Lajmi i keq i vitit 2023 123 string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg" nga Blerim Shala 09.12.2023 11:09 09.12.2023 11:09 Blerim Shala Bazuar në ditët dhe javët e fundit të këtij viti, mund të parashikohet me një saktësi frikësuese se çfarë na pret në Evropë dhe më gjërë, në vitin 2024, veçmas kur dihet që në Amerikë do të mbahen zgjedhjet presidenciale të rëndësisë së jashtëzakonshme, dhe në Evropë do të ketë votim për përbërjen e Parlamentit Evropian. Kur të bie të kujtosh për të mirë si ka qenë gjendja në Evropë dhe në Botë në dhjetorin e vitit 2022, në fundvitin e parë të Luftës në Ukrainë të shkaktuar nga Rusia e Vladimir Putinit, atëherë mund të merret me mend se çfarë gjendje kemi tani në Ukrainë, teksa kësaj lufte i është shtuar që nga fillimi i tetorit një tjetër konflikt, fundi i të të cilit nuk po shihet, në mes të Izraelit dhe Hamasit në Palestinë (në rripin e Gazës). Antonio Gramsci-t, mendimtarit marksist italian i atribohet një mendim shumë i sakt, sipas të të cilit, në atë rrjedhën historike, periudha më e rëndë, më e rrezikshme është ajo kur një epokë ka perënduar tashmë, por ajo e reja ende nuk ka lindur. Është ky një lloj i tranzicionit i cili si i tillë, mund të zgjasë shumë dhe për më tepër, mund edhe t’i jep drejtimin tejet problematik një epokë të re historike. Ky tranzicion po karakterizohet, pos tjerash, me një mobilizim të jashtëzakonshëm të Perëndimit, para se të gjithash, të SHBA-së së Administratës të Presidentit Biden, për tu ballafaquar me sfidat e tij, të cilat, në përbashkësinë e tyre duket që synojnë të godasin në palcë supreioritetin historik dhe politik të Perëndimit, në radhë të parë të Amerikës. Po mos të ishte ky ri-rreshtim i Perëndimit pas shkurtit të vitit 2022, kur forcat ruse invaduan Ukrainën, nuk ka dyshim që brenda pak javëve, Ukraina do të okuphej në tërësi nga Rusia, dhe në këtë mënyrë do të ndërrohej, në mënyrë substanciale, baraspesha strategjike në këtë pjesë të Evropës, dhe për më shumë, do të krijohej modeli rus (nëse kështu mund të thuhet), i zgjidhjes së çështjeve në mes të dy shteteve. Në anën tjetër, po mos të ishte Amerika e Presidentit Biden, pa kurfarë dyshimi, Hamasi do t’ia arrinte qëllimit të tij themelor të aksionit të vet ushtarak dhe terrorist (njëkohësisht), të 7 tetorit, për ta zhytur krejt Lindjen e Mesme në një luftë rajonale, e cila edhe më shumë se Lufta në Ukrainë, do ta kërcënonte paqen dhe stabilitetin e brishtë ndërkombëtar. Si në rastin e Ukrainës, ashtu edhe në këtë të Izraelit dhe Hamasit, Washingtoni zyrtar, ka pasur si synime kryesore izolimin e konfliktit, (së pari), dhe tëfillimn e këtij lëmshit të përgjakshëm duke i ndihmuar ushtarakisht, politikisht dhe në të gjitha mënyrat e tjera shtetit që është rrezikuar (Ukrainës dhe Izarelit), për t’u përballur me një sprove të madhe dhe të rrezikshme. Në këtë kontekst, vështirë është të mos gjindet lidhja në mes të këtyre dy rasteve, sepse Rusia e Vladimir Putinit është e interesuar tej mase që kudo në Botë të shkaktohen vatra të reja të krizave të rënda, sepse në këtë mënyrë, siç u pa zatën në shembullin e konfliktit të armatosur në mes të Izraelit dhe Hamasit, Amerika detyrohet që të shpenzojë para dhe përkushtim shtesë, për të evituar disi përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme. Të gjitha këto po ndodhin kur në Amerikë, në politikënën e atjeshme, është më i fortë dhe më problematik se kurrë polarizimi në mes të demokratëve dhe republikanëve, i cili u shfaq pak ditë më parë në formën më të keqe të mundshme, me refuzimin e Senatit amerikan për ta votuar një pako të re të ndihmës financiare për Ukrainën, e cila duket se ka rëndësi jetike për Kijevin zyrtar. Po mos të ishte SHBA-ja së bashku me Aleancën Veri-Atlantike, është tej mase e sigurtë që vitin e kaluar Evropa do të hynte në një luftë të re, pas shkeljes ushtarake të sovranitetit të Ukrainës nga ana e Rusisë. Po mos të ishte SHBA-ja, Lindja e Mesme tash e disa javë do të ishte shndërruar në një rrëmujë të përgjakshme. Megjithatë, së paku në rrethanat që janë parë në dy vitet e fundit, në këtë tranzicionin Gramsci-an, duket që janë shfaqur edhe limitet e fuqisë dhe ndikimit politik të SHBA-së. Ky padyshim është lajmi më i keq i mundur për vitin e ardhshëm 2024. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.