Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe palestinezët janë njerëz!

123
string(6) "KMDLNj" string(59) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/06/kmdlnj.jpg"
nga KMDLNj 10.11.2023 12:40

Më 7 tetor 2023 HAMAS kreu një sulm befasues me ç’rast vrau mizorisht mbi 1200 shtetas izraelitë dhe të huaj në mesin e të cilëve policë dhe ushtarë izraelitë që në raste të tilla mbrohen nga e drejta ndërkombëtare dhe ligjet e luftës. Në të njëjtën kohë morën peng mbi 200 qytetarë izraelitë dhe shtetas të huaj të moshave dhe gjinive të ndryshme duke i dërguar në drejtim të panjohur. Pas kësaj masakre që, përveç se është një sulm terrorist, sipas të drejtës ndërkombëtare në konfliktet e armatosura konsiderohet edhe krime lufte dhe krim kundër njerëzimit. Reagimi i botës së qytetëruar ishte i pritshëm, i drejtë dhe i arsyeshëm në gjykimin e këtij akti terrorist. Edhe në Kosovë kishte reagime duke u solidarizuar me viktimat e këtij sulmi terrorist, qoftë nga niveli shtetëror ashtu edhe nga ai qytetar, që nga gjykimi i rastit, solidarizim me viktimat dhe familjet e tyre dhe dënimi i atyre që kryen krime. Pati edhe ndezje të qirinjve në hapësirat publike në shenjë të solidarizimit me viktimat.

Menjëherë pas këtij sulmi terrorist erdhi përgjigja e shtetit izraelit që përkrah mizoria ia kalon shumëfish krimeve që i paraprinë kësaj hakmarrjeje joselektive në të cilat sipas të dhënave zyrtare janë vrarë afërsisht 11,000 palestinezë, 5000 fëmijë, 3500 femra dhe të moshuar e që, pa asnjë dyshim paraqet shkelje të rëndë të ligjit për të drejtën humanitare të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit. Vet kërcënimi i kreut të Izraelit, Benjamin Natanjahu se do ta fshijë nga harta gjeografike Rripin e Gazës si dhe kërcënimet e kreut të Ushtrisë Izraelite (IDF) se do ta ndryshojë Gazën për 50 vitet e ardhshme që nuk do ta njohë më askush, moskundërshtimi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj këtij kërcënimi paraqet çarta bianka që e legalizuan gjenocidin që po bëhet në Gazë. Çuditërisht ky krim nuk pati reagime institucionale në Kosovës ndonëse vet qytetarët e Kosovës në një kohë jo fort të largët ishin viktima të shkeljes masive të të drejtave të njeriut nga Serbia. Vazhdon edhe më tutje të ndizen qirinjtë për viktimat izraelite në Kosovë e që për KMDLNj –ë nuk paraqet aspak problem por pse nuk po ndizen qirinjtë edhe për palestinezët e vrarë në Gazë? Pse dallimi aq i madh dhe aq shpërfillës nga aspekti i trajtimit të viktimave si qenie njerëzore me të drejta të barabarta nga udhëheqës institucionalë që edhe vet ishin dikur viktima? E pakuptueshme, e palogjikshme dhe aspak normale. Arsyetimi i mbështetur në interese politike është, në rastin më të vogël idiotesk, as Ukraina nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe ne po vdesim për Ukrainën dhe Zelenskin. Aspekti i karakterit fetar i kësaj lufte nuk qëndron për faktin se nuk janë të gjithë palestinezët të besimit islam (ka të krishterë dhe kopt) sikur që edhe në ushtrinë izraelite ka palestinezë  të besimit islam. Nëse në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi apo edhe në Ruandë, pse krimet në Gazë nuk do të trajtohen si gjenocid dhe pse për shkaqe politike të arsyetohen këto krime?!

KMDLNj –ë edhe palestinezët i konsideron njerëz, me të gjitha të drejtat që iu takojnë sipas dokumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e që në mënyrë flagrante po iu shkelet e drejta elementare dhe kryesore mbi të cilat ndërtohen të gjitha të drejta tjera njerëzore, e drejta për jetë prandaj edhe këtë reagim e bënë ekskluzivisht  nga pozita e të drejtave të njeriut. Institucionet e Kosovës duhet të ndjehen të turpëruara me këtë trajtim selektiv që po ua bëjnë viktimave. Me këtë rast po përkrahet dhunimi i universalitetit të drejtave të njeriut që e garanton Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara që zë vend të rëndësishëm në kapitullin për të drejtat e njeriut të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ishte zotim publik i botës së qytetëruar se nuk do të lejohet përsëritja e gjenocidit të Srebrenicës. Mashtrim, e kemi rastin e Gazës! KMDLNj –ë solidarizohet me të gjitha viktimat pa bërë asnjë dallim në baza etnike, fetare, racore, të moshës apo statusit shoqëror. Edhe me viktimat izraelite si dhe ato palestineze. Drejtësi për të gjitha viktimat, përgjegjësi për ata që kryen dhe po kryejnë krime, pa bërë asnjë dallim!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme