Diplomacia mund ta shkatërrojë ekstremizmin - Klan Kosova

Diplomacia mund ta shkatërrojë ekstremizmin

123
string(13) "Hashim Thaçi" NULL
5 years më parë

Ekstremizmi islamik, është shndërruar në një sfidë vdekjeprurëse për vendet e botës perëndimore. Një reagim veçanërisht fatkeq mund të vihet re në rritjen e ndikimit të së djathtës ekstreme, si dhe forcave politike izolacioniste dhe nativiste në të dyja anët e Atlantikut.

Regjioni i vendeve të Ballkanit Perëndimor, nuk është kursyer aspak nga profecitë dhe nga rritja e sentimentit e ndjenjës populiste.  Disa media perëndimore e po ashtu edhe parti politike të ekstremit të djathtë, janë alarmuar mbi rritjen e ekstremizmit në Bosnje, Shqipëri dhe Kosovë.

Ne në Ballkan, nuk jemi të kursyer aspak nga ndjenjat populiste e lokale. Në Kosovë, nacionalistët populistë kanë përdorur dhunë dhe gaz lotsjellës për t’i kundërshtuar marrëveshjet për paqe me armikun tonë të dikurshëm Serbinë. Maqedonia është e mbërthyer nga disa krizave të brendshme politike tash e sa kohë. Partitë politike serbe që kanë ende nostalgji për Sllobodan Millosheviqin, kanë bërë hapa të rëndësishëm në parlamentin e Serbisë.

Mirëpo, pavarësisht këtyre, ne jemi dëshmitarë të zhvillimeve pozitive në regjion, që rrjedhin nga një diplomaci e menduar dhe koordinim i kujdesshëm i politikave brenda dhe jashtë këtyre shteteve. Edhe pse këto zhvillime pozitive rrallë herë bëhen pjesë e lajmeve, ato po i transformojnë jetët e miliona njerëzve.

Kosova ia ka arritur që ta pengojë rrezikun nga ekstremizmi i dhunshëm. Nga rreth 300 kosovarë që ishin identifikuar si pjesëmarrës në konfliktin e Sirisë krah ISIS-it dhe organizatave të tjera ekstremiste, numri tani ka rënë në 60-të, rënia më e madhe deri më tani në Europë.

Qeveria jonë beson se asnjë kosovar i vetëm nuk i është bashkuar ISIS-it gjatë gjashtë apo tetë muajve që i lamë pas.

Përderisa unë isha në postin e kryeministrit, Kosova kishte arrestuar 110 të dyshuar për ekstremizëm, me 67 aktakuza dhe 25 dënime deri tash. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’iu ofruar siguri qytetarëve tanë dhe të gjithëve që rrinë në Kosovë.

Në Kosovë, përderisa shumica është myslimane, nuk ka ferexhe apo “burka” nëpër rrugë, marshe pro komunitetit LGBT organizohen çdo vit dhe jemi tejet krenarë që paraardhësi im në presidencë ishte një grua.

Kosova po ashtu është e përfshirë në përpjekjet diplomatike për të siguruar që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen qendër për pajtim dhe për dialog ndërfetar. Javën e kaluar, dy fituese të çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi dhe Tawakkol Karman, kanë mbajtur fjalime në konferencën tonë të përjetshme “Interfaith Kosovo”, me personalitete dhe liderë religjiozë nga e mbarë bota. Në fillim të këtij viti, ne e patëm rastin ta mirëpresim Princin Charles të Britanisë së Madhe i cili foli për rolin e diplomacisë publike dhe dialogun ndërfetar në ruajtjen e të ardhmes tonë.

Përveç kësaj, i tërë Ballkani Perëndimor po përfiton nga lidhjet e ngushta me Organizatën Veri-Atlantike dhe me Bashkimin Europian.

Mali i zi do t’i bashkohet NATO-s sivjet, dhe këtë e mirëpresim. Edhe Shqipëria dhe Serbia janë bërë kandidate zyrtare për integrim në BE, dhe forcat politika pro-europiane gëzojnë shumicën në parlamentet e këtyre vendeve.

Po, ne po përballemi me ekstremizmin. Por nuk jemi vetëm. Derisa ne jemi vend me një shumicë myslimane, shumë qytetarë nga Belgjika, Franca, Suedia dhe Britania e Madhe, kanë udhëtuar drejt Sirisë për të luftuar me të ashtuquajturin Shtet Islamik.

Përballja me ekstremizmin islamik është reale dhe duhet të merret shumë seriozisht. Por në anën tjetër, s’kam qenë kurrë më optimist për Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tij.

Ky është një optimizëm i lindur nga ndryshimet e rëndësishme që po ndodhin dhe nga diplomacia mendjemprehtë që po synon t’i bashkojë vendet në atë mënyrë, në të cilën më parë as që ishte besuar se një bashkëjetesë e tillë paqësore do të mund të ekzistonte.

Presidenca ime është e përkushtuar që këto përpjekje ndërkombëtare, për të mbështetur themelin e shoqërisë civile evropiane.

Ky është mesazhi që do t’ia jap edhe Shenjtërisë së tij, Papa Françeskut kur të takohem me të në qershor. Plotësisht pajtohem me përshkrimin e tij për identitetin e Europës, si “një identitet dinamik dhe multikulturor”.

Kjo është arsyeja, që edhe në këtë kohë të pasigurisë globale, ne do t’ia arrijmë ti gjejmë pikat e rëndësishme për zhvillimin e rajonit tonë.

Botuar në revistën  “Religionnews”, përkthyer nga Klan Kosova.