Mbi efektet e taksës në importe nga Serbia e BeH në buxhet e më gjerë: Pa dramatizëm 123 NULL NULL 26.11.2018 09:19 26.11.2018 09:19 DEFICITI TREGTAR ME SERBINË NGA VITI 2005 DERI NË FUND TË VITIT 2017 ËSHTË RRITUR NGA 104 MILIONË EURO NË 401 MIION EURO OSE 2.8 HERË( 280%) CEFTA , BE DHE ATA QË E MBËSHTESIN TREGTINË E LIRË MË SË PAKU MUND TA AKUZOJNË KOSOVËN PËR QËNDRIMIN DHE PËRKUSHTIMIN NDAJ TREGTISË SË LIRË. PROBLEMET DUHE T`I KËRKOJNË GJETIU. Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vënë një taksë 100% në importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina pati edhe brenga lidhur me efektet negative të kësaj mase ne Buxhetin e Kosovës, për ndikimet në çmimet e konsumit dhe tek prodhuesit qe importojnë lëndë të parë nga këto vende. Ndonëse kam qene mjaft aktiv me postime për aspekte të ndryshme të këtij problemi, pasi pati edhe ca ftesa që të elaboroj pak më gjatë këto probleme ( sidomos nga miku im e analisti Nexhmedin Spahiu) po e adresoj shkurt dimensionin ekonomik të masave, edhe pse mendoj se edhe aspekti politik ishte po ashtu , në mos më shumë relevant prapa vendimit të Qeverisë. Pa e nënçmuar këtë aspekt po përqendrohem në aspektet ekonomike. Në një debat qe patëm ne njërin nga televizionet tona ditën kur u vu taksa një bashëkbisedues aty e koleg imi parashikoi ndikime të rënda në buxhetin e Kosovës. Prandaj po merrem se pari me këtë aspekt ngase këtë çështje nuk mundemi ta eksplorojmë aty. Tema shumë ishim pesë bashkëbisedues dhe koha ishte gjithsej një orë. Nuk mendoj se të ardhurat e Buxhetit te Kosovës do të duhej të dëmtoheshin nga kjo masë. Kjo do të ndodhte vetëm në rastin se rreth 450 milion importe që tani vijnë nga Serbia , nuk do të zëvendësoheshin nga prodhimi vendor ose importe nga vende të tjera . Për importet nga Serbia dhe BeH importuesit edhe ashtu nuk kanë paguar doganë , por vetëm TVSH. Kjo do të paguhet edhe tash edhe nëse importi vie nga vendet e tjera e edhe për prodhimet vendore. Nëse çmimet e mallrave të importuara do të jenë më të larta se sa ato në Serbi, për arsye të transportit e edhe të tjera ta zëmë 5, 10 % ose diçka me tepër për aq do të rritet edhe TVSH që do të vie në buxhet dhe rrjedhimisht edhe te ardhurat ëe buxhet ( për shembull për importet nga Turqia, me të cilën ende nuk e kemi nënshkruar marrëveshjen për tregti të lirë). Nëse importojmë jashtë vendeve të CEFTA do të paguhet edhe doganë dhe edhe kjo do të rrisë buxhetin. Ndaj kjo ishte një brengë kryesisht e paarsyeshme. Cili do të jetë ndikimi potencial tek konsumatorët, apo ndikimi inflator, me rritjen e çmimeve të prodhimit ose konsumit. Kjo do të mund të llogaritej përafërsisht saktë nga ASK nëse shohim ndikimet në shportën e konsumatorëve , përkatësisht peshën specifike të mallrave të importuara nga Serbia në shportën konsumuese në bazë të së cilës ASK llogarite inflacionin. Në mungesë të kësaj po marr një model të thjeshtësuar. Nëse nisemi nga statistika e publikuar ( ASK, Tregtia e jashtme , 2017) shohim se importet nga Serbia përbëjnë rreth 15% te importeve te gjithëmbarshme. Nëse supozojmë se importi nga vendet e tjera qe i zëvendëson këto produkte do të jetë më i shtrenjte 10%, dhe kjo transportohet linearisht tek niveli çmimeve ( e kjo nuk ngjet në realitet) atëherë[ niveli i përgjithshëm i çmimeve të këtyre produkteve do të mund të rritej me këto përqindje , por efekti në shportën e konsumit do duhej të ishte me i vogël, pasi kjo % do të vlente vetëm, për këto produkte e jo edhe për të tjerat. Pra, vetëm çmimi i 1/5 e importeve do të rritej me 10 %. Sipas supozimit tonë. Thashë qe këto janë supozime vetëm për ta ilustruar problemin,. Llogarite e sakta mund të bëhen ne baze te shportës me të cilën llogariten çmimet e konsumit në Kosovë dhe peshën specifike që kanë mallrat e caktuara në të. Sipas të njëjtit burim të të dhënave ( ASK 2017) shohim se Kosova importon nga Serbia 21 milionë euro pije joalkoolikë ( thuaja të gjitha të zëvendësueshme me produkte vendore) ; 17 milionë sheqerna , melasë mjaltë (zëvendësohet kryesisht nga importi), 14 milion grurë e misër ( zëvendësohet kryesisht nga importi , me çmim më të lartë ndoshta 10-20%), varësisht nga situata këtu Qeveria duhet të shikojë një intervenim me subvencionim të çmimeve të bukës; nga Serbia importohen edhe 14 milionë përgatitje nga drithi dhe mielli ( i zëvendësueshme nga importi dhe prodhime vendor dhe gjithashtu edhe 14 milionë vajra dhe yndyra ushqimi vegjetbel e të papërpunuara e qe gjithashtu zëvendësohen lehtë nga importi dhe edhe nga prodhimi vendor. Këto janë grupacionet kryesore të importit për shportën e konsumatorëve në Kosovë, dhe ndikimi i tyre në çmimet e kësaj shporte që nuk do të duhej të ishte me ndikim të papërballueshëm dhe të ndikonte në ndonjë spirale inflatore. Hiperbolizimi i këtij ndikimi është i dëmshëm në këtë situate. Megjithatë Qeveria nuk duhet as ta nënçmojë, Duhet nxjerre llogari të sakta dhe duhet përshtatur buxhetin për neutralizim të këtij ndikimi. Një ndikim tjetër ndoshta ëe seriozi që do trajtim urgjent është neutralizimi i efekteve tek prodhuesit e Kosovës që lëndën e parë dhe inputet e tjera i importojnë nga Serbia në një përqindje të lartë. Para dy tri ditësh isha në Fabrikën e radiatorëve ENRAD nga Gjilani. Ata janë furnizuar me llamarinee çelik nga Smederevapër te prodhuar radiatorë dhe kaldaja. Në këtë moment ata nuk mund ta përballojnë assesi shtrenjëtimin e lëndës së parë 100%. Ju duhet edhe kohë për riorientim në tregje alternative. Këtu Qeveria duhet të bie një vendim urgjent që taksa që paguajnë ata kur importojnë lëndën e parë të ju evidentohet dhe aty për aty te neutralizohet me kthim të saj për një kohë derisa të sigurojnë alternative furnizimi, ose derisa Serbia nuk korrigjon politikat e veta. Ndikimi i këtij operacionin për buxhetin është neutral në krahasim me gjendjen para masave. Përndryshe ndikimet pozitive të këtyre masave krahas uljes së varësisë nga importi nga Serbia , mund të jenë edhe tek edhe në rritje e prodhimit vendor dhe konsumimin e produkteve vendore. Ne ekonomi është i njohur efekti i ashtuquajtur i imultiplikatorit. Çdo Euro e shpenzuar në blerjen produkteve vendore dhe inputeve vendore të prodhimit ka një efekt multiplikues 3-5 herë , varësisht nga struktura e produktit , pra ajo euro bën një xhiro ne vend duke i kontribuar rritjes ekonomike dhe vendeve të reja të punës. Eurot që shpenzojmë për importe e bartin ketë efekt tek vendi ku importojmë. ( Natyrisht kjo nuk vlen vetëm për importet nga Serbia). Mu për këtë tani edhe në diskutimet teorike , po korrigjohet një eufori që erdhi gjatë viteve 90, dhe dekadën e parë të këtij shekulli, si pasojë e të cilës ishin neglizhuar politikat aktive industriale për riindustrializim të ekonomive në transicion, ose ekonomive që janë ballafaquar me nevojë të rikonstruktimit pas luftës dhe sanimit te një dezinsutrializimi brutal siç është rasti me ekonominë e Kosovës. Pra nga ekonomistë e nobelistë shume eminentë po sugjerohen politikat që rrisin ofertën vendore dhe aftësinë e saj konkurruese ( supply –side policies). Kosova nuk mund te akuzohet se është kundër parimeve të CEFTA e tregut të lirë. Ajo është , krahas Shqipërisë, respektuese rigoroze e atyre parimeve më shumë se gjithë vendet e tjera të CEFTA e sidomos më shumë se Serba e B e H. Ajo me këtë vendim nuk po e suspendon ekonominë e lirë. Ka problem vetëm me dy vende dhe 15% , përkatësisht 3% ( Be H) të importeve. Pra nga vende që godasin pozitën e saj ndërkombëtare dhe sovranitetin e saj. Përndryshe po të ishte fjala për suspendim të tregtisë së lirë dhe konkurrencës fer përkrahja ime ndaj vendimit të Qeverisë do të dallonte shumë nga ajo që kam bërë si udhëheqës i Riinvest ose deputet. Unë besoj se vetëm tregu i lire, konkurrenca fer dhe politikat aktive zhvillimore dhe industriale për rritje të ofertës vendore janë çelësi i prosperitetit ekonomik të Kosovës dhe ekonomive të ngjashme si kjo e Kosovës. Përndryshe, për të ilustruar se gjithsesi ka qenë e nevojshme të ndërmerren masa për të rregulluar, midis tjerash edhe tregtinë me Serbinë ( pavarësisht aspekteve politike) mjafton të kemi në vëmendje se deficiti tregtar me Serbinë nga viti 2005 deri në fund te vitit 2017 është rritur nga 104 milionë Euro në 401 milion Euro ose 2.8 herë, ndërkohë që deficiti i përgjithshëm në këmbimin tregtar i Kosovës në këtë periudhë është rritur rreth 2.4 herë, ( 40% më pak). E kam thënë edhe në raste të tjera se Kosova ka nënçmuar gjatë këto probleme dhe ka injoruar rekomandimet qe t`i adresojë. Një kthesë pozitive është bërë këto tri vitet e fundit me pakon fiskale 1 e 2 dhe gjithashtu edhe me disa masa që janë marrë në vazhdim të tyre vitin e fundit. CEFTA , BE dhe ata që e mbështesin tregtinë e lire më se paku mund ta akuzojnë Kosovën për përkushtimin ndaj tregtisë së lirë. Problemet duhet t`i kërkojnë gjetiu.