Lufta dhe paqja e OKB-së 123 string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg" nga Blerim Shala 21.09.2022 09:20 21.09.2022 09:20 Blerim Shala Ndryshimet klimatike në Botë sivjet kanë treguar pasojat e veta më brutale me format e skajshme të motit: Me thatësira dhe vërshime të mëdha, me stuhi të papara në Evropë, me viktima në njerëz, me dëme materiale të cilat me siguri kalojnë qindra miliona euro, apo edhe më shumë. Nuk ka më kush dyshim se çka po ndodhë me klimën dhe ambientin. Nuk ka dyshim edhe kush është fajtor a përgjegjës për këtë gjendje. Më në fund, duket që dyshimet janë lënë prapa edhe kur bëhet fjalë për urgjencën e veprimit të koordinuar në rrafsh ndërkombëtar (sepse pasojat na godasin të gjithëne njësoj, ashtu si edhe Covid-19, prej vitit 2020 e këndej), për të parandaluar më të keqen: Dëmtimin e pariparueshëm të natyrës dhe të ambientit të jetesës. Po të njejta fjalë, me po të njejtat përshkrime do të mund të përdoreshin edhe për politikën dhe sigurinë ndërkombëtare në këtë vit. Edhe këtu, dihet se kush është bërë sebep për një përmbysje të madhe politike, e cila realisht, ka shembur një Rend ekzistues ndërkombëtar, me të gjitha të mirat dhe të këqijat e tij. Zatën, te dy këto zhvillimet dramatike gjatë këtij viti, në natyrë dhe në politikë, me pasoja largëvajtëse për sigurinë dhe mirëqenien e secilit prej nesh, me tonet e alarmit të paparë në dhjetëra vitet e kaluara, u gjetën në fjalimin kumbues të Antonio Guterres, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, në hapjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York. Teksa vlerësimet, shqetësimet dhe porositë e Guterresit ishin qind për qind të sakta, mbase, me saktësi të njejtë (të qind për qindtë), mund të pohohet që pesha politike e Sekretarit të Përgjithshëm kurrë nuk ka qenë më e ulët, teksa i njejti konkludim vlenë edhe për vetë OKB-në. Në vitin 1990, kur një shtet, Iraku, hyri dhe okupoi një shtet sovran, si Kuvaitin, OKB-ja ishte në pikën e vet më të lartë, falë situatës brutalisht të qartë, ku dihej se kush çka ka bërë në raportet midis dy shteteve, pastaj, falë edhe një bashkëpunimi të jashëzakonshëm në mes të SHBA-së të Presidentit Bush, dhe Bashkimit Sovjetik të Presidentit Gorbachev. Nën ambrellën e OKB-së dhe Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u bë çlirimi ushtarak i Kuvaitit dhe dëbimi i Irakut. Në vitin 2022, një shtet tjetër, kësaj here, Federata e Rusisë, pa pasur asnjë justifikim të vetëm, bëri agresion ndaj një shteti sovran, çfarë është Ukraina. Edhe tash, si atëherë kur bëhej fjalë për Irakun dhe Kuvajtin, dihet kush është përgjegjës për një luftë e cila ka kthyer Evropën në ditët më të errëta të saj, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Por për dallim prej viteve 1990, 1991, kur OKB-ja u gjet mirë në një sprovë të madhe politike dhe të sigurisë, kësaj here, për shkaqe të njohura për të gjithë, po ndodhë e kundërta. Është e vërtetë që Asambleja e Përgjitshme e OKB-së, me një votë impozante, ka dënuar qysh në ato ditët e para të kësaj lufte, agresionin rus në Ukrainë. Edhe në debatet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është kuptuar qartë se cili është raporti i forcave në trajtimin e kësaj teme madhore dhe njëkohësisht tronditëse ndërkombëtare. Megjithatë, tej këtij dimensioni më shumë moral, OKB-ja duket që nuk mund të bëjë gjë më shumë për ta kthyer në vend një Rend ndërkombëtarë të prishur me kaq brutalitet nga ana e Rusisë së Vladimir Putinit. Dikush mund të shtojë këtu, me të drejtë, që Rusia është njëra nga P-5 (pesë shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së), dhe me statusin që ka, me përgjegjësinë që ka për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar, ajo kurrë nuk do të duhej të sjellej në këtë mënyrë. Përkundrazi. Pas tragjedisë së madhe të Luftës së Parë Botërore, është menduar që kjo luftë me miliona viktima, i ka dhënë mend gjithë Evropës dhe që më nuk do të përsëritet diçka e tillë. Në synim për ta mbajtur paqen për një kohë të gjatë, u krijua edhe Liga e Kombeve. Dështimi i kësaj organizate ishte prelud në Luftën e Dytë Botërore. Krijimi i OKB-së, një muaj pas përmbylljes së Luftës së Dytë Botërore, në tetorin e vitit 1945 në San Francisko, kishte po të njejtin qëllim. Shmangien nga një tjetër tragjedi e cila matej, kësaj here, me dhjetëra miliona viktima. Duket që lufta e Rusisë në Ukrainë, rrezikon ta kthejë Evropën aty ku ka qenë në vitin 1945. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.