Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komploti i Ben Blushit një libër që duhet lexuar nga politikanët dhe nxënësit në shkolla

123
string(14) "Reshat Sahitaj" string(67) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2024/10/Reshat-Sahitaj.jpg"
nga Reshat Sahitaj 20.10.2024 10:55

“Komploti” nga Ben Blushi, në sfond ka tre çifutë, të cilët qendrojnë të padukshëm për opinionin, mirëpo gjithnjë janë në thurrje të komploteve për ndryshime sociale dhe të pushteteve, që shkojnë në interesa të tyre përsonale. Ngjarja ndodh pas vitit 2040

Personazhi qendror Muhamed Durrani, është një nga Afganistani që pas marrjës së pushtetit nga Talebanët, vjen në Shqipëri dhe vendosët në Shën Gjin, ku janë të vendosur qindra afganë të ikur nga sistemi taleban. Muhamed Durrani martohët më Agetinën një vajzë katolike nga Shën Gjini, dhe pëermes lidhjeve familjare arrin të emërohet Ministër i Mbrojtjës së Shqipërisë. Ministri i Mbrojtjës Muhamet Durrani ëndërron që të sjelli afganët tjerë në Shqipëri në mënyrë që në trojet shqiptare të themelojë shtetin e Afganistanit, pasi që shqiptarët po i braktisin tokat e veta dhe varrët e të parëve.

Imagjinata e gërshetuar me realitetin

Autori Ben Blushi, brumin për të shtruar ngjarjen në romanin e tij “Komploti”, e merr nga ngjarjet reale, e që pastaj më kalimin e kohës ato evoluojnë për të kaluar në ato imagjinative e që lexuesit nuk i lënë hapësirë për të dyshuar se ato nuk janë reale. Në mënyrë mjeshtërore Ben Blushi i krijon ngjarjet, qytetet dhe personazhet e tij imagjinativë, që lexuesi të mendojë se ndoshta do të jetë reale. Shembulli më i mirë është Leon Trocki i cili më 1912 kishte ardhur në Maqedoni si i dërguar special i gazetës “Kievskaya Misl”, e që autori i romanit “Komploti” bënë që ai të kalon më një vajzë shqiptare nga Gostivari. Pas largimit të Trockit, vajza shqiptare e lind një djalë të cilin do ta quajnë Murad Dosti. Nga martesa e Murat Dostit i lind poashtu djalë që do ta quajnë Hasan Dosti. Shumë më vonë Hasan Dosti do të mësojë historinë e origjinës së tij dhe do të vendos që të quhet Leon Trocki në shenjë të përtëritjes së emrit të stërgjyshit të tij me famë botërore të cilin agjentët e Bashkimit Sovjetik e kishin vra në Meksikë. Pra, për lexuesin personazhet përputhen më ngjarjet dhe levizjet, e personazheve historike që vërtet kanë ekzistuar dhe kanë qëndruar në ato vende.

Realiteti i sotëm i kamufluar në të ardhmen

Në “Komploti” nga Ben Blushi, ngjarjet dhe fenomenet të cilat ndodhin në jetën e përditshme të shoqërisë sonë, do të kamuflohen sikur ato kanë për të ndodhur vetëm pas vitit 2040, ngase nëse ngulim këmbë se ato po ndodhin para syve tanë, shqiptarët do të kundërshtojnë masovikisht e në radhë të pare intelektualët naivë që aktualisht përfaqësojnë çdo institucion shtetëror e jo shtetëror. Si mundën ta pranojnë shqiptarët se ne kurrë nuk e kemi dashur atdheun tonë? Si munden të pranojnë shqiptarët se një femër për t’u bërë deputete duhet lënë burrin, e në kafene e gazeta flasim për moralin e gruas shqiptare? Si munden të pranojnë shqiptarët se ne nuk e duam luftën, kur në çdo cep të gazetave e kafeneve themi se jemi trima?

Në letërsinë botërore kemi shumë romane që ngjarjet i vendosin në një të ardhme të largët ose të afërme. Ndër romanët më renome ndërkombëtare është “1984” nga George Orwell, i botuar më 1949. Shumë autorë nuk e pranojnë publikisht që ishin të inspiruar nga një romansier tjetër, e pakkush e pranon nga kush ishte inspiruar siç e pranon Gerge Orwel se për romanin e tij ishte inspiruar nga romani “Ne“ të shkrimtarit rus Evgueni Zamiatine. Sipas G.Orwelit edhe romani “Më të mirët e botës” nga Aldous Huxley ishte i influencuar nga shkrimtari rus, mirëpo Huxley kurrë nuk e ka pranuar.

Mesazhi

Në romanin “Komploti”, autori Ben Blushi është hapur kundër atyre që ikin nga atdheu pa e kthyer kokën mbrapa. Ikja e rinisë nga vendlindja e tyre, është gjëja më e rëndë dhe më e keqe që po i kanosët atdheut tonë këto dekadat e fundit e që ende po vazhdon. Ben Blushi i tregon lexuesit se atdheu i duhemi në momentet më të vështira e sidomos kur një shtet tjetër e sulmon shtetin tonë, e jo vetëm kur në atdhe bëhet jetë e lumtur në mes lulesh e plazheve të detit. Për ta forcuar idenë e mos shpërnguljeve të shqiptarëve, Ben Blushi i merr shembull afganistanaset të cilët nuk e lëshojnë vendin e tyre por rezistojnë, e madje ata duan të luftojnë kundër Serbisë që vendet e bukura shqiptare të mos bien në duar të armikut.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme