Kosova, si një ndër demokracitë më të reja në botë 123 string(17) "Antony J. Blinken" string(59) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/02/Antony.jpg" nga Antony J. Blinken 17.02.2022 11:20 17.02.2022 11:20 WILMINGTON, DE November 24, 2020: Antony Blinken on stage during President- elect Joe Biden introduction of his cabinet member nominees at the Queen in Wilmington, DE on November 24, 2020. The President- elect along with Vice President- elect Kamala D. Harris introduced Antony Blinken for Secretary of State, Alejandro Mayorkas for Secretary of Homeland Security, Avril Haines for Director of National Intelligence, Linda Thomas-Greenfield for U.S. Ambassador to the United Nations, Jake Sullivan as National Security Adviser, and John Kerry as Special Presidential Envoy for Climate. (Photo by Demetrius Freeman/The Washington Post via Getty Images) NGA SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT ANTONI J. BLINKEN 17 shkurt 2022 Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e përgëzoj popullin e Kosovës përderisa festoni përvjetorin tuaj të katërmbëdhjetë si shtet sovran e i pavarur. Partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në vlerat demokratike të përbashkëta. Si një ndër demokracitë më të reja në botë, Kosova dhe qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për përparimin e arritur gjatë këtyre 14 viteve. Nga ana jonë, jemi krenarë që ju mbështesim në këtë ndërmarrje. Përderisa pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme dhe të pacenueshme, ndërtimi i institucioneve të fuqishme demokratike dhe gjithëpërfshirëse që iu shërbejnë të gjithë qytetarëve kërkon vendosmëri. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kosovës përderisa ajo punon për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. Ne mirëpresim që Kosova me të drejtë të zë vendin e saj përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike dhe theksojmë mbështetjen tonë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja si mënyrë për të arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruar në njohje reciproke. Ne jemi mirënjohës për lidershipin e Kosovës përtej kufijve të saj – për bujarinë tuaj në pritjen e afganëve të cenueshëm dhe kontributin tuaj për sigurinë dhe stabilitetin global. Popullit të Kosovës i uroj paqe, prosperitet dhe shëndet përderisa vazhdoni udhëtimin tuaj demokratik dhe përderisa, bashkërisht, e forcojmë edhe më tej miqësinë tonë të palëkundur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.