Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeministër ndale mashtrimin! Mjaft më me industri të rrobave të falsifikuara!

123
string(15) "Gazmend Demolli" string(71) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/03/g-1-e1648732229324.jpg"
nga Gazmend Demolli 31.03.2022 15:16

Ikona e muzikës Beyoncé, mori pjesë në premierën e filmit të ri të Netflix, “The Harder They Fall” në Londër, e veshur me një look të personalizuar nga dizajneri i modës nga Kosova, Valdrin Sahiti.

Fustani i zi për trupi ishte i dizajnuar me mëndafsh, kadife dhe shfaqte një dekolte të zhytur dhe një bust skulpturor asimetrik.

Këngëtarja ka veshur edhe më parë dukje të tjera të dizajnuara nga Sahiti, duke përfshirë një fustan të kuq përtrupi me një të çarë deri në kofshë që ajo veshi në janar 2020. Modelet e Sahitit janë veshur gjithashtu nga Chrissy Teigen, Winnie Harlow, Bella Thorne dhe Kylie Jenner, e cila kishte veshur një fustan të zbukuruar me kristal në fushatën e saj për markën e saj të lançuar së fundmi Kylie Baby.

Teuta Matoshi është një tjetër talente e rrallë e gjeneratës së parë të stilistëve në Kosovë. Ajo nisi linjën e saj në shtator 2007, e specializuar në pallto unike me cilësi të lartë, të cilat u shitën menjëherë, të njëjtën natë kur debutuan. Sot, Teuta krijon fustane të mahnitshme me qëndisje dhe me zbukurime të punuar me dorë. Ajo aktualisht ka një atelie në New York ku shet fustanet e saj me motrën, Lirika Matoshi, gjithashtu stiliste.

Kreatorja, Lia Stublla, ka qenë mjaft e kërkuar nga fytyrat njohura publike në të gjithë botën. Hennessy Carolina, motra e reperes së njohur amerikane Cardi B ka pozuar për revistën e njohur ‘Galore’ me fustani ekstravagant dhe galmuroz të dizejnatores Stublla.

Georgina Rodriguez, e dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo, gjithashtu ka zgjedhur të shfaqet në një event në kreacion të dizejnatores Stublla.

Kreacionet e disejnatores Nadira Kika po kërkohen nga Katari, Dubai e Las Vegasi.

Revista ‘Vogue’ ka prezantuar njërin prej kreacioneve të kreatores, Yllka Brada.

Për shumë misse shqiptare dhe amerikane, për veshjet e tyre teje elegante është përkujdesur dizejnatorja kosovare, Vjollca Llapashtica.

Dhjetëra dizajnerë të tjerë krijojnë dizajne të hatashme që na bëjnë krenarë dhe na ngazëllejnë sa herë që i shohim. Nuk kanë asgjë mangut dizajnerëve të modës së lartë botërore, as nga dizajni as nga realizimi.

Aq përspektivë të madhërishme mund të ketë një industri e modës, një industri e tekstilit në Kosovë nëse do të mbështetej mirëfilli nga autoritetet Kosovare. Ne e kemi syrin që e njeh të bukurën, e njeh shijen, mjafton të sillesh nëpër terrasat e kafiqave dhe restoraneve të Prishtinës, Prizërenit, Pejës apo edhe atje të Kamenicës për të parë sa shije të mahnitshme ka kjo rini përkundër resurseve, përkundër problemeve. Jemi larg më me stil dhe më me shije se vendet me shumë nam.

Vërtetë pa lajka, jemi në top.

Ishim krenarë kur pamë, para do kohe, kryeministrin Kurti me familje në Cannes, të veshur hijeshëm me kreacione nga dizajnerët Kosovarë. Shumë të bukur, na dhanë shpresë se do të bëhej shpejt gjithçka e mundur që të investohet në kreativitetin e lartë të talentëve të modës kosovare. Promovimi i tillë është hap i parë, por Beyoncé nuk e ka pritur kryministrin të bëjë promovimin. A e patë sa bukur dukej Angelica Ross në fustanin e punuar nga Valdrin Sahiti, në Critic’s Choice Awards, apo shoqja e Kylie Jenner, Stassie, në një fustan ngazëllyes në Oscars.

Kurti duhet të dalë te pazari i Prishtinës për të parë sa dëmi është duke iu bërë modës dhe gjithë atyre që kanë potencial të madhë me ia zbardhë fëtyren Kosovës me kreacionet e tyre. Te pazari i madh, 4 kilometra nga zyra e kryeministrit, sheh se si është industrializuar turpi, fallsifikimi, si është institucionalizuar mashtrimi. Gucci, Versace, Amiri, Balenciaga me kilogram me tonelata.

Kujt po i konvenon ky mashtrim? Kujt i duhet ky falsifikim? Diasporës?!

Unë nuk shoh shumë të rinjë në Kosovë të veshur fallc. Pse duhet të lejohet kjo kontrabandë kur e dimë se çfarë dëmi i bënë kjo krijuesve të rinjë, se si ky aktivitet i jashtëligjshëm e pamundëson krijimin e brendeve lokale, pamundëson zhvillimin.

Edhe prurja e rrobave të vjetra ka ndikim shumë negativ në këtë pamundësim të krijimit të një sektori të tekstilit, të modës. Kjo dukuri është studiuar dhe denoncuar në Afrikë dhe gjetiu ku janë dërguar tonelata e tonelata rrobash të vjetra dhe është lejuar falsifikimi, kundërfasoni, duke e mbytur ne ve çdo tentativë të kreatorëve dhe talentëve të zhvillojnë jë ekonomi të modës dhe tekstilit.

Le të obligohen ata që janë duke thyer ligjin që të tranzitojnë për një periudhë 1 vjeçare drejt brendeve Kosovare, duke krijuar për shembull koleksione të para fillimisht në bashkëpunim me kreatorët kosovarë si Sahiti.

Pra, Sahiti mund t’ua krijojë disa modele me një brend VS Sport ose diçka ngjashëm, përmes një licencimi të paguar nga qeveria për përdorimin e brendit në periudhë tranzitore.

 

Tregtarët dhe falsifikuesit e sotëm do t’a përdornin këtë dizajnë të tranzitonin nga brendet  huaja. Pas një viti çdo gjë do të duhej të ishte legale. Do të mund të krijohej një industri ndoshta pikërisht këta që sot e pengojnë këtë. A ju kujtohet Ismet Beqiri kur largoi kombibuset nga Prishtina, ata nuk vdiqën por u bënë pronarë autobusësh të linjave të Trafikut Urban. Edhe pazargjitë mund të bëhen aksionerë të brendeve të njohura kosovare.

Duhet të dilet nga kjo rrenë.

Nuk ka nevojë askush për ato Diora e LV të rrejshme. Le t’a ngrisim kreativitetin e rinisë sonë, shijen e djemve dhe vajzave tona në rang internacional. Ne do të jemi më të mirët edhe këtu.

Hapni udhë.

klankosova.tv

Gazmend Demolli, Menaxher në kompaninë lidere të modës në botë (pikpamjet e autorit nuk pasqyrojnë qëndrimet e kompanisë)

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme