Erë paqeje në Ballkan 123 string(8) "Le Monde" NULL nga Le Monde 29.01.2019 10:39 29.01.2019 10:39 Rastet për të festuar zbrapsjen e nacionalizmave janë po aq të ralla sa edhe lajmet e mira që mbërrijnë nga Ballkani. Prandaj duhet të gëzohemi dyfish për votën e parlamentit të Athinës më 25 janar, në favor të marrëveshjes me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që i hap rrugën integrimit në komunitetin perëndimor këtij vendi të vogël. Dhjetë ditë pas parlamentit të Shkupit, deputetët grekë, me një shumicë të vogël, miratuan Marrëveshjen e Prespës, të nënshkruar në qershor 2018, që vendosi emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Që prej 1991, Greqia kundërshtonte që ky vend i vogël, i dalë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, të mbante të njëjtin emërtim si njëra prej krahinave të saj. Lavdërimet për këtë i takojnë kryeministrit grek Aleksis Cipras dhe homologut të tij Zoran Zaev. Zaev u desh të përballej me kundërshtimin e presidentit të vendit të vet, Gjorge Ivanov, besnik i ish-kryeministrit Gruevski, të dënuar për korrupsion dhe tashmë të strehuar në Hungari, nën kujdesin e kryeministrit Viktor Orban. Cipras pranoi të prishë koalicionin me partinë sovraniste të Ministrit të tij të Mbrojtjes, Panos Kammenos, që dha dorëheqjen disa ditë para votës në parlament. Ai nuk u mbështet dot as tek partia e opozitës Demokracia e Re, që megjithëse drejtohet nga pro europiani, Qiriakos Micotaqis, qëndroi armiqësore ndaj marëveshjes. Shkupi, diti nga ana e tij t’i japë fund simboleve dhe fjalorit të Nikolla Gruevskit, po ashtu si dhe statujave të ndërtuara prej tij për Aleksandrin dhe Filipin e Maqedonisë. Angzhimi i BE-së, SHBA-ve dhe OKB-së ishte vendimtar për t’i çuar dy vendet drejt kompromisit, ndërkohë, që në sfond, Rusia u mundua të vendosë shkopinj nën rrota. Perspektiva e anëtarësimit të afërm të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe ajo më e largëta e pranimit në BE, ishin shtysa themelore. Në shtator 2018, shumë drejtues europianë morën rrugën e Shkupit për të mbështetur referendumin për ndryshimin e emrit. Kjo mbështetje prodhoi një efekt pervers, atë të trysnisë nga lart. I shfrytëzuar nga konspiracionistët e të gjitha anëve, ky argument solli pjesëmarrjen e ulët në votimin e bojkotuar nga opozita. Pas dështimit të konsultimit popullor, social –demokrati Zoran Zaev diti të përdorë të gjitha aftësitë e tij për të bindur dy të tretat e parlamentit që të votonin ndryshimin e emrit. Tabloja nuk do të qe e plotë pa ironinë e mbështetjes që Angela Merkel i dha Aleksis Cipras, shefit të së majtës radikale, duke ditur që ai e kish luftuar fort kancelaren gjatë periudhës së konfliktit për zgjidhjen e borxhit grek. Duke marrë përsipër riskun e të shkuarit kundër një pjese të opinionit publik, vetëm pak muaj para zgjedhjeve legjislative, Cipras ka forcuar staturën e tij prej burri shteti. Editorial i Le Monde në gazetën e së martës, 29 janar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.