NATO dhe BE si fati i Kosovës 123 string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg" nga Blerim Shala 11.07.2023 16:48 11.07.2023 16:48 Blerim Shala Vlerësimi që Ballkani Perëndimor ka rëndësi të veçantë gjeo-politike për Perëndimin, për SHBA-në dhe BE-në, është shfaqur në Washington dhe në Bruksel shumë kohë para se në muajin shkurt të vitit të kaluar, Rusia invadoi Ukrainën, me qëllim të qartë për shkatërrimin e këtij shteti, apo, për bashkimin e Ukrainës me Rusinë. Pra, ky kualifikim i Ballkanit Perëndimor nga ana e Perëndimit, nuk është pasojë e Luftës në Ukrainë. Por, nuk ka kurfarë dyshimi që krejt çfarë po ndodhë në Ukrainë, që nga dimri i vitit 2022, ka shumëfishuar interesimin e Perëndimit për paqen dhe sigurinë e gjashtë shteteve të kësaj pjese të Evropës, dhe ka shtyrë BE-në t’i ndërmerr disa veprime të cilat me siguri do të shtyheshin sërish për shumë vite të tjera. Perëndimi e sheh gjithë territorin e Ballkanit Perëndimor, me gjashtë shtetet e tij, si interes të dorës së parë. Më para, është menduar që ndikimi i faktorit rus në këto anë të kontinentit të vjetër, do të dobësohet gradualisht, në vijim të anëtarësimit të shteteve veç e veç në Alaencën Veri-Atlantike. Dihet që Rusia u mundua në të gjitha mënyrat ta pamundësojë hyrjen e Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut në Paktin NATO. Megjithatë, ajo dështoi. Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, tre janë tashmë pjesë e NATO-s (Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut), në Kosovë, NATO është pjesë e jona, Serbia ka shpallur tash e sa vjet publikisht synimin për të mbetur ushtraakisht neutrale (edhe pse është në PFP, Partneritetin për Paqe të Aleancës Veri-Atlantike), teksa Bosna dhe Hercegovinën e pret një rrugë e gjatë për të hyrë në këtë Aleancë, për shkak të mungesës së konsensusit midis tri kombeve shtetformuese të tij. Prej vitit të kaluar, apo, që nga agresioni rus, në Washington dhe Bruksel është kuptuar që vlerë të veçantë sa i pëket paqes dhe stabilizimit afatgjatë të Ballkanit Perëndimor paraqet procesi i integrimit të shteteve të tij në Bashkimin Evropian. Megjithatë, këtu ka ende hezitime në Bruksel se si të materializohet, brenda një periudhe afatmesme, ky interes i përbashkët, teksa në ndërkohë do të duhej të ndodhte reforma sa i përket procesit vendimmarrës në BE, i cili ka pësuar goditje serioze viteve të fundit, më së shumti për shkak të sjelljes së Hungarisë, Sllovakisë dhe Polonisë. Sidoqoftë, pa shtrirjen e Aleancës Veri-Atlantike në thuaja të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor (pos Serbisë) dhe pa inkuadrimin e të gjashtë shteteve të kësaj pjese të Evropës në BE, nuk mund të përmbushet ai synimi gjeo-politik i Perëndimit për sigurimin e interesave afatgjatë të SHBA-së dhe BE-së, dhe për dobësimin e ndikimit të Rusisë. Kjo është ‘Harta rrugore’ pra për Perëndimin në Ballkanin Perëndimor. Kjo është, gjithsesi, edhe ‘Harta rrugore’ e shtetit të Kosovës, i cili nuk do të bëhej në vitin 2008, pa këtë partneritetin e njohur me SHBA-në dhe BE-në. Sa më shumë që forcohet Aleanca Veri-Atlantike, teksa fuqia e saj po sprovohet, përmes fronteve të Ukrainës tash e gati 18 muaj, dhe sa më shumë që të mëkëmbet BE-ja, pas një periudhe të njohur të viteve me telashe të shumta, ku ajo kryesorja përkoi me largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja (pëmes BREXIT-it), aq më mirë do të jetë për Kosovën, dhe për sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të shtetit të Kosovës. Rrugëtimi i Kosovës kah Pakti NATO dhe kah Bashkimi Evropian janë të pa-alternativë për ne. U mendua, në pranverën e vitit të kaluar, që si pasojë e Luftës në Ukrainë, do të mund të sigurohet një rrugë më e shkurtër për Kosovën për të mbërri në NATO dhe në BE. Megjithatë, për ne, si shumë herë në të kaluarën, ka pengesa të veçanta, në trajtë të shteteve anëtare të NATO-s dhe të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Sidoqoftë, ngritjet dhe rëniet në këtë ndërmarrje të madhe për Kosovën, më të madhen pas çlirimit dhe pavarësimit, nuk duhet të na dekurajojnë apo dëshpërojnë. Fati ynë, është NATO dhe BE. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.