Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këtu është fjala për Ptolomeun dhe Kopernikun

123
string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg"
nga Blerim Shala 16.07.2024 15:22
Blerim Shala
Blerim Shala

Ky është alarmi i mbramë për Amerikën. Ky shtet duhet t’i tejkalojë ndasitë e mëdha, më të ashpërat në historinë e saj që nga Lufta Civile  (në vitet 1861-1865).

Këto ishin dy porositë kryesore të cilat u dëgjuan nga dy kampet thellësisht të antagonizuara në Amerikë, pasiqë Donald Trump, i mbijetoi, me një mrekulli të veçantë  (hyjnore madje, sipas tij), një atentati teksa ish-Presidenti i SHBA-së  (në vitet 2017-2021) dhe pretendenti për ta ri-marrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhet që do të mbahen me 5 nëntor të këtij viti, mbante një tubim parazgjedhor, të shtunën e kaluar, me 13 korrik.

Trump, siç po e vlerësojnë të gjithë njohësit e rrethanave politike në Amerikë, ka dalë edhe më i fortë sesa që kanë qenë deri tash në fushëbetejën e tij të dytë me Presidentin Biden.

Tablloja me Trumpin e patremebur, të gjakosur në vesh dhe në faqe, që me grusht ua bën me dije ithtarëve të tij që nuk e ka ndërmend të dorëzohet, do të jetë kryeporosia e tij për qytetarët amerikanë prej tash deri në votimet e nëntorit.

Trump u ngrit menjëherë, teksa Biden mezi po mbahet në këmbë. Kështu porositën shumë opinionistë amerikanë në studiot televizive.

Nuk ka dyshim që Trump, Amerika, por edhe Bota ishin të përkëdhelurit e fatit të shtunën e kaluar. Mund të merret me mend se çfarë do të mund të ndodhte në të kundërtën.

Në përgjithësi, siç edhe ka mundur të pritet, tonet janë ulur, porositë politike janë pak a shumë të njejta  (të matura) si nga demokratët ashtu edhe republikanët. Megjithatë, pakkush beson që kështu do të mbetet edhe në javët dhe muajtë vijues që bashkojnë këtë verë me atë të martën e parë zgedhore presidenciale të muajit nëntor.

Dallimet në mes të Bidenit dhe Trumpit, midis demokratëve dhe republikanëve, duken të patejkalueshme, dhe shkojnë shumë përtej një gare për zgjedhjen e Presidentit të SHBA-së.

Kjo nuk është përplasje vetëm politike. Është diçka shumë më tepër. Është konflikt i vrazhdë për të kuptuarit e demokracisë, të liberalizimit, të rolit që Amerika duhet ta ketë në Botë, të hises që politika, ekonomia dhe tregtia ndërkombëtare duhet ta kenë në Amerikë.

Ta merr mendja, nëse mund të huazohet këtu ky krahasim, që kemi të bëjmë me dy botëkuptime radikalisht të ndryshme, si ato  (të njohura për të gjithë ne), në mes të Ptolomeut dhe Kopernikut, për raportin e Tokës dhe Diellit.

Për Trumpin dhe përkrahësit e tij, Amerika është në qendër të ‘Gjithësisë’ politike, ekonomike, financiare dhe tregtare, prandaj Bota duhet të sillet rreth SHBA-së.

Për Bidenin dhe mbështetësit e tij, Bota si e tillë është në qendër, dhe Amerika, me gjithë fuqinë e saj ushtarake dhe politike, duhet të sillet rreth saj, duke luajtur atë rolin që e ka tash e mbi një shekull të plotë, që nga hyrja e saj në Luftën e Parë Botërore.

Nuk mund të ketë bashkëjetesë në mes të Ptolomeut dhe Kopernikut. Kjo është e qartë.

Poaq nuk ka koekzistencë në mes këtyre dy pikëpamjeve diametralisht të kundërta.

Ka pasur edhe në të kaluarën debate të ashpëra, madje edhe përplasje të fuqishme, në mes të intervencionistëve dhe izolacionistëve, në mes të realistëve dhe idealistëve në politikën amerikanë. Ato, megjithatë, kurrë nuk i kanë pasur këto përmasa të një konfrontimi të jashtëzakonshëm që ka ndarë në dysh shtetin ende më të fuqishëm në Botë, i cili ka hisen më të madhe në sigurinë ndërkombëtare dhe në ruatjen e një paqe të brishtë që është më e kërcënuar se kurrë, (pas përfundimit të Luftës së Ftohtë 1989), pas luftës në Ukrainë dhe asaj në Gaza.

Do të ishte një mrekulli e dytë, pas kësaj të pares që ngjau vetëm pak ditë më parë, kur Trump i shpëtoi atentatit, që Amerika t’i kthehet një gjendjeje politike që do ta shmangte këtë ‘luftë politike’, në të cilën gjindet së paku tash e tetë vjet.

Ky pa dyshim është interesi i mirëfilltë nacional i Amerikës, dhe poashtu, është interesi i sigurisë në Botë.

Por, duket që ky pohim shumë më tepër ka formën e një lutjeje drejtuar Zotit, se sa që

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme