Kur mediokritetet dhe sekserët marrin hez – Antipodë të Institutit Riinvest përgjigjen ua ka dhënë vetë presidenti Rugova për së gjalli - Klan Kosova

Kur mediokritetet dhe sekserët marrin hez – Antipodë të Institutit Riinvest përgjigjen ua ka dhënë vetë presidenti Rugova për së gjalli

123
string(15) "Muhamet Mustafa" string(64) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2021/02/mustafa_bio.jpg"
2 weeks më parë

KUR MEDIOKRITETET DHE SEKSERËT MARRIN HEZ – ANTIPODË TË INSTITUTIT RIINVEST PËRGJEGJEN UA KA DHËNË VETË PRESIDENTI RUGOVA PËR SË GJALLI

Mbrëmë në dy televizione: një analist dhe një tjetër aktiviste (lexo ky i pari: një tip sekseri, të frustruarish të njohur për ikje – dalje – riardhje, frakcionistësh rreth LDK, shëtitës partish e të njohur edhe për shkathtësi transferesh politike pa kursyer nga këto lojëra edhe përfaqësues të familjeve emblematike) duket se po mendojnë se tash është përsëri shansi i tyre.

Në hazin e tyre u munduan të dy që të përbaltin Institutin Riinvest, gjoja si një nga burimet e të këqijave për çfarë po i ndodhë LDK-së. Nga Instituti Riinvest në LDK kanë shkuar vetëm L.A dhe AG.  IM dhe A.H. e kishin ndërprerë punën tek ne para se të kyçeshin në LDK. Gjatë një çerekshekulli (Riinvest u themelua në maj 1995), Instituti Riinvest as nuk ka inkurajuar, as nuk ka penguar ata që kanë dashur të shkojnë nga aty në politikë: në LDK, AAK, VV, PDK apo gjetiu ose organizata të tjera. Nuk kemi konsideruar asgjë të keqe nga kjo, përkundrazi! Është një dukuri gjithandej në botë se nga organizata të tipit si Riinvest i rekrutohen ekspertë për punë në institucione qeveritare, financiare dhe të ngjashme.

Ne jemi krenarë që mbajmë një ekuidistancë nga partitë politike dhe se gjatë kësaj periudhe kemi folur me fuqinë e argumenteve të studimeve tona duke ruajtur nivelin prej një ‘think tanku’ serioz. Instituti Riinvest nuk mund të ketë asnjë meritë dhe as përgjegjësi për performancën e ish-punonjësve të tij kur hyjnë në politikë, në parti të ndryshme. Ata me vetë hyrjen në parti politike nuk janë më në punë me RIINVESTIN dhe nuk kanë relacion pune me të. Disa nga krokatësit, madje shkojnë aq larg sa T’I shkruajnë Institutit Riinvest si gjynah, edhe shkollimin në shkolla prestigjioze të ekspertëve të ekonomisë e biznesit (si p.sh. mbrëmë u përmend edhe ish-ministrja HB që asnjëherë nuk ka punuar në Institutin Riinvest).

Ajo dhe afro 300 ekspertë të tjerë nga fusha e makroekonomisë dhe MBA (Master i Administrimit të Biznesit) janë mbështetur për shkollimin e tyre jashtë vendit. Instituti Riinvest e ka servisuar mbështetur me skema bursash dhe partneriteti me universitete nga Britania e Madhe, SHBA, Gjermania, Italia studimet tyre në master dhe doktoratë. Riinvest është krenar se ata votojnë gjithë partitë tona sipas zgjedhjes së tyre. Ata japin kontribut, pra në qindra pika në Kosovë, dhe deri sot kemi marrë vetëm falënderime. Por, përjashtim këtu bën një grup,  fatbardhësisht të vogël në LDK, ose më mirë të thuhet dezertorësh të LDK  dhe një grupi tjetër të përfolur gjithashtu për spekulim politike sipas porosisë që kur e vlerësojnë nxitin pipëzat e tyre që  për çdo eventualitet ta sulmojnë Institutin Riinvest.

E sa i përket ”Frymës Rugoviane” dhe relacionit të Institutit Riinvest me të brenga është false po ashtu. Gjoja fryma Rugoviane  qenka dëmtuar nga inkuadrimi i 3-4 ish-hulumtuesve të Institutit Riinvest. Vërtetë nuk ka asgjë për t’u brengosur. Ne nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen që na ka dhënë Presidenti Rugova që në hapat e parë: më 1995, 1996 dhe në vazhdim. Vlerësimet e tij dhe relacionin e Riinvest me preokupimet e tij madje u demonstruan shumë herë, e sidomos me rastin e 10 vjetorit të punës sonë, dhe kur ai faktikisht na besoi detyrën që të mbulojmë ekonominë në negociatat e Vjenës.  Me një motivacion që përjetësisht na bën krenarë dhe nder. Presidenti Rugova e ka dekoruar Institutin Riinvest me Medaljen e Artë të Pavarësisë (më 15 maj 2005). Ndaj ndaleni turrin!

Pa hy më gjerë në motivet e këtyre batakçinjve që përgojojnë Institutin Riinvest, ato megjithatë janë të tejdukshme dhe duket se lidhen me frikën dhe inferioritetin e tyre ose mentorëve të tyre.

Si një nga themeluesit e këtij instituti, udhëheqës i tij për një kohë të gjatë e tash Këshilltar Senior aty, ju bëj me dije se  Instituti Riinvest refuzon që të bëhet pjesë e luftës primitive politike të dizajnuar dhe inspiruar nga inxhinjeringu i përçarjes dhe destruksionit. Si organizatë që avokon transparencën dhe llogaridhënien ne jemi të gatshëm që secilit klient, analist, gazetar dhe qytetar t’i ofrojmë informacionin e argumentuar. E këto krokatje që vijnë here pas here nuk na brengosin e as çvendosin nga preokupimi dhe misioni ynë: Promovimi i mendimit modern ekonomik në Kosovë të bazuar në filozofinë e ndërmarrësisë!