “bllokojë TikTok për një vit”. Vendimi i tij u ndikua nga zemërimi pas ngjarjes së një vrasjeje të një 14-vjeçari në nëntor, pas një seri diskutimesh që adoleshenti pati në rrjetet sociale. Pas ngjarjes, u publikuan video në TikTok ku të rinjtë shprehnin mbështetje për vrasjen.

Vendimi bazohet në një “model shumë shqetësues” në TikTok, tha Rama për Politico në komentet e tij me shkrim — dhe lidhet me shqetësimet në rritje për ndikimin që rrjetet sociale kanë mbi shëndetin mendor dhe sigurinë e të rinjve.

Por ndalimi i ardhshëm ka ngjallur shqetësime mes politikanëve të opozitës dhe vëzhguesve të të drejtave të njeriut.

“Është një akt tërësisht elektoral dhe një abuzim me pushtetin për të shtypur lirinë e shprehjes në Shqipëri”, tha Ina Zhupa, deputete e opozitës.

Ruslan Stefanov, drejtor i programit në Qendrën për Studimin e Demokracisë në Sofje, tha se fajësimi i TikTok për tragjedinë “është një lëvizje tipike populiste.” Mungesa e një procesi të duhur ligjor ose prova të forta që mbështesin ndalimin e planifikuar është një shembull i korrupsionit sistemik dhe dobësive institucionale të vendit, shtoi Stefanov.

Një përfaqësues i TikTok tha se kompania kishte gjetur “asnjë provë që autori apo viktima të kishin llogari në TikTok, dhe disa raporte në fakt kanë konfirmuar se videot që çuan në këto ngjarje u postuan në një platformë tjetër, jo në TikTok.”

Ndalimi i planifikuar i TikTok mund të tërheqë vëmendjen në Bruksel, ku zyrtarët e Bashkimit Evropian po vlerësojnë respektimin nga Shqipëria të standardeve të BE-së për sundimin e ligjit dhe liritë themelore.

Një përfaqësues i Komisionit Evropian tha në një deklaratë se ekzekutivi i BE-së kishte “marrë shënim” planin e Shqipërisë për të bllokuar TikTok dhe e cilësoi atë si “një vendim sovran”.

“Për Bashkimin Evropian”, theksohet në deklaratë, “çdo ndalim i shërbimeve digjitale mund të konsiderohet si një masë e fundit dhe në lidhje me shkeljen e detyrimeve të transparencës dhe llogaridhënies të ligjit, dhe jo si përgjigje ndaj çështjeve individuale dhe përmbajtjeve online.”

BE po zhvillon hetimin e saj sipas Ligjit për Shërbimet Digjitale, “përfshirë në lidhje me vlerësimin dhe zbutjen e rrezikut për mirëqenien fizike dhe mendore të përdoruesve,” shtoi përfaqësuesi.

Komisioni Evropian po vlerëson aktualisht sundimin e ligjit dhe të drejtat civile në Shqipëri me një sy për anëtarësimin e saj në BE — një nga objektivat më të mëdha politike të Ramës.

Shqipëria ka qenë një vend kandidat për BE që nga viti 2014 dhe ka hapur formalisht procesin e anëtarësimit në 2022, me një raund të parë negociatash që u zhvilluan në tetor të kaluar. Rama ka si qëllim anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030.

Rama insistoi se ndalimi i TikTok nuk ishte provokuar nga një “incident i vetëm;” ishte në përputhje me atë që kërkonte shumica e prindërve; dhe ishte pjesë e një plani më të gjerë për të bërë shkollat më të sigurta, që u zhvillua së bashku me shkollat, mësuesit dhe prindërit.

Zyra e Ramës nuk dha detaje teknike se si dhe kur do të zbatohet ndalimi. Kryeministri tha në dhjetor se qeveria e tij kishte bërë “të gjitha kërkimet teknologjike” dhe do të duhen gjashtë deri në tetë javë për të siguruar që TikTok të mos jetë më i aksesueshëm në Shqipëri.

“Liria e shprehjes dhe mundësitë për marketing nuk do të zhduken pa TikTok”, tha Rama për Politico.

 

Përkthyer nga klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme