Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Debutimi dramatik i Kosovës në Kupën e Botës

123
string(4) "ESPN" NULL
nga ESPN 07.09.2016 12:24

Është e hënë pasdite dhe dicka, së paku, është duke ndodhur. Në korridor zhurmë, që shpejt qartësohet të jetë nga thirrjet dhe duartrokitjet.

Në barin e hotelit Hamburger Bors lëvizjet janë të shpeshta, të gjithë e dinë cfarë ndodhi, por s’ia pranojnë vetes pa e parë me sytë e tyre. Skena vërshohet që në hapje. Pasojnë përqafime të shumta, shtrëngime duarsh dhe përqafime të shoqëruara me lot.

“Dola jashtë për të qarë”, thotë më vonë gardiani i Kosovës, Samir Ujkani. “U lehtësova shumë nga lajmi”.

Vetëm shtatë orë i mbeten Kosovës për ndeshjen e parë zyrtare garuese, kualifikuesja për Kupën e  Botës ndaj Finlandës, por beteja që tani duket e fituar. Pritja i ka mbajtur në purgator mysafirët dhe tani, më në fund, mund të mendojnë për atë që mund të ndodh në fushën e stadiumit Turku Veritas.

Kjo sepse pesë lojtarëve të Kosovës, pas procedurave të shumta administrative, u është dhënë drita e gjelbër për të ndërruar kombëtaren dhe zënë vend në atë të shtetit të tyre, që u pranua nga shtëpia botërore e futbollit në maj të këtij viti, transmeton Klan Kosova.

Ka qenë gati e pamundur përgatitja për një ngjarje, rëndësia e së cilës është përtej sportit, por kaq ishin mundësitë dhe trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, tani duhet që në kohën më të shkurtë ta ketë gati ekipin, megjithëse jo të gjithë e kanë qartësuar pozitën e tyre.

Kur Kosovës iu dha një vend në skenën e futbollit botëror, secili lojtar i vendit, i lindur aty apo jo, që ka luajtur për vende tjera, ka pasur mundëinë të aplikojë për ndërrim të njëfishtë të kombëtares.

Ujkani, Herolind Shala, Alban Meha, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica, është pesëshja, pranimi i kërkesës së të cilëve shkaktoi gëzim të madh. Të gjithë kanë luajtur më parë për Shqipërinë, fqinj me të cilin Kosova ka lidhje etnie.

Por për dallim nga ta, e ardhmja e asit të Red Bull Salzburg, Valon Berisha, mbetet e paqartë. Ai ka luajtur 18 ndeshje për Norvegjinë. Koha kalon.

Situata të tilla kanë bërë që, si Ujkani, edhe lojtarët e tjerë të jenë të stresuar teksa zhvillojnë stërvitjet.

“Po më bren fakti që letra nga Federata Shqiptare e Futbollit arriti me vonesë. Por FIFA ka premtuar që do ta rregullojë këtë gjë pasi e di sa rëndësi ka për mua, vendin, për të gjithë”.

Ujkani, tani 28 vjecar, luan për skuadrën Pisa, i huazuar nga Genoa, ka emigruar në Belgjikë me familjen në vitin 1994 në prag të luftës mes serbëve dhe shqiptarëve.

Ai ishte me fat, pasi dy xhaxhallarët e tij që vendosën të rrinë në Kosovë, megjithë përkeqësimin e situatës, për të mbrojtur pasurinë e krijuar pas vitesh punë, qenë varrosur të gjallë.

“I kam thënë babait: “Do të luaj për Kosovën, sepse s’mund të harrojmë atë që ka ndodhur”, thotë Ujkani.

Këto fjalë bëjnë që në hollin e hotelit të shpërthejnë emocionet. Për disa lojtarë, përfaqësimi i Kosovës është thjeshtë dimension futbolli, por për të tjerë është përmbushje e një synimi të jetës.

Pas një rruge të paqartë në formim, Kosova do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës.

Disa orë më vonë, në katër pasdite, fytyra e Berishës shkëlqen në buzëqeshje. Ai është konfirmuar si lojtar i Kosovës, me gjërat që fillojnë të bien në vend.

“Kam lojtarët, një ekip që e njoh dhe më bën të kem ndjesi të mirë”, thoë Bunjaki, planet e të ci

Një nga shqetësimet më të mëdha të trajnerit ka qenë pasja në dispozicion e kapitenit Ujkani. Mbrojtja do siguri dhe Bunjaki ka qenë i irrituar me pamundësinë e lojtarëve për të mbajur formën gjatë seancave stërvitore. Një tjetër vëzhgues po ashtu ngrit shqetësimet e tij.

Tord Grip, që ka qenë asistent i Sven Goran Eriksson tek Anglia, ka miqësi të kryehershme me Bunjakin dhe e ka ndihmuar atë në përgatitjet për miqësoren e parë ndaj Haitit më 2014. Tani ai është kthyer, megjithëse me modesti thotë se do vetëm që ta shoh ndeshjen, transmeton Klan Kosova.

Ka pak trajnerë në botë që kanë përvojë sa ai dhe është befasi ta shohësh atë, tani 78 vjecar, dhe Bunjakin në disa raste në 24 orët e fundit para ndeshjes.

“Jam i sigurt që Finlanda do të luajë me tre sulmues”, thotë Grisp, ndërsa lojtarët e Kosovës, disa prej të cilëve kanë fjetur disa orë për t’u liruar nga presioni mendor, takohen me trajnerin. “Një në qendër dhe dy në krahë. Ata duhet ndalur”.

Ndërsa makina pret lojtarët për t’u larguar drejt Veritas Stadion, Grip i bën me shenjë Bunjakit dhe të dy kthehen në barin e hotelit për një të fundit diskutim. Në përfundim, Bunjaki dhe lojtarët e Kosovës janë të vetëm. “Milot Rashica! Milot Rashica!” Tifozët e Kosovës, që llogaritet të jenë rreth 8 mijë bëjnë tifo për skuadrën kur ajo del nga tuneli.

Rashica që mbushi 20 vjet në qershor – një lojtar të cilin Shqipëria frikësohej shumë se do ta humbiste, që pasi u transferua tek Vitesse Arnhem nga Kosova e Vushtrrisë mori vëmendjen e gjithë Europës, është ardhja më e vlerë e Kosovës.

Megjithëse me shpresa të mëdha në kthimin e yjeve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri – i dyti që ka shpërndarë një letër të marrë nga FIFA që thotë se paraqitja në Euro 2016 s’ia lejon këtë gjë, me shumë gjaë Rashica do të jetë ylli i vetëm që i bashkohet Kosovës.

Të brohoritur, lojtarët e Kosovës e fillojnë ndeshjen fuqishëm, dhe vetëm nëntë minuta pas fillimit të takimit mbrojtësi i majtë Leart Paqarada gjuan me volei, por s’arrin më shumë se ta godasë shtyllën. Në ndërkohë, Rashica dhe Berisha me shpejtësinë e tyre detyrojnë kundërshtarin të mbrohet.

Finlanda është skuadër e sprovuar dhe pas vetëm 18 minutash qendërmbrojtësi Paulus Arajuuri shfrytëzon gabimin e mbrojtësve kundërshtar për të shënuar gol.

Dukej gjithcka e mbaruar për kosovarët. Por jo gjithaq. Lojtarët e Bunjakit shkojnë në pushim me një numër mundësish të humbura dhe futen krenarë në fushë pas pushimit. Rashica gjendet gjithkund, duke i nxjerrë probleme të mëdha mbrojtësit që e kishte për detyrë ta ruante. Paqarada dhe mbrotjësi i djathtë Përparim Hetemaj luajnë si anësorë të avancuar.

Një minut para njëorëshit lojë Bernard Berisha faulohet në zonën e 16 metërshit nga Thomas Lam. Kosovës i jepet një penalti dhe skenari është si nga librat. Valon Berisha, që shtatë orë më parë nuk e dinte nëse do të luante, con topin në rrjetë. Për një arsye krejt të pqartë, askush nuk kishte më të voglin dyshim. Ndeshja do të përfundonte 1-1.

Në hotel, të gëzuar, tifozët përshëndesin lojtarët e Kosovës. Mesnata ka kohë që ka ikur kur lojtarët e Kosovës kthehen në Hamburger Bors. Turma e tifozëve, shumë prej tyre qytetarë të Finlandës, brohoret në kaos të plotë për Valon Berishën, që ishte i qetë, kur shumica mund të humbisnin toruan, transmeton Klan Kosova.

“E kisha ëndërr të shënoja. Nuk fituam, por jam i lumtur që shënova, sepse familja ma ka kërkuar që ta shënoj golin e parë për Kosovën”, thotë Berisha.

Holli merret edhe një herë nga turma që gumëzhin. Luhen këngë kosovare. Disa lojtarë kosovarë hipin në ashensor, por dera nuk mbyllet pasi ka lëvizje të vazhdueshme skaj tij.

“Mendoj që u treguam të gjithëve se mund të luajmë futboll”, thotë Ujkani, që mezi dëgjohet. “Duhet punë, por talentin e kemi dhe kjo është me rëndësi. Po e shijojmë këtë gjë”.

Disa dalin për të vazhduar festimet, ndërsa të tjerët s’kanë më forcë. Kur gjithcka qartësohet, me rëndësi është të thuhet që asnjë kualifikuese për Kupën e Botës nuk duhet shoqëruar me kaq paqartësi. Është krejt e padrejtë ndaj të gjithëve që asgjë nuk u bë lidhur me të drejtën e kosovarëve për të ndërruar kombëtare, fill pas pranimit në FIFA. Por

“Mendoj që pas katër apo pesë vjetësh do ta kuptojmë rëndësinë e vërtet të situatës”, thotë Ujkani, në agoni nga situata. “Pas një kohe të gjithë do të themi: “Vafshin në djall të gjitha, luajtëm ndeshjen e parë; ishte madhështore””.

*Shkrim i publikuar në Espn dhe përkthyer në shqip nga Klan Kosova

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme