Lajthitja e opozitës 123 string(16) "Shkëlzen Maliqi" NULL nga Shkëlzen Maliqi 25.09.2015 13:38 25.09.2015 13:38 Bllokada e Kuvendt të Kosovës nuk është se paraqet ndonjë rrezik real për pushtetin e Qeverisë aktuale të Isa Mustafës. Maxhoranca e koalicionit PDK-LDK është solide dhe nuk ka asnjë shenjë se akcionet e opozitës VAN (Vetëvendosje-Aleanca-Nisma) ndikojnë në dobësimin ose shkërmoqjen e koalicionit dhe subjekteve që e përbëjnë atë. Përkundrazi, akcionet foshnjarake (prerja e gomave të veturave qeveritare, gjuajtja me ngjyrë dhe vezë e Kryemininistrit, rrethimi i foltores së Kuvendit) më shumë e dëmtojnë imixhin dhe ndikimin e VAN-it, se sa që i bëjnë ndonjë dëm të konsiderueshëm Qeverisë. Madje, duke e sulmuar Qeverinë në ato çështje që partnerët ndërkombëtarë i konsiderojnë si sukeset më të mëdha në mos edhe të vetmet serioze (siç janë avancimi i Marrëveshjes së Brukselit, themelimi i Gjykatës speciale dhe Marrëveshja e damarkacionit me Malin e Zi), opozita vetëm se ia bën gropën vetës duke dëshmuar se nuk e kupton realitetin dhe nuk po arrin të imponohet si forcë alternative,që premton se Kosovën do ta udhëheq me më shumë sukses. Në të vërtetë, duke i mëshuar në mënyra inatçore arritjeve më të rëndësishme të konstruktit ende delikat të shtetit të Kosovës, opozita arrin një kundërefekt të sjelljes prej budallait i cili me kokën e vetë godet murin që ia ka zënë rrugën e marrjes së pushtetit. Me “aksionet” e saja teatrale opozita arrin vetëm që të ngritre pluhuri, që maskon dobësitë e shumta të Qeverisë në administrimin evendit. Pa muskuj dhe brina luftohet Qeveria në çëshjtet ku ajo është e fortë dhe praktikisht e paprekshme dhe në raporte obligative me fuqitë e mëdha, kurse dorëzohet shpejtë ose nuk është konzistente në denoncimin e aferave korruptive dhe të mungesës së strategjisë zhvillimore. Madje, kjo sjellje e çuditshme e VAN-it është bërë shkas që edhe shumë kundërshtarëtë pavarur të qeverisë të deklarohen: “Çfarë opozite kemi, Mustafa dhe Thaçi na duken liderë luledritë!” Në demokracinë parlamentare çështja e numërave / mandateve nuk mund të relativizohet ose të anashkalohet. Shumicës i takon pushteti dhe pakica nuk mund të imponojë qëndrimet e veta në vendimarrjet. Më së shumti që mund të bëj është që të ndikojë në vetëdijesimin dhe korrigjimin e atyre zgjidhjeve qeveritare për të cilat kanë argumente se janë në dëm të interesit të përgjithshëm. Po kështu, opozita e ka hapësirën që të bëjë projekte dhe udhëheq strategji komprometuese ndaj Qeverisë, dukeulur ndikimin e saj dhe synuar që në zgjedhjet e radhës të sigurohet marrja e shumicës së votës. Kuptohet, në rrethanat e caktuara opozita mund të nxit edhe trazira ose alarmojë krizat ekonomike dhe shoqërore duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedjhjeve tëparakohshme. Edhe VAN-i parimisht, me apo pa ve të prishura, e ka të drejtën e kërkimit të zgjedhjeve. Por, këtë nuk duhet ta bëjë qorrazi, pa e vlerësuar mirë forcën reale dhe përkrahjen që e ka aktualisht tek elektorati i Kosovës. Nuk mjafton të bërtasësh çdo ditë kundër Zajednicës, ose se Kosova është në krizë të thellë, shteti është i kapur dhe i korruptuar, Kryeministri bën tradhëti kombëtare dhese populli po kërkueka ndryshimet, ndërkaq që në protestat që i thërret arrinë që t’i mobilizojëgjithnjë e më pak veta, praktikisht vetëm disa grushta militantësh të partive. Në Kuvend VAN-i nuk e ka as një të tretën e votës vendimarëse, kurse me nxitimin që ta përmbys pushtetin ose me provokimin e zgjedhjeve të parakohshme, rrezikon që të dalë me përkrahje edhe më të vogël seç e ka aktualisht! Të bllokosh punën e Kuvendit duke mos pasur as një të tretën e votës dhe duke pretenduar se VAN-i po përfaqësueka interesat vitale të popullit, është një lajthitje e rrezikshme që grish përmbysjen e parlamentarizmit dhe të demokracisë për ta zëvendësuar atë me një sistem të diktaturës së pakicës. Të jam i qartë: nuk besoj se LAN paraqet rrezik real prej instalimin e një diktature të tillë, pra që Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj ta nxisnin kryengritjen populloreme të cilëm do të largoheshin Mustafa dhe Thaçi nga pushteti, dhe do të instalohej një qeveri revolucionaree VAN-it. Nëse Kurti dhe Haradinaj vërtet synojnë një përmbysje të tillë, e kanë shumë gabim. Kjo do të ishte një aventurë shkatërruese për dy politikanë të frustruar me të qenit të margjinalizuar si liderë të pakicës. Një“puç” i tillë, lere që do të ishte bllof, do të ishte ishte përpjekje për ta marrë pushtitin jashtëligjshëm, pa zgjedhje, me rebelim revolucionar. Përndryshe, revolucionet e suksesshme, – për këtë ka literaturë të bollshme, – gjithnjë janë përgatitur duke bërë analiza dhe konsideruar elementin kyç, çështjen e ekzistimit dhe të krijimit të rrethane, të kushteve, tëdisponimit dhe të momentumit që revolucionin e bën të mundshëm. Sot nuk ekziston ky momentum. Demokracia parlamentare, që nuk është sistem ideal por deri më sot nuk është shpikur një më i mirë, i ofron çdo opozite shansin e përmbysjes së disponimit të votuesve duke bërë programe joshëse dhe duke sulmuar Qeverinë aty ku është ajo e dobët, qoftë edhe me demagogji e propagandë, e që pastaj sigurojnë mazhorancën e votës në zgjedhjet. Nxitimi dhe dhuna simbolike në Kuvend dhe jashtë tij nuk janë aksione aq padjallëzuara siç arsyetohen dhe propagandohen. Ato mund ta ushqejnë edhe fanatizmin që ndaj “tradhtarëve” kërkon aplikimin edhunës vrastare. E gjithë kjo çon drejt konkluzionit se vetë e prishura ashiqare nuk janë as strategji e as taktikë politike që mund t’i sjellin dobi VAN-it. Kjo nuk do të thotë se opozita nuk duhet të shfaq energji dhe përdorë mjete dhe veprime të ndryshme për komprometimin e Qeverisë. Vëretja është se frustimet dhe ngutia nuk janë aletë të mirë në politikë. Me bllokadën dhe dhunën që e përdorë për të provokuar edhe përgjigjenme dhunë nga ana e Qeverisë me të cilët përmbushet profecia e viktimizimit të opozitës si “përfaqësuese e interesit të popullit”, VAN-i në rrethanat aktuale nuk ka asnjë gjasë për sukses. Opozita e ndërgjegjësuar do të duhej të kishte durim dhe qëndrueshmëri në vetëdijesimin dhe mobilizimin e sa më shumë përkrahësve kundër politikave qeveritare,në mënyrë që të synojë fitore nëse jo në zgjedhjet e radhës,atëherë ato që do të mbahen më vonë. Por, çështja është se VAN-i si të vetmën alternativë për pafuqinë e saj në Kuvend, e sheh politikën e rrugës dhe dhunën. Me këtë qasje zhvillimet nuk mund të çojnë drejt ndonjë“revolucioni” shpëtimtar,për ia hapin derënanarkisë, në mos edhe luftës civile.