Cili është virusi i vërtetë dhe çka pritet të ndodhë ? - Klan Kosova

Cili është virusi i vërtetë dhe çka pritet të ndodhë ?

5 muaj më parë

Nuk është e detyrueshme që popujt dhe njerëzit e thjeshtë, t`i kuptojnë proceset komplekse botërore. Për këtë shërben elita shoqërore, që njeriu më i thjeshtë të informohet nga kjo pjellë shoqërore.

Nëse para disa muajve do të na thoshin se ShBA-të dhe Rusia do të bashkëveprojnë dhe bashkëpunojnë si aleatë, vështirë se do ta gjeje ndonjërin që do ta besonte këtë. Pikërisht me 25 prill 2020, Presidenti z. Trump dhe homologu i tij z. Putin, nënshkruan një komunikatë të përbashkët me rastin e kujtimit të bashkëpunimit dhe aleancës ruso-amerikane në luftën kundër fashizmit. Kjo simbolikë, pas shkëmbimit të ndihmave mjekësore në mes ShBA-ve dhe Rusisë parqet nënshkrimin e Paktit të Ri dhe përtëritjen e lidhjes së vjetër në mes këtyre dy shteteve. Mirëpo të gjithëve duhet tu bëhet e qartë se, ShBA-të dhe Rusia nuk nënshkruajnë’’Pakt’’ në kushte dhe rrethana normale, por vetëm në rrethana lufte. U pa qartë se për këtë veprim, askush nuk reagoi dhe nuk u ankua apo të protestoj në të dy vendet. Sikur kjo të ndodhtë para disa viteve, z. Putin dhe z. Trump, me siguri do të kryqëzoheshin nga qytetarët e dy vendeve. Ky veprim, i dergojë porosi botës, se z. Trump dhe z. Putin janë në të njëjtën linjë dhe se Rusia dhe Amerika ngusht luftojnë ndaj të njëjtit armik.

Pas gjithë kësaj që thamë më lartë, nëse ShBA-të dhe Rusia, respektivisht z Trump dhe z Putin janë aleatë, atëhere logjikisht shtrohet pyetja, cilët janë nga ana tjetër  Para se gjithash, të sqarojme se për çka dhe në çka janë dakorduar këto dy super fuqi të botës?

Betejën e kishte definuar z. Trump, që nga koha e fushatës së tij të kandidaturës për president ’’Amerikën do t’ua kthejmë amerikanëve’’. Por ndryshe kuptohet kur flet nga fushata elektorale një kandidat për president, e krejtësisht  ndryshe kuptohen rëndësia e fjalëve, kur flet një president në paraqitjen e tij të drejtpërdrejt kombit amerikan. Ndërsa presidenti amerikan, si problemin kryesor të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, e fokuson tek i  ashtuquajturi ’’Shteti i Thellë’’ apo ’’Deep State’’ siç amerikanët e quajnë.

Por,  shtrohet pyetja kush eshte Deep State për ata që nuk e din?

Si personalitete personofikojnë para së gjithash fondacionet e shoqërive të mëdha financiare, ndërsa si shtete, Bashkimin Evropian dhe Kinën. Lider e BE-së llogaritet të jetë Gjermania, ndërsa një seri deklaratash dhe veprimesh në katër vitet e kaluara, u bë e qartë se marrëdhëniet në mes të Kanclerares znj. Merkel dhe Presidentit z. Trump janë shumë të këqija, gati armiqësore. Dhe në këtë drejtim kjo situatë kujton rrethanat para luftës së parë dhe dytë botërore.

Pas Brexit dhe përpjekjeve për ta penguar daljen e Britanisë së Madhe nga BE, utopia e Deep State, dështoj si projekt. Nëse i referohemi teorive konspirative dhe analizojmë situatën e sotme, me gjasë paska kaluar kohëzgjatja e këtij projekti në Evropë, që tani kapitali dhe akcesi i globalistëve të bartet në Kinë, sepse pikërisht në Kinë është ruajtur autoritarizmi dhe totalitarizmi si model politiko shoqëror, i cili ky model do duhej të transferohet në pjesën tjetër të botës. Me pak fjalë, ky Rend i Ri i të cilin mund ta quajmë ’’shtëpia madhe’’ ku gjithçka do të jetë e mbikëqyrur, e kontrolluar dhe se oligarkia financiare do të vendosë për gjithçka, duke përfshirë vendimet kryesore për jetën dhe shëndetin individualisht.

Gjithçka që sot e shohim, dhe e përjetojmë, e kam fjalën për orët policore, kufizimet e lëvizjes, me gjasë ajo do të bëhet e përditshmëria e jonë, si një realitet i ri i jetesës. Thjeshtë, agjendën e projektit globalist, që çoj në shpërthim të të ashtuquajturës pandemi (nuk mund të pohohet me absolutitetit), po e implementojnë shumë qeveri, duke e përfshi qeverinë tonë dhe atë në Shqipëri. Sa më shumë që po kalon koha, e ashtuquajtura pandemi, hoqi të gjitha maskat të gjithë atyre në skenën politike evropiane dhe botërore të cilët ishin pjesë e këtij projekti, duke përfshi edhe Kosovën

Ky është realiteti i ri dhe një betejë e re në mes Sovranistëve dhe Globalistëve, betejë të cilën na e lajmëruan dhe këtë po e na e paralajmërojnë çdo ditë profesionistët në konferencat me gazetarë. Prandaj të jemi plotësisht të qartë, përderisa në këtë betejë fiton krahu i globalistëve, do të triumfoj modeli i Kinës, ku karantina do të jetë pjesë e përditshme e jetës tonë dhe me të cilën do të jetojmë përgjithmonë.

Pra Deep State janë ata që e quajnë veten Globalistët, janë ata të cilët drejtojnë institucionet botërore, përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ose Agjencionit Amerikan për medikamente dhe ushqime. Ketu janë të gjithë ata që na pluhurosin nga njëfarë mbrojtje globale, këtu janë ata që promovojnë fuqishëm lobimin për vaksinim, këtu janë ata të cilët donë të vendosin në emër të të gjithë neve dhe për neve. Më konkretisht  agjenda themelore e globalistëve, orientohet në tri qëllime kryesore, si, ndryshimi i strukturës së banorëve ne Evropë duke e përfshi edhe Kosovën dhe Shqipërinë me të dëbuarit-emigrantët nga Azia dhe Afrika, pastaj, rrënimi i ekonomisë dhe e treta ndërrimin e sistemit shoqëroro-politik në të cilin qytetarët më nuk do të jenë bartës së sovranitetit.

Definitivisht këta janë me emër dhe mbiemër, që ne kemi dëgjuar për ta. Pra janë oligarkitë e fuqishme financiare të cilat zotërojnë kapitale të mëdha në Glob. Këto Oligarki Financiare, dëshirojnë ta Riformojnë Botën, ashtu që ata përsëri të jenë Pronar Skllevërish, ndërsa të tjerët Sklleverit e Tyre. Dicka e tillë, tani është duke u aplikuar në Kinë.

 Mirëpo cila është situata aktuale?

Deep State apo Globalistët, me fitoren e z.Trump, pësuan grusht të madh, ndërsa tani është e nevojshme që mos të lejohet ri-zjedhja e tij, sepse z.Trump ka bërë dhe po bënë veprime të cilat atyre absolutisht nuk ju përgjigjen. Dhe tani, globalistët po bëjnë përpjekje dhe shpikin si kjo pandemia, se si ta ndalojnë  ri-zgjedhjen e tij, i cili gjithnjë e më shumë ofron afër vetes sa më shumë sovranistët në të gjithë botën. Në funksion të kësaj përpjekjeje, OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), në Mars të këtij viti, pikërisht para zgjedhjeve presidenciale në ShBA, shpiku pandeminë si mas globale,  në të cilën po e vuajmë të gjithë, qoftë në aspektin social, psikologjik  dhe ekonomik që ky sektor pritet ta pësoj rëndë, sidomos në vendet me vështirësi financiare-ekonomike.

Cili ishte veprimi i presidentit Trump që i goditi Globalistët?

Së pari z.Trump e kthen Sistemin e Rezervës Federale (FED-i), nën ombrellën e shtetit Amerikan, që ky sipas mendimit tim ishte veprim historik, përderisa FED-i ka qenë në pronësi të individve kapitalist e jo e qytetarëve të ShBA-ve. Pastaj të rikujtojmë rastin në shtetin Michigan dhe Ohajo që protestuesit e armatosur kundërshtuan guvernatorin e atyre shteteve, në përpjekjet e tyre për të instaluar masat rigoroze kundër pandemisë.

Mirëpo në mbështetje të protestuesve doli Presidenti Trump, i cili kërkoi nga të gjitha shtetet amerikane, lirimin nga masat rigoroze nga nje skenar i njëjtë. Ndërsa qytetarët nga e gjithë Amerika, mbështesin qëndrimi e tij, sepse masat po ndjeheshin rëndë në ekonominë e vendit dhe jetën e tyre. Ndërsa shtete nga e gjithë bota, po e kërkonin të njëjtën gjë lirimin nga masat rigoroze të ndërmarra nga OBSH-së e cila është dorë e zgjatur e këtyre oligarkive financiare, dhe Kinës në anën tjetër. Me gjasë, Kina është udhëheqëse e agjendës dhe projektit të globalizimit, dhe se atje sipas informacioneve që dalin në mediat vizive dhe elektronike, është stacionuar kapital i fuqishëm i të përmendurve më lartë. Thjeshtë Kina, ka ruajtur komunizmin dhe popullin i cili është mësuar të nënshtrohet dhe të dëgjojë pa kundërshtime. Pikërisht është zgjedhur Kina si vend ideal për ta plasuar projektin e globalizmit, gjë që atje shumica e kishin përjetuat edhe në praktikë në Kinën Komuniste.

Sipas asaj çka sot po përjetojmë këta dy muaj, të njëjtin projekt dhe praktikë, ata mendojnë ta aplikojnë edhe në pjesën tjetër të botës. Derisa kjo të implementohet më lehtë, njerëzit duhet të jenë të frikësuar, dhe të stresuar, pothuajse në panik, si është rasti edhe tek ne në Kosove dhe Shqipëri. Kjo situatë, domosdoshmërisht i shtynë qytetaret të kërkojnë ndihmë nga shteti, ndërsa shteti si ndihmë ua ofron karantinën dhe izolimin, pastaj ndërmerren veprime për ti kufizuar liritë dhe lëvizjet e tyre me masat e orës policore, pastaj ndalimi i manifestimeve fetare, e drejtë e cila është e garantuar edhe në gjendje të jashtëzakonshme  etj etj. Kjo në praktikë po ndodhë në Kosove dhe Shqipëri.

Dhe shumë qytetar ankohen për këto masa që po ndodhin, mirëpo ka të tillë që për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve i mbështesin këto veprime. Për shembull. Disa media të cilat janë financuar dhe financohen nga këto oligarki, pastaj personalitete të politikës dhe shoqërisë civile.

Shtrohet pyetje, pse nuk jemi bashkë me shoqëritë e lira, pse nuk jemi në krah me Presidentin z. Trump. Shqiptarët gjithmonë janë deklaruar në krah me amerikanët, si shpëtimtar të vetëm të etnisë tonë. Çka tash kërkojmë në krahët e këtyre oligarkive dhe Bashkimit Evropian, i cili po bije nga fuqia e tij. Këtë e konfirmoj edhe Presidenti francez z. Macron në një prononcim të tij.

Rol vendimtar në të gjithë këtë dramë e kanë edhe mediat, të cilat kontrollohen nga globalistët, parasegjithash këtu e kam fjalën me mediat me famë botërore, por pa i përjashtuar edhe ato këtu në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat çdo ditë shpërndajnë informacione për fatalitetin që po e shkakton covit 19, duke ndjellur frikë dhe panik. Shpesh numrat falsifikohen, sidomos kur është fjala për Italinë, pastaj ShBA-të, jo rrall shfrytëzohen të njëjtat fotografi dhe imazhe si nga Italia ashtu edhe nga ShBA-të e kështu me radhë. Ndërsa kulmin e paraqet fushata e disa mediave me famë të fuqishme në ShBA,  kundër dhënies së barnave të kombinuara të cilën njerëzit e shkencës në linjën e Presidentit z. Trump, vërtetojnë se e shërojnë Covit 19, e kështu me radhë e kështu me radhë.

Nëse e kërkoni mendimin tim, kam bindjen se Presidenti z Trump, në bashkëpunim me aleatët sovranistë, do të ngadhënjejë. Kjo do të dëshmohet së shpejti në zgjedhjet presidenciale në ShBA, të cilat pritet të ndodhin në fund të këtij viti.