Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy tema të munguara në Kosovë

123
string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg"
nga Blerim Shala 17.09.2024 14:38
Blerim Shala
Blerim Shala

Janë së paku dy tema  (gjithsesi, ka edhe të tjera), mungesa e të të cilave vërehet shpesh në politikën kosovare dhe në skenën mediatike të vendit.

Këto janë: Politika ndërkombëtare dhe çështjet ambientaliste.

Rrallëherë ndodhë që këndejpari të trajtohet dhe të analizohet çka po ndodhë në Botë, në Rendin ndërkombëtarë dhe njëlloj, si po ndërron klima këtupari, në rajon, në Evropë dhe në gjithë Rruzullin tokësor.

Nuk ka kurrë debat televiziv për njërën prej këtyre dy temave, teksa i njejti vlerësim mund të konstatohet edhe për adresimin e tyre nga politika kosovare, ndërsa Bota ka ndryshuar shumë, dhe atë për të keq, në vitet e fundit, si kur flitet për politikën ndërkombëtare, ashtu edhe kur shqyrtohen pasojat evidente të ‘Nxehjes globale’, formulim ky që përfshinë hakmarrjen e natyrës ndaj njerëzimit që e ka shfrytëzuar pamëshirshëm natyrën, veçmas në tre shekujt e fundit.

Ne, si shoqëri, si politikë, si media sillemi thuajse e gjithë kjo rrëmujë ndërkombëtare dhe ky makth në rritje e sipër në raportet e njeriut me natyrën nuk kanë të bëjnë gjë me ne.

Nuk ka shikueshmëri dhe pëlqime për mediat këtu, nuk ka vota dhe përkrahje në zgjedhjet për partitë politike.

Kaq është puna.

Ne merremi, realisht, me politikën ndërkombëtare vetëm kur i ndjejmë efektet e saj në pozitën e Kosovës, e cila siç e dimë të gjithë, ka ende shumë hapa për t’i bërë që Kosova të arrijë një qëndrueshmëri afatgjatë në Rendin ndërkombëtarë.

Mirë, do të mund të shtojë dikush prej jush: Ne i kemi fare të qarta  (madje, i kemi pasë këto të qarta që nga fillet e Lëvizjes për pavarësi të Kosovës, atje në fillim të viteve të nëntëdhjeta), kah duhet të ecim si shtet i pavarur. Ne synojmë të mbërrijmë sa më parë që është e mundur në Aleancën Veri-Atlantike, dhe më pas, edhe në Bashkimin Evropian.

Jemi Perëndim, jemi evropian, jemi pjesë e këtij Qytetërimi, dhe këtu, në këtë familjen më të sigurtë dhe më demokratike në Botë e kemi vendin.

Ky drejtim, zatën, nuk mund të mëdyshet prej askujt. Edhe kjo dihet.

Ama Bota e viteve të fundit është një lëmsh i cili me gjasë, nuk do të tëfillohet edhe shumë vite të tjera.

Këtë ne ende nuk e kemi kuptuar, apo, mbase, nuk po duam ta kuptojmë.

Në anën tjetër, Kosova është një vend i cili domosdo do të goditet, në njërën apo tjetrën mënyrë, edhe nga ndryshimet dramatike të klimës, të cilat janë të rënda dhe të pashmangshme sot, dhe do të jenë edhe më të rënda në vitet e ardhshme.

Do të ketë thatësira të mëdha, të cilat pastaj do të zëvendësohen me vërshime edhe më të mëdha, me pasoja katastrofale për qytetarët e këtij vendi.

Po e shohim të gjithë ditëve të fundit çka po ndodhë në Evropë: Skena të tilla vetëm pak vite më parë kanë qenë të paimagjinueshme në kontinentin e vjetër.

Nuk kemi si t’i shpëtojmë edhe ne pamjeve të këtilla tronditëse.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme