Evropiani Volodymyr Zelensky 123 string(8) "Politico" string(63) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/06/Politico-2.png" nga Politico 08.06.2023 19:54 08.06.2023 19:54 Evropa po ndryshon. Kontinteti po rivlerëson marrëdhëniet e veta strategjike, po bëhet më serioz për mbrojtje, po rimendon politikat tregtare, zgjerimit dhe sigurisë energjetike. Nëse flitet hapur, po e rimendon se çfarë nënkupton të qenit evropian dhe kjo në masë të madhe për shkak të komedianit ukrainas të bërë president. Nuk është hera e parë që në vitet e fundit Ukraina është sulmuar nga Rusia. Këtij vendi i janë hakuar zgjedhjet, është ndërprerë furnizimi më gaz, territori i vet është cenuar. Por deri në sulmin e fundit të Presidenti të Rusisë, Vladimir Putin, mbarë Evropa ka bërë pak. Ka pasur agime të rreme më 2004, kur Revolucioni Portokall premtoi një qeveri proevropiane, dhe pastaj përsëri në protestat e Euromaidan në 2014, të cilat sinjalizuan edhe një herë lidhje më të ngushta midis Ukrainës dhe Evropës – por këto në masë të madhe u shkatërruan. Arsyeja pse gjërat kësaj here janë ndryshe është për shkak të Volodymyr Zelenskyt, një figure që Evropa jo vetëm që i beson, por edhe e admiron dhe e ndjek – ndryshe nga presidentët e mëparshëm të Ukrainës. Vetëm shihni se si krerët evropianë që valëviten nëpër sondazhe vrapojnë drejt Kievit për një foto duke qenë të veshur solemnisht, me 44-vjeçarin që rri në bluzën e tij tashmë ikonike jeshile. Qëndrimi në anën e tij është se si politikanët dëshirojnë të shihen. Ajo që Zelensky ka bërë ka qenë bindja e mbarë Evropës se e ardhmja e saj është e lidhur ngushtë me Ukrainën – një shprehje që besohej pak para se Rusia ta niste pushtimin në shkurt. Aftësia e tij komunikuese ka qenë kyçe. Retorika e tij parashtron në terma të rreptë keqdashjen e regjimit rus kundër të cilit ai po lufton, duke shpërndarë një pjesë të madhe të besimit të Evropës – veçanërisht në Berlin dhe Paris – se Moska mund të jetë një partner. Përdorimi më zell i mediave sociale, mediave tradicionale dhe institucioneve kulturore perëndimore nga Zelensky (si paraqitjet në Grammy ose festivalin e filmit në Kanë) e kanë sjellë luftën në Perëndim në një mënyrë të brendshme, duke i bindur udhëheqësit dhe publikun se beteja e tij është gjithashtu edhe e tyre. Kjo ia jep atij autoritetin për ta bërë Evropën që të bëjë atë që ai dëshiron. Nëse ai dëshiron armë, ai i merr ato, edhe nëse kjo do të thotë të ndryshojë politikën e kahershme të Gjermanisë për të mos i shitur ato. Nëse ai dëshiron sanksione, i jepen ato, edhe nëse kjo do të thotë se Evropa po kalon një krizë energjetike dhe një dimër të ashpër me çmime të larta të gazit. Qoftë farat, kamionët e transportit të prodhimeve të grurit të Ukrainës apo tarifa zero, kërkesat nënshkruhen me shpejtësi. Ai madje arriti të thyejë bllokimin në lidhje me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, i cili është ngrirë që nga viti 2013. Në qershor, liderët e bllokut e vënë Ukrainën në rrugën e anëtarësimit. Udhëheqja e Zelenskyt do të thotë gjithashtu se çfarëdo problemi që Ukraina kishte brenda – korrupsioni i madh, një ekonomi e dobët, ndarjet sociale midis folësve ukrainas dhe rusë – po anashkalohen. Reputacioni i tij si një president lufte që flet hapur dhe lufton, është gjithçka që Perëndimi sheh për momentin. Atij i besohen armët, grantet dhe mbështetja e inteligjencës që ka të ngjarë të zgjerohet vetëm pasi Perëndimi konsideron dorëzimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore. Për sa kohë që Zelensky është gjallë, ai do të vazhdojë ta lëvizë Evropën në drejtimin që dëshiron. Artikull i publikuar në Politico, përkthyer nga KlanKosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.