Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muzgu i Perandorit  

123
string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg"
nga Blerim Shala 26.06.2023 17:20
Blerim Shala
Blerim Shala

Që prej se ka ardhë në pushtet, në vitin 1999, Vladimir Putin, lideri rus, ka preferuar të portretizohet si një politikan dhe burr i fuqishëm i një shteti të fuqishëm.

Ta merr mendja që një Rambo e kishte marrë fronin e Kremlinit.

Shumë e shumë fotografi dhe xhirime të tij, e shfaqnin atë muskuloz, me trup të tonifikuar, sypatrembur, me një siguri në vetëvete.

Rusia para tij ishte një xhungël. Tash ky i thoshte rusëve dhe gjithë Botës që ky është luani vet. Ndërsa Rusia do të bëhej shtet që do ta rikthejë namin e Bashkimit Sovjetik.

Natyrisht, për ta kthyer këtë nam dhe këtë emër, apo, si njëri prej atyre pak mbi-emrave shetëror të cilët kanë fjalën në një Rend ndërkombëtar kaotik (të denjë për një xhungël, në dhjetë –dymbëdhjetë e fundit), Putin ia mësyu Ukrainës, në dimrin e vitit të kaluar.

Është thënë shumë herë në të kaluarën, Rusia pa Ukrainën nuk është Perandori.

E cari i ri rus, deshti ta bëjë Rusinë e tij Perandori.

Por ja që gjashtëmbëdhjetë muajt e luftimeve në Ukrainë, thelbësisht të pasuksesshme, gati që nuk u përmbysën përfundimisht në gjashtëmbëdhjetë orët e ditës së shtune, të 24 qershorit, kur dhjetëra mijëra mercenarë të grupit Wagner të ‘kuzhinierët’ të Putinit, Yevgeny Prigozhin, ia mësynë Moskës, duke shprehur kështu mllefin me sjelljen ndaj tyre të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë dhe të Armatës së Rusisë.

Nuk pati Ministri a Qeveri, Ushtri dhe mbrojtje që i doli në rrugë Wagnerit atë të shtune.

Trupat e Wagnerit mbërritën në 200 kilometra afër Moskës.

Në fund, Prigozhin hoqi dorë nga kjo mësymje, mbase jo vetëm për shkak të bisedave telefonike me Lukashenkon, Presidentin e Belorusisë.

Me gjasë, edhe ai vet u gjet i shokuar me faktin që në mes tij, Wagnerit dhe Kremlinit, nuk u gjet kush ta ndalë.

Ishte kjo tronditëse, me siguri për Putinin, edhe më shumë për Washingtonin dhe gjithë Perëndimin.

Mbase, më të frikësuar për një kolaps të shtetit rus atë ditë kanë qenë amerikanët dhe evropianët, se sa ai ish-njeriu i fuqishëm, Vladimir Putin.

Për Washingtonin dhe Perëndimin, varianti më ideal i epilogut të luftës në Ukrainë, do të ishte ai i tërheqjes së forcave ruse nga Ukraina, teksa Putini edhe një kohë të jetë në krye të saj, teksa dihet që raportet në mes të Perëndimit dhe Rusisë janë prishur pariparueshëm, për dhjetëra vite. Së paku.

Sidoqoftë, fama e Putinit si një politikan i fuqishëm, i cili në çdo kohë di çka do, që është, për më shumë, në kontroll të situatës, perëndoi një herë e mirë në orët e mbrëmjes së të shtunes së kaluar.

Krahasimet në histori janë tipar i shumë polikanëve dhe dijetarëve. Kjo dihet.

Bolshevikët morën një pushtet në Rusinë e atëhershme, në vjeshtën e vitit 1917, (i cili thuajse nuk ekzistonte), jo me parulla komuniste, as me premtime për Parajsë në Tokë.

Ata u bënë zotër të Rusisë, duke ju thënë rusëve që do ta ndalin menjëherë Ferrin e Lufës së Parë Botërore, apo që do ta pranojnë paqen.

Lufta në Ukrainë e ka gjithsesi këtë kontekstin e vitit 1917.

Në anën tjetër, një paralele tjetër historike që po bëhet këtyre ditëve, është ajo midis Mikhail Gorbachevit, liderit të mbramë të Bashkimit Sovjetik dhe Vladimir Putinit.

Këta të dy, të kuptohemi, nuk kanë gjë të përbashkët.

Por, kur Gorbachev u kthye në Moskë, pas dështimit të grushtshtetit ushtarak të verës së vitit 1991, ai vet, e lëre më të tjerët, e dinin që epoka e tij politike ka hyrë në një muzg.

E njejta gjë tani mund të thuhet për Putinin, pas veprimeve të Prigozhinit dhe Wagnerit, të shtunën e kaluar.

Gorbachev ra, së bashku me Bashkimin Sovjetik, vetëm katër muaj pasiqë ri-mori pushtetin në Moskë.

Ndërsa atë në atë kohë e përkrahte fuqishëm Administrata amerikane e Presidentit George H. W. Bush. Kjo Amerikë, për më shumë, ishte kundër zhbërjes së Bashkimit Sivjetik.

Për largimin e Putinit, me gjasë do të duhet më shumë kohë. Këtë, mbase kush nuk e di.

Por rënia e tij tani duket se ka hyrë në të gjitha përllogaritjet perëndimore për mënyrën se si do të zgjidhet ekuacioni i Luftës në Ukrainë, dhe ai për të ardhmen e Federatës së Rusisë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme