Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çka të bëjmë?

123
string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg"
nga Blerim Shala 25.01.2024 17:59
Blerim Shala
Blerim Shala

Vrasësi ka vrarë. Ne jemi kundër vrasjes. Vrane vrasësin.

Këto tri fjali janë pjesë përbërëse e një paradoksi të njohur juridik, i cili në vete ngërthen, me aq pak fjalë, gjithë temën e madhe që shfaq dilemën se a duhet në një shtet demokratik të ketë penalizim të një vrasësi me dënimin kapital.

Në njërën anë kemi vrasësin pra, i cili ka përgjegjësi personale dhe vetëm personale (edhe në rastet kur e tëra ka qenë një krim i organizuar).

Në anën tjetër kemi në shoqëri dhe një shtet që ka përgjegjësinë për të gjithë ata që e përbëjnë ate, që jetojnë në një shtet.

Me përjashtim të SHBA-së  (dhe atë në shtetet e veçanta të saj), në Perëndim nuk ka dënim maksimal për vrasësit, edhe atëherë kur bëhet fjalë për rastet më të rënda, kur viktimat janë fëmijët, gratë, të sëmurët, njerëzit me nevoja të veçanta. Edhe atëherë kur numri i viktimave matet me shumë veta.

Me përjashtim të pak shteteve në Perëndim  (mbase, në Skandinavi), sikur pas ndonjë vrasjeje të rëndë, të mbahej një Referendum se a duhet të kthehet sërish dënimi me vdekje në Kodin Penal të atij shteti, përqindja e atyre që do të ishin në favor, me siguri do të ishte e bindshme.

Kur Vaclav Havel, Presidenti i Çekisë, ishte pyetur nga gazetarët pse nuk po e pyet popullin  çek rreth vendimit të tij për të abroguar dënimin me vdekje, ai ishte përgjigjur që është i sigurtë që në një votim të këtillë, dënimi kapital do të mbetej në fuqi. Por, heqja e këtij ndëshkimi final për një njeriu, është vlerë perëndimore dhe ajo do të duhej të përqafohej edhe nga Republika e Çekisë.

Kushdo prej shteteve që ia ka mësyrë të bëhet shtet anëtar i Këshillit të Evropës, e ka si parakusht një vendim të tillë.

Kosova nuk e ka këtë dënim në Kodin Penal, prandaj, këtë kusht e ka pëmbushur qëmoti.

Megjithatë, ditëve të fundit debatet publike, si në rrjetet shoqërore ashtu edhe në studiot tona televizive, janë kah vlojnë  (si do të mund të thuhej), nga trajtimi i kësaj teme, nën emocionet tepër të larta që shkaktoi vrasja e pashpirt e një tetëmbëdhjetëvjeçari nga dy të ri nën moshën madhore.

Fakti që viktima ishte jetim, që nuk i kishte bëjt kujt problem në shkollë apo kudo tjetër, por mbi të gjitha, ato pamjet njëmend shokante të mënyrës se si dy të ri i ‘qërojnë hesapet’ me te për një ngjarje krejtësisht bizare  (se kush do të nënqethet më para), në tërësinë e tyre, u shfrytëzuan për të justifikuar domosdoshmërinë e përfshirjes së dënimit kapital në Kodin Penal të Kosovës.

Në rrjetet shoqërore, edhe në televizion madje, për çdo ditë të lume shohim tabllo që të lënë pa frymë. Por ato vijnë prej katër anëve të Botës. Mund të kemi empati, mund të bashkëndjejmë, mund t’i injorojmë ato pamje, por nuk e llogarisim veten asqysh përgjegjës për këto ngjarje tragjike.

Bota ka qenë gjithmonë e tillë. Do të vazhdoj të jetë kështu edhe tash e tutje. Dallimi i vetëm është që tani të gjithat transmetohen ‘live’, apo edhe xhirohen prej një kalimtari rasti.

Por këtu, në këtë shembullin e një të riu të pafat dhe të pafaj  (për çkadoqoftë), kemi të bëjmë me dikë që ka qenë pjesë e shoqërisë sonë, pjesë e shtetit të Kosovës.

Prandaj, ndihemi disi përgjegjës për të bërë diçka. E pasi viktimën nuk kemi më si ta shpëtojmë, atëherë mendojmë që duhet ta heqim disi barrën prej vetes duke ia ngarkuar shtetit këtë barrë, me ndryshimin e Kodit Penal, apo, me instalimin e dënimit me vdekje, duke menduar, poashtu, që në këtë mënyrë do të parandalohen rastet e ngjashme në të ardhmen.

Por, asnjë shoqëri njerëzore, dhe as kjo e jona, nuk funksionon në atë mënyrë.

Nuk ka si thuhet ‘plumb të argjend’ që e zgjidh këtë sprovë të madhe. Nuk ka as ‘vaksinë’ që e rritë aq shumë ‘imunitetin’ e një vendi a të një kolektiviteti, saqë pastaj i zvogëlon në mënyrë sinjifikative këto raste.

Janë dhjetëra a qindra masa të cilat një shoqëri dhe një shtet i ndërmerr për t’i ulur ndjeshëm tragjeditë e kësisojta.

Shumë të tilla tashmë aplikohen ndër ne. S’ka fjalë që këtu ka ende punë për të bërë, prej secilit prej nesh, prej familjeve, shkollës, shoqërisë, shtetit.

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme