Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Është koha për ta flakur Rusinë e Putinit nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së

123
string(24) "Hamish De Bretton-Gordon" string(79) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/08/Hamish-De-Bretton-Gordon-1.jpg"
nga Hamish De Bretton-Gordon 12.08.2023 13:25
Hamish De Bretton-Gordon

Zullumi i pandëshkuar trashet – kështu që pse nuk po e mendojmë as ta dëbojmë një shtet terrorist nga vendi i vet në tavolinën e madhe?

Deri tash konflikti në Ukrainë është bërë sinonim i shumë gjërave: përparim i luftës me dronë, shkallë e viktimave të ngjashme me Luftën e Parë Botërore, qytete të bukura të shkatërruara.

Por ende, me siguri, asnjë nuk ka qenë aq tronditëse sa krimet ruse të luftës që kemi parë të kryhen në tokën evropiane – krime që mendohet se kanë kushtuar në histori.

Putin tashmë është një kriminel lufte, i paditur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, për lejimin e rrëmbimit të mijëra fëmijëve ukrainas në Rusi dhe do të ketë shumë krime të tjera që do t’i shtohen listës së tij dhe atyre të pasardhësve të tij: shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve në sulmet me raketa, si dhe ekzekutimet e përbashkëta të njerëzve të pafajshëm në Bucha dhe Irpin.

Regjimi monstruoz rus është i pashqetësuar për viktimat civile dhe dëmet kolaterale. Krejt kundër. Mendojnë se nëse vriten mjaft civilë dhe Ukraina ngjallet në terren, ata do të mbizotërojnë – sikurse bënë në Siri.

Tmerre të tilla i dhanë mundësinë  Organizatës së Komeve të Bashkuara për të dëshmuar vlerën e saj dhe për të qëndruar në bazë të parimeve të themelimit të saj. Megjithatë, në sytë e shumë njerëzve, OKB-ja ka qenë jashtëzakonisht e padobishme deri më tani në luftë. Përtej kotësive, dikush do të sfidohej të tregonte një arritje të vetme. Ajo nuk e pengoi shpërthimin e luftës, nuk e mblodhi botën për kauzën e Ukrainës, nuk e ruajti marrëveshjen e grurit aq të rëndësishme për të ushqyer të uriturit në Afrikë dhe ka heshtur për shkatërrimin e Digës Kakhovka nga Rusia që shkaktoi një katastrofë mjedisore.

Sekretari i Përgjithshëm i saj, Antonio Guterres, duket mjerisht që në thellësinë e tij: dënimi i tij ndaj luftës ka qenë i dobët, lidershipi i tij në dukje inekzistent. Pothuajse në çdo fotografi të tij, ai duket vazhdimisht i shqetësuar. Është e turpshme.

Megjithatë, ndoshta dështimi i tij më i madh – ai që shumë njerëz si unë e konsiderojnë kaq të egër moralisht – është që as nuk është menduar përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Unë jam i gatshëm të pranoj se kjo është një temë e ndërlikuar. Nëse do të përjashtoheshin, çfarë do të thoshte kjo për dialog të hapur? A do të binin direkt në prehrin e Kinës? Këto janë pyetje valide, por kjo është çështja: ato janë pyetje që duhen bërë dhe të merren parasysh. Megjithatë, pse askush i lartë në OKB – dhe unë përfshij katër anëtarët e tjerë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në këtë (ShBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Kinën) madje nuk e diskutojnë hapur atë si një mundësi?

Paramendojeni për një moment, se sa serioze do të ishte për Rusinë nëse ajo do të besonte se do të largohej nga të qenurit anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit: do të ishte një poshtërim kombëtar, ndalesë e plotë e rënies së tyre globale që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Putini mund edhe të mos mbijetonte. Ajo do të shërbente si një tërmet në të gjithë rendin ndërkombëtar, duke treguar se ka pasoja të rënda të keqbërjeve.

Çfarë lloj mesazhi i dërgon botës që Rusia është ende atje, që anëtarësimi i saj në dukje është i padiskutueshëm? Për mua, ajo nënkupton se do të falet për çdo gjë për sa kohë që dikush është mjaft i fuqishëm. Çfarë sinjali i rrezikshëm për të dërguar në atë që parashikohet të jetë një shekull i trazuar.

Në fund të fundit, Rusia vështirë se e meriton të jetë një anëtare e përhershme: ka shumë fuqi të tjera bërthamore që nuk janë, si Pakistani dhe India. Ndjej zhgënjimin e këtyre vendeve për të qenë të përjashtuar për jo më shumë arsye sesa për traditë, veçanërisht kur një nga anëtarët e saj të përhershëm përjetëson politika që shumë i konsiderojnë gjenocidale. Për më tepër, ishte Bashkimi Sovjetik që iu dha statusi i përhershëm: jo Rusia.

Dëgjoj ata që thonë se Kina thjesht do të vendoste veton ndaj largimit të Rusisë nga Këshilli nëse anëtarët e tjerë të përhershëm do të kërkonin ta bënin këtë. Mirë – lërini ata. Të paktën do t’i shohim ngjyrat e tyre të vërteta, në vend që ta mbulojmë pozicionin e tyre armiqësor me bukuri diplomatike.

OKB-ja duhet të jetë organi më i fuqishëm në botë – për t’ia pasur frikën dhe për ta respektuar në masë të barabartë. Në vend të kësaj, duket si një treg ku flitet, që u lejon të gjithëve të mbjellin dezinformata dhe propagandë pa asnjë pasojë. Për dreq, ata lejojnë Rusinë të kryesojë OKB-në – për të vendosur agjendën e saj në rotacion –  edhe me në krye një kriminel lufte të paditur. Kjo është për të qeshur, apo për të qarë.

OKB-ja më vikat për një organizatë që shkel ujëra dhe nuk dëshiron ose frikësohet nga paria e fuqishme që shan dhe kërcënon anëtarët për t’i mbështetur ata. Nëse OKB-ja do të jetë forca për të mirën për çfarë u krijua fillimisht  – nëse rendi botëror do të bazohej në rregulla, do të qëndrojë – por që duhet të heqë qafe shtetet kriminale si Rusia ose të paktën të heqë veton e tyre. Rusia është një spirancë deti që tërheq OKB-në me vete dhe e keqja e pandëshkuar rritet.

Së paku duhet ta parashtrojmë pyetjen – vetë thelbin e demokracisë për të cilën po lufton Ukraina dhe të cilën Rusia po përpiqet ta zhdukë.

Koloneli Hamish de Bretton-Gordon është ish-oficer komandues i Regjimentit të Parë të Tankeve Mbretërore i Britanisë së Madhe.

Kolumne e botuar në The Telegraph, përkthyer nga KlanKosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme