Deklaratë udhërrëfyese e liderëve të BE-së 123 string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg" nga Blerim Shala 28.10.2023 21:16 28.10.2023 21:16 Nuk mbahet në mend, në këtë ndërmarrjen e Bashkimit Evropian të ndërmjetësimit në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nisur në vitin 2011, që liderët e shteteve kryesore të BE-së, së bashku me instancat më të larta të vet Brukselit zyrtar, të jenë drejtuar Prishtinës dhe Beogradit, ashtu siç ndodhi këtë të premte, me 27 tetor. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Përfaqësuesi i Lartë për politikë të jashtme i BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajčak, artikuluan në këtë Deklaratë qëndrimin e tyre për fazën e tanishme në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Një adresim i kësisojt ishte mëse i domosdoshëm, për shumë shkaqe. Para se të gjithash, prej shtatorit të vitit të kaluar kur u lansua nisma franko-gjermane, pas një Letre të përbashkët të Macronit dhe Scholzit, u kuptua që vet Brukseli zyrtar, i përfaqësuar nga Borrell dhe Lajčak, nuk është në gjendje t’i kthejë në një operacion të suksesshëm të implementimit Marrëveshjet e dakorduara verbalisht nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić. Bëhet fjalë për Marrëveshjen themelore (Bruksel, 27 shkurt), dhe Aneksin e Ohrit (Ohër, 18 mars). U kuptua pra që angazhimi krejtësisht konkret i prijësve të tri shteteve kryesore të BE-së, të Gjermanisë, Francës dhe Italisë, është i pashmangshëm, nëse dëshirohet të shpëtohet ky proces, i cili u godit tepër rëndë edhe nga ngjarja e njohur e Banjskës (24 shtator). Ky angazhim i tyre së pari pati trajtën e takimit, këtë të enjte, në margjinat e Samitit të Këshillit Evropian, me Kryeministrin e Kosovës dhe Presidentin e Serbisë, dhe së dyti, mori formën e kësaj Deklarate të përbashkët të këtyre liderëve të shteteve dhe atyre të BE-së. Në anën tjetër, publikimi i kësaj Deklarate duket se i është imponuar Macronit, Scholzit dhe Melonit, pasiqë u kuptua, të enjtën të mbrëmje, që ekziston rreziku që sërish të ketë interpretime krejtësisht të ndryshme të Propozimit më të ri të kryeqendrave perëndimore (ku Parisit, Berlinit dhe Romës i bashkangjitet edhe Washingtoni), për ecjen para në implementimin e Marrëveshjes bazë dhe të Aneksit të Ohrit, i cili iu dha Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vučić të shtunën e kaluar (me 21 tetor). Në të vërtetë, Presidenti i Serbisë, në deklaratën e tij para gazetarëve, të enjtën në mbrëmje, u shfaq sërish me qëndrimin e tij që ai kurrë nuk do ta njoh Kosovën, dhe që poashtu, ai nuk pajtohet që Kosova të inkuadrohet në OKB. Në këtë mënyrë, ky jo vetëm që sërish zhvlerësoi pajtimin e tij inicial me Marrëveshjen themelore dhe me Aneksin e Ohrit, por për më shumë, veproi në të njejtën mënyrë edhe kur bëhet fjalë për Planin më të ri për zbatimin e këtyre marrëveshjeve, i cili ndërtohet mbi parimin Asociacioni nga pala kosovare për njohjen de facto të Kosovës nga Serbia, teksa te dy këto veprime, natyrisht, i referohen Marrëveshjes themelore. Deklarata e përbashkët e liderëve të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe të institucioneve të BE-së, për këtë shkak, është shumë e qartë, dhe nuk lenë vend për kurfarë keqinterpretimi se çka duhet të ndodhë tash e tutje në procesin e zbatimit të Marrëveshjes themelore edhe të Aneksit të Ohrit, teksa qysh në kryefjalën e parë të saj, saktësohet që kemi të bëjmë me dialogun në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vučić. Pra, kësaj here ka mbizotëruar terminologjia e shteteve të mëdha të BE-së, që kanë njohur Kosovën, e jo ajo ‘status neutrale’ e vet BE-së. Zatën, kjo frymë që kemi të bëjmë me Marrëveshjen në mes të dy shteteve, është fillim e fund në Propozimin nismëtar të Francës dhe Gjermanisë, i cili më pas u transformua në Propozimin Evropian dhe në Marrëveshjen e Brukselit, të shkurtit të këtij viti. Pastaj, në Deklaratë e përbashkët pohohet që e gjithë Marrëveshja duhet të zbatohet pa kurfarë parakushtesh dhe zvarritjesh, dhe që implementimi i saj duhet të bëhet hap pas hapi, ku te da palët duhet ta bëjnë nga një hap apo veprim në mënyrë simultane. Sidoqoftë, mbetet të shihet në ditët dhe javët e ardhshme se a do të ndryshojë, në mënyrë substanciale, procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.