Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konflikti në Ukrainë dhe Kosova janë të ndërlidhura

123
string(33) "David L.Philips & Lulzim Peci" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2021/12/unnamed-2021-12-16T170908.913.jpg"
nga David L.Philips & Lulzim Peci 17.12.2021 11:11

Vladimir Putin pretendon se mbrojtja e rusëve etnikë e justifikon veprimin ushtarak kundër Ukrainës. Shqetësimi i Putinit për pakicën ruse në Ukrainë është bombastik. Qëllimi më i madh global i tij është që ta konfrontojë NATO-n dhe ta minojë udhëheqjen e SHBA-së për ta rinxjerrë në pah lavdinë e dikurshme të Perandorisë Ruse.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë gati për nxitjen ruse në shumë fronte. Ndërkohë që presidenti Joe Biden është i përqendruar tek Ukraina, një tjetër kërcënim po i afrohet Ballkanit Perëndimor. Serbia, duke vepruar si një përfaqësuese e Rusisë, po i intensifikon përpjekjet për të destabilizuar Kosovën, një vend pro-amerikan që e aspiron anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Putini po llogarit që përshkallëzimi i dhunës së përgjakshme në Evropën Juglindore do të mund ta largonte administratën Biden nga përgjigjja e vendosur ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Ukraina është një vend që ndizet lehtë. Më shumë se 120 mijë trupa amerikane janë grumbulluar në kufirin lindor të Ukrainës, duke përfshirë snajperët, tanket dhe artilerinë. Vetëm shtatë vjet më parë Rusia, ka pushtuar Krimenë, pjesë e Ukrainës sovrane dhe të pavarur, duke pretenduar se po i mbronte rusët etnikë.

Kufiri Rusi-Ukrainë është një pikë e rrezikshme zjarri për përshkallëzimin e konfliktit.

Kur Putini dhe presidenti amerikan Joe Biden u takuan përmes një videokonference më 7 dhjetor, Putini kishte kërkuar garanci që Ukraina kurrë të mos i bashkohet NATO-s apo që infrastruktura e NATO-s të mos lejohet në tokën e saj. Bideni nuk dha garanci të tillë. Ukraina  është një shtet sovran dhe i pavarur, i cili i merr vetë vendimet.

Derisa administrata Biden është e fokusuar te Ukraina, një skenar i ngjashëm po shpaloset në kufirin në mes të Serbisë dhe Kosovë.

Gjatë dekadës së fundit, Rusia dhe Serbia e kanë zgjeruar shumë bashkëpunimin e tyre ushtarak.

Serbia e ka dyfishuar buxhetin e mbrojtjes gjatë tri viteve të fundit në 1.5 miliardë dollarë. Këto janë shumë para për t’u shpenzua, kur nuk ka kërcënim të jashtëm.

Serbia me sa duket po përgatitet për luftë, duke shpenzuar shumë para në armë të sofistikuara.

Gjithashtu bleu avionë luftarakë MIG, tanke T-72 dhe mjete të tjera të blinduara nga Rusia. Serbia dhe Rusia krijuar një “Qendër Humanitare” në Nish, rreth 100 kilometra larg nga kufiri me Kosovën. Baza është një qendër për operacionet e inteligjencës dhe një terren për operacione të veçanta, duke i përfshirë mercenarët rusë.

Në Ukrainë, Rusia vendosi “burra të vegjël, të gjelbër”,  të cilët operonin fshehurazi, pa simbole ushtarake. Në mënyrë të ngjashme, agjentët rusë janë të pranishëm në veri të Kosovës.

Operacionet e inteligjencës russe i përfshijë operacionet të gjera kibernetike si dhe operacionet malinje të cilat synojnë radikalizimin e serbëve të Kosovës.

Kriza më e fundit në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë u nxit nga Serbia në shtatorin e vitit 2021. Qeveria e Kosovës vendosi masa të reciprocitetit për targat e automjeteve me Serbinë.

Si kundërpërgjigje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e vendosi ushtrinë afër kufirit me Kosovën. Tensionet u përkeqësuan nga MIG 29-shat që përshkuan hapësirën ajrore të Kosovës.

Beogradi gjithashtu e intensifikoi mbështetjen e tij për Republikën Srpska, një entitet separatist në Bosnje dhe Hercegovinë. Marrëveshja e Dejtonit parashikoi vetëqeverisje nga serbët e Bosnjes.

Në kapitullin e 35-të të pranimit të Serbisë në BE, kërkohet njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Ruajta e Kapitullit 35 është “leva” më e madhe e BE-së mbi Serbinë, duke i vendosur strikte Serbisë për perspektivat evropiane.

Vuçiq nuk është i gatshëm që pavarësinë e Kosovës, kështu që aspiratat e Serbisë për në BE janë të bllokuara. Pretendimi i Vuçiqit që të heqë dorë nga anëtarësimi në BE dhe të kërkojë partnerë euroaziatikë me Rusinë dhe Kinën, është i pasinqertë.

Putini e citoi “precedentin e Kosovës” për ta justifikuar pushtimin rus të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore në Gjeorgji.

Duke u dhënë jehonë komenteve të Putinit për Ukrainën, Vuçiqi kërcënoi se do të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë në mënyrë që “ta mbrojë popullatën e pambrojtur serbe”.

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, zgjodhi këtë kohë toksike për t’i inspektuar trupat ushtarake të Serbisë,  të cilat ishin në gjendje gatishmërie luftarake. Veprimi i tij ishte një deklaratë e solidaritetit ruso-serb kundër Kosovës.

NATO-ja duhet të jetë e gatshme për mundësinë që Serbia, në bashkëpunim me Rusinë, mund ta nxisë një krizë në pjesën veriore të Kosovës, duke hapur një konflikt të armatosur. Ky skenar e pasqyron qasjen e Rusisë në Ukrainën Lindore, në rajonin të quajtur Dombas.

Rusia dhe Serbia po e testojnë përkushtimin e NATO-s dhe të SHBA-së për aleatët dhe partnerët. Putini beson se “teatrot e luftës” së njëkohshme në Ukrainë dhe Kosovë do ta tejpërhapin NATO-n dhe do ta testojnë përkushtimin e Washingtonit. Dështimi në mbrojtjen e Kosovës do ta hapte derën për një luftë më të gjerë evropiane, duke ndikuar në rendin aktual botëror.

Diplomati legjendar amerikan, Richard C. Holbrooke, kishte thënë për ish-presidentin serb, Slobodan Milosheviq: “[Ai] mundohet ta zgjidhë një problem, duke e krijuar një edhe më të madh”. E njëjta mund të thuhet edhe për politikën e Putinit në pjesën e jashtme të Rusisë dhe në Ballkan.

Putini nuk e dëshiron një konfrontim të drejtpërdrejtë me SHBA-në në Detin e Zi. Ai nuk do që as SHBA-ja të zbatojë sanksione të ashpra. Bideni e paralajmëroi Putinin se SHBA-ja është e gatshme për zbatimin e një pakoje diplomatike dhe ekonomike gjatë telekoferencës së  tyre të fundit.

Bideni do ta ndërpriste “NordStream 2”, një burim ky kritik i të ardhurave për Rusinë që shet gaz natyror në Evropë, në rast të një sulmi ndaj Ukrainës.

Putini mendon se mund ta shmangë një konfrontim të madh me SHBA-në për Ukrainën, duke e krijuar një krizë midis Serbisë dhe Kosovës. Dhuna në Kosovë do të përfshinte trupat amerikane dhe ato të vendeve të NATO-s që janë të stacionuara në Kosovë. Sulmi mund të provokojë edhe ndërhyrjen e Shqipërisë.

Këshilli Veriatlantik mund ta aktivizojë Nenin 5 të Aktit Themelues të Aleancës Veriatlantike. “Një sulm ndaj cilitdo aleat të NATO-s do të konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve të Aleancës”, i cili do t’i ndërmerrte tveprimet e nevojshme për të asistuar.

Putini beson se “shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte tragjedia më e madhe gjeopolitike e shekullit 20”. Revizionizmi sovjetik dhe antiamerikanizmi janë karakteristikat definuese të sundimit imperialist të Putinit.

Artikulli është botuar në Newseurope.eu dhe është përkthyer nga Klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme