Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsyet “bajate” pse pesë shtetet e BE-se nuk e njohin Kosovën

123
string(7) "Zhurnal" string(61) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2021/05/KOSOVA-4.jpg"
nga Zhurnal 27.05.2021 15:28

Kanë kaluar më shumë se 13 vjet që nga momenti i shpalljes së pavarsisë së Kosovës, dhe akoma 5 shtete të Bashkimit Europian nuk e kanë pranuar mëvetësinë e saj. Hezitimi i këtyre vendeve për të pranuar këtë realitet të ri në Ballkanin Perëndimor lidhet me situatën e brendshme të tyre dhe me aleancat tradicionale që ato kanë pasur me Beogradin.

Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, kanë refuzuar që ta njohin shtetësinë e Kosovës, por këto vende që nga 2008 vit në të cilën u shpall pavarsia kanë bërë lëvizje në drejtim të përafrimit me shtetin e ri, ku Greqia ka hapur një ambasadë jo zyrtare të njohur si Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, e cila është një shpresë se ajo dhe vende e tjera do ta ndryshojnë qëndrim rreth Kosovës.

Problematik është fakti që këto 5 shtete janë anëtare të Bashkimit Europian e cila do të ndikojë negatvisht në procesin integrues të Kosovës, pasi mosnjohja e saj do të thotë edhe bllokim të çdo hapi që do ti mundësonte asaj të bëhet pjesë e Brukselit, duke pasur parasysh se deri më sot këto vende nuk kanë arritur që të binden nga unioni për ta pranuar mëvetësinë e Prishtinës.

Tre nga këto shtete që nuk po e pranojnë Kosovën janë vende të Gadishullit Ballkanik, ku refuzimi i tyre për ta njohur këtë realitet të ri, do të ndikojë në paqen dhe stabilitetit në pjesën më problematike të tërë kontinentit europian.

Këto shtete mbështeten në arysetime të ndyshme me të cilën dëshirojnë ta arsyetojnë apo edhe ta legjitimojnë refuzimin e pranimit të Kosovës, por arsyeja kryesore qëndron në situatën e brendëshme etnike që kanë këto vende dhe pasojat që mund të sjellë çdo lëvizje në drejtim të pranimit të shtetit të Kosovës.

Arsye e refuzmit të Qipros për shtetësinë e Kosovës bazohet nga frika për komplikimet e mundshme që do të sjellë një lëvizje e tillë për të ardhmen e ishullit duke pasur parasysh situatën aktuale të saj. Qiproja vazhdon që të jetë e ndarë që nga viti 1974 pas intervenimit ushtarak të Tuqisë, ku turqit sot kontrollojnë rreth 40% të territorit të saj. Në vitin 1983 qipriotët turq shpallën pavarësinë e tyre, e cila është e njohur vetëm nga Turqia, por e cila kundërshtohet nga Qiproja dhe nga pjesa tjetër e botës. Diplomacia qipriote e vlerëson të njëjtë pavarësinë e Kosovës me atë të Qipros Veriore dhe duke u bazuar në këtë fakt ajo kundështon çdo ndryshim të mundshëm të qëndrimit për Prishitnën, pasi, sipas saj, kjo mund të vlerësohet dhe perceptohet si legjitimim i ndarjes së ishullit dhe pranimit të Republikës Turke të Qipros Veriore, shkruan Zhurnal.

Greqia ka bërë lëvizje në drejtim të përafrimit të raporteve me Kosovën, por e cila ende nuk e ka njohur zyrtarisht atë, por në dallim me vendet tjera ajo është më afër pranimit të këtij realitetit të ri gjeopolitik në të Europës. Kundërshtimi i Greqisë për ta pranuar pavarsinë e Kosovës nuk shtyhet nga ndonjë arsye e brendshme, por vjen si një shprehje solidariteti dhe mbështetje për Qipron, si dhe ajo ka një aleancë tradicionale me Serbinë e cila shkon shumë pas në kohë, e që janë arsye të mjaftueshme për të ngurruar që ajo ta pranojë Kosovën.

Sllovakia është një shtet tjetër i cili po refuzon pranimin e pavarsisë së Kosovës, e cila për këtë qëndrim bazohet në komplikimet dhe trazirat e brendshme që mund të ndodhnin në rast se ajo shkon në drejtim të pranimit të shtetit më të ri të Europës, ku edhe e kaluara e saj historike në lidhje me kufijtë dhe pakicat etnike është një pengesë tjetër që ndikon në qëndrimin e Bratisllavës karshi Prishtinës.

Me më shumë se 500.000 hungarez apo 9.8% të popullatës prej 5.4 milionë të Sllovakisë, pranimi i shtetësisë së Kosovës shihet si një kërcënim potencial nga autoritetet e Bratisllavës, të cilët vlersojnë se një lëvizje e tillë mund të sjellë deri te destabiliteti i vendit dhe dezintegrimi i saj. Njohja e Kosovës mund të jetë një katalizator i fuqishëm për etninë hungareze e cila është e përqendruar kryesisht në jug të vendit në vend për të kërkuar autonomi më të gjerë apo edhe shkëputjen prej saj dhe bashkimin me Hungarinë.

Rumania është një kundështare e hapur e pavarësisë së Kosovës, e cila ka thuajse problem të njëjta me Sllovakinë, pasi në territorin e saj jetojnë një etni e konsiderueshme e hungarezëve, e cila beson se çdo formë njohje për Prishtinën do të ketë efekt të fuqishëm në unitetin e shtetit të tyre.

Hungarezët përbëjnë një etni prej 1.227.623 apo 6.1% të popullatës prej mbi 19 milionë të Rumanisë, e cila përbën grupin më të madh etnik të vendit, të cilët çdoherë kanë kërkuar një autonomi më të madhe në kuandër të Bukureshtit, por e cila gjithnjë është kundështuar prej tyre. Autorietet vlersojnë se njohja e paravsisë së Kosovës mund t’i motivojë hungarezët për të rritur presionet për autonomi të zgjeruar apo edhe të maksimalizojnë kërkesat e tyre, e që një gjë e tillë do të destabilizonte tërë vendin dhe të krijonte një precedent të rrezikshëm për tërë Evropën.

Spanja kundërshton pavarsiminë e Kosovës duke nisur nga komplikimet e brendëshme që mund të shkaktojë kjo lëvizje, duke pasur parasysh përbërjen dhe tensionet etnike të cilët kanë shoqëruar për një periudhë të gjatë këtë vend. Spanja ka një problem shumë të madh me Katalonjën e cila është një njësi autonome në pjesën verilindore të Spanjës me një sipërfaqe prej mbi 32 mijë kilometra katrorë dhe popullsi prej 7.7 milion banorë, e cila në tetor të vitit 2017 organizoi referendum për pavarsim, por që i njejti nuk u pranua dhe u kundërshtua fuqishëm nga Madridi, por që qëndrimet për mëvetësi nuk janë shuar tek populli katalanas.

Baskët me një popullsi prej 2.1 milion banorë janë një etni tjetër e cila ka kërkuar ndarjen nga Spanja dhe për këtë qëllim ajo ka zhvilluar edhe luftra nga vitit 1959 deri në vitit 2011. Duke marrë parasysh këto faktorë Madridi beson se çdo njohje e Kosovës do të motivonte këto grupe etnike për të kërkuar ndarje, e që është totalisht e pa pranueshme për të.

Këto shtete të cilët nuk e kanë njohur pavarsinë e Kosovës kanë problem të mëdha etnike, dhe çdo njohje e saj mund të shkaktojë efekt domino e që është edhe frika më e madhe e këtyre shteteve, e që në të njëjtën kohë na tregon se pranimi i mëvetësisë së Prishtinës do të jetë vështirë të pranohet nga këto vende./Zhurnal.mk/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme